A është Kurti personalitet i pjekur për EU dhe SHBA?

Opinione

A është Kurti personalitet i pjekur për EU dhe SHBA?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:03
Sherif Ramabaja

Zgjedhjet janë caktuar për muajin shkurt në Kosovë. Nëse Kurtit nuk i mohohet kandidimi për listën zgjedhore dhe emërimin për kryeministër, shtrohet pyetja :  e duan Kurtin EU dhe SHBA si person të përshtatshëm për kryeministër të vendit?

Mendimet janë të ndara. Partitë tjera, sidomos udhëheqësit e LDK e akuzuan Kurtin se, deshi të na prishte me SHBA. Isa Mustafës nuk i beson askush tjetër përpos klanit të tij të ngushtë, prandaj thënjet e tilla ishin më tepër propagandë staliniste.

Pjesa tjetër e akuzave ndaj tij lidhet me majtizmin e tij që nuk pozicionohet sa duhet, se sa është i majt Albin Kurti?

Në Kosovë disa qarqe e akuzojnë se dëshiron ta kthej sërish komunizmin, të tjerët e quajnë enverist, islamist etj.

 Një akuzë rëndon po ashtu ndaj Kurtit, sepse nuk pozicionohet kundër ideologjisë islamiste që Kosovën është duke e dëmtuar dhe kthyer fuqishëm mbrapa, kur dihet shkaku se prapa një ideologjie të tillë qëndron Serbia dhe Rusia. Arsyet thuhet se qëndronë, shkaku që t´i mar votat e tyre.

Në perëndim, sidomos në EU gjatë kohës së tij që protestonte rrugëve të Kosovës dhe bashkëpartiakët e tij hudhnin gaz lotsjellës në Parlament, e cilësonin si ekstremist të majtë.

Sot shtrohet pyetja, a është pjekur Kurti politikisht? A e ka kaluar kohën e adoleshencës? Ku qëndron sot saktësisht politikisht : anon nga ekstremi i majtë, qëndron prapa ideologjisë islamiste, apo hyn në rrethin e partive me renome social - demokratike të perëndimit.

Në kohën derisa Kurti ishte zgjedhur kryeministër i kosovës shkrimet për te dhe rreth tij në perëndim ishin të matura dhe nuk e akuzonin tutje si ekstremist të majtë.

 Imazhi i tij erdh dukshëm duke u përmirësuar dhe vlerësimi si luftëtar i pakompromis kundër korrucionit, krimit të organizuar dhe për sistem ligjor, erdhën duke ia ngritur autoritetin.

Perëndimi ishte lodhur nga udhëheqja 20 vjeçare komandantëve të luftës që më tepër kishin menduar vetëm si të pasuroheshin, jepnin premtime boshe, korrupcioni dhe krimi lulëzonin dhe shoqërinë në tërësi e kishin polarizuar.

EU kërkonin ndryshime dhe ndryshimi më i mirë për ta ishte Kurti, jo vetëm në relacion me parregullsitë që dominonin në Kosovë, po edhe në relacionin me ballafaqimin e politikës së presidentit Trump, sepse ai nuk pranonte  nga asnjëra palë, çfardo marrëveshje diktati me Serbinë.

Sot në Kosovë kur dihet data e zgjedhjeve, kanë filluar akuzat nga më të ndryshmet për ta njollosur njëri tjetrin. Të gjith kundër të gjithëve, mbizotëron motoja e fitores. Hudhe pështymën aq më larg që mundesh, absurditet ballkanik, do ta quante dikush.

 Në fund të fundit EU nuk kishte asgjë kundër Kurtit dhe kërkonte të bashkëpunonte me te, po tash edhe me ndërrimin e udhëheqjes amerikane do të ndryshoj edhe qasja ndaj Kosovës.

 Prandaj sa i përket perëndimit, zgjedhja e Kurtit nuk do të shihej tutje si pengesë, përkundrazi do të pritet me kënaqësi sepse kërkohet ndryshimi, së pari nga vetë udhëheqësit vendorë.

Ndryshimi do të matet me rezultate : stabilizim politik brenda Kosovës, bashkëpunimi me opozitën, bisedimet dhe përfundimi i tyre me Serbinë, luftimi i krimit dhe korrupcionit, përmirësimi i gjendjes sociale dhe mjedisit, punësimi, ekonomia, vizat, kërkesa për asocim etj.

Kush nuk tregon suksese në këtë drejtim do të përballet me dështimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat