Të gjithë jemi zot të shpisë, por askush nuk vetet...!

Opinione

Të gjithë jemi zot të shpisë, por askush nuk vetet...!

Nga: Skënder Karaçiqa Më: 15 janar 2021 Në ora: 08:35
Skënder Karaçiqa

Kjo na kujton koalicionet e partive politike në Kosovë,që,për shkak të reformave të Ligjit zgjedhor kanë mbetur në rrethin e këtij organizimi politik,në një ,,model,,pak ti e pak unë pushtet,,(sic!).

Po bëhen koalicionet politike,por ku po mbetët opozita në një qosh e vetmuar në krye të herës veçse si numbër(parlamentar)që nuk e dëgjon askush në jetën e institucionit më të lartë shtetëror në parlamentin e Kosovës(sic!).

Pse deri tash nuk u bë reformë kushtetuese  në Ligjin zgjedhor të Kosovës,ku,do të kishim në jetën parlamentare pozitë dhe opozitë të fortë demokratike për shtetin e lirë dhe ligjor?Nuk ka dyshim se koalicionet e partive politike kanë të vetmin qëllim  për të bërë numrat për udhëheqjen e institucioneve të shtetit të Kosovës,po na kujton fjalën e popullit:

Të gjithë jemi zot të shpisë,por askush nuk vetët...(sic!).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat