Babadimrat e Behgjet Pacollit

Opinione

Babadimrat e Behgjet Pacollit

Nga: Ismail Muçiqi Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:56
Ismail Muçiqi

Behgjet Pacolli, i cili i premtoi Kosovës shumë mrekulli, edhe tani në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme përmes mediumeve të ndryshme ka filluar ta plasojë prapë edhe një herë retorikën e premtimeve të kota.

Kështu të mërkurën me 6 Janar në T7 në debat me Fitim Jupolli si duket Pacolli prapë është i gatshëm të bëhet patericë e ndonjë subjekti politikë [me LDK}.

Ky njeri, i cili asnjëherë nuk i realizoi premtimet e dhëna qytetarëve të Kosovës, ende po tenton ta mbajë gjallë shpresën për të mbet në politikë apo për ta zënë ndonjë vend në institucionet e ardhshme të shtetit të Kosovës.

Pacolli u fut në politikën kosovare me shpresë se do ta arrijë kulmin e karrierës së tij politike. Ky që nga fillimi qytetarëve iu premtoi se Kosovën do ta bëjë Zvicër.

Qytetarëve iu premtoi, se programi i tij zhvillimor është program, i cili do të realizohet përmes krijimit dhe ndërtimit të zonave ekonomike nëpër komunat e ndryshme të Kosovës. Se në Kosovë do të bëhen investime edhe nga shtetet e ndryshme të botës.

Por, mjerisht kjo nuk ndodhi asnjëherë.

Premtoi mija vende të reja të punës, as kjo nuk ndodhi.

Dështimet e Pacollit kulmuan edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjatë mandatit si ministër.

Kosovës i ndodhën disa çnjohje, e këtë më së miri e din vet Pacolli, se sa premtime kishte dhënë për njohje të reja në favore të Kosovës.

Pacolli do të mbahet mend si Ministër i Punëve të Jashtme, edhe për punësimet e shumta të pa ligjshme dhe për lulëzimin e nepotizmit dhe familjarizimit nëpër konsullata dhe Ambasada të zyrtareve diplomatikë.

Qytetarët do ta mbajnë në mend edhe pozicionimin e Begjeet Pacollit për të krijuar koalicione me partitë, të cilat janë përgjegjëse për qeverisjen shumë vjeçare dhe për degradimin e institucioneve të shtetit. Këtë e vërtetojë edhe vet me rastin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti në kohën më të vështirë të pandemisë në Kosovë.

Retorikës dhe folklorizmit të Behgjet Pacollit më nuk po i beson askush.

Partia e tij dikur kishte 17 deputetë, kurse në mandatin që po kalon tani mbeti me vetëm dy përfaqësues në Parlamentin e Kosovës.

Të gjitha këto dështime kanë ndikuar edhe në imazhin e partisë të AKR-së, e cila vazhdimisht ka pasur rënie

Partia e Pacollit tani në bazë të sondazheve nuk do të arrijë as pragun të bëhet pjesë e Parlamentit.

Kalkulimet politike të Pacollit se ai dhe partia e tij kanë ndikuar në tejkalimin e ngërçit politikë sa herë që ka pasur vështirësi për t’i krijuar institucionet më shumë kanë shkaktuar defekte dhe kthim prapa, duke i mundësuar klaneve partiake dhe grupeve të interesit dhe liderëve të tyre ta mbajnë kapjen e shtetit.

Mençuria, përkushtimi dhe patriotizmi ndaj atdheut do të ishte sikur ai si një biznesmen i pasur, shtetit të Kosovës t’ia ndërtonte një spital me standarde të kohës. Të ndërtonte një stadium kombëtar, nëse edhe ato të emërohen me emrin dhe mbiemrin e tij.

Kjo do të ishte vepra madhështia dhe humanizmi i Behgjet Pacollit ndaj Kosovës.

Po theksojmë në fund se koha e politikanëve të kalibrit të Pacollit dhe atyre që qeverisën vendin me vite të tëra, të cilët e sollën Kosovën në gjendje të mjerueshme dhe popullsinë e lanë të mbyllur {në geto], po kalon.

Qytetarët të Kosovës kësaj radhe kanë vendos që përmes votës së lirë dhe demokratike do ta sjellin ndryshimin e shumë pritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat