Në vend të debatit

Opinione

Në vend të debatit

Nga: Skender Karaqica Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 06:07
Skender Karaqica

Është bërë praktikë e keqe,kur kemi probleme me ata që po i fusin duart për të vjedhur në ,,magjen,, e shtetit të Kosovës(!).Kështu ishte para disa muajve me një kompani të (biznesit)nga Llapushniku i Drenasit, që, përmes dyerve të çelësave të zyrtarëve në qeverinë Hoti në Prishtinë, arritën të fusin duart në thesarin e shtetit të Kosovës(siç!)dhe i përvetësuan në pikë të ditës 2.1 milionë euro(sic!).

Për dy-tre ditë u bë pak zhurmë në lokalet qeveritare dhe të kësaj ministrie me rëndësi vitale për thesarin e buxhetit e të zhvillimit të shtetit të Kosovës, por pas pak ditësh, kjo zhurmë ra në heshtje dhe asgjë më shumë...(siç!).

Për fund: Zonja Ministre e Financave të qeverisë Hoti, ku mbetën dhe a kanë ardhur në arkën e thesarit 2.1 milionë euro të vjedhura nga kompania e njohur për qeverinë dhe për ne qytetarët e shtetit të Kosovës, sepse kishte paralajmërime të bosit të kësaj kompanie nga Llapushniku se do të kthejë në arkën e shtetit milionat euro të vjedhura me letra dhe në pikë të ditës(!).

Çfarë po bëni ju deputetë të popullit që nuk e thoni asnjë fjalë dhe nuk po kërkoni përmes rrugëve ligjore-kushtetuse se ,ku mbetën dhe ku tretën 2.1 milionë euro të vjedhura dhe, së fundi a janë kthyer këto mjete të thesarit në arkën e shtetit tonë...?

Në emër të qytetarëve të sovranit të votës së lirë, kërkojmë nga Ministria e Financave dhe Ministre Hykmete Bjarami të dalë publikisht dhe të deklarojë se ku mbetën dhe a janë kthyer 2.l milionë euro të vjedhura nga thesari i shtetit të Kosovës...?!

Deputetë të popullit kërkojmë fjalën tuaj...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat