Fushatnaja dezinformuese kundёr Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Opinione

Fushatnaja dezinformuese kundёr Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Nga: Islam Lauka Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:01
Islam Lauka. Foto: Bota Sot

Ka vite qё ndaj Allbin Kurtit dhe Vjosa Osmanit zhvillohet njё fushatё e organizuar dezinformimi, por ajo u intensifikua, sidomos, pas zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019, kur ata rezultuan si politikanёt mё tё votuar tё Kosovёs, pёr t’u kthyer nё fushatnajё, kёto ditё, me shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme parlamentare, tё cilat do tё mbahen me 14 shkurt 2021.

Po kush ёshtё frymёzuesi, organizatori, zbatuesi dhe sponsori i kёsaj “lufte speciale”? Nё njё studim tё Komitetit pёr Ҫёshtje tё Jashtme tё Parlamentit Europian (PE), mbi dezinformimin nё rajonin tonё dhe kundёrvёnien ndaj tij, botuar muajin e kaluar, vihet nё dukje se nё Ballkanin Perёndimor pjesa dёrrmuese e dezinformacionit prodhohet dhe pёrhapet nga aktorё vendorё, pёr nevoja tё brendshme, ndёrsa kur flitet pёr Kosovёn, theksohet se establishmenti i vjetёr ёshtё i kapluar nga dezinformimi.

Pёrfundimet e kёtij studimi i japin pёrgjigje edhe pyetjes sё shtruar nga ana jonё: frymёzues, organizator, zbatues dhe sponsor i fushatnajёs dezinformuese kundёr Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ёshtё establishmenti i vjetёr i Kosovёs, nё funksion tё axhendёs sё vet tё brendshme politike. Pёr pёrhapjen e dezinformimit tё kastёs pushtetore kundёr Albin Kuritt dhe Vjosa Osmanit ёshtё mobilizuar njё armatё e tёrё analistёsh “tё pavarur”, qё mbijetesёn e vet mediale e sheh tё pandarё nga mbijetesa politike e nomunklaturёs sё vjetёr, duke shfrytёzuar shtypin e shkruar, kanalet televizive dhe njё numёr platformash nё rrjetet sociale. Teknologjitё mediale i krijojnё hapsirё tё pakufizuar dezinformacionit industrial tё kastёs politike.

Cilat janё drejtimet kryesore tё “luftёs speciale” kundёr Kurtit dhe Osmanit?

Sё pari, etiketimi i tyre si antiamerikanё dhe, si tё tillё, minues tё marrёdhёnieve tё Kosovёs me partnerin e saj strategjik – SHBA. Me kёtё akuzё, me 25.03.2020, Albin Kurti u rrёzua si kryeministёr. Ndёrsa, “antiamerikanizmi” i Vjosa Osmanit u shfaq, sidomos, pas vizitёs sё saj tё fundit nё Tiranё. Duke i damkosur si antiamerikanё, establishmenti i vjetёr nuk e ka tё vёshtirё qё t’i paraqesё ata edhe si antiperёndimorё.

Sё dyti, Kurti dhe Osmani pёrshkruhen si njerёz me ambicje tё papёrmbajtura pёr pushtet. Sipas kёtij rrёfimi, ata janё tё zhveshur nga ҫdo lloj kauze dhe ideali dhe gjithҫka ia nёnshtrojnё egoizmit tё tyre tё shfrenuar individual.

Sё treti, ata stigmatizohen si demagogё, Kurti populist i majtё, Osmani e djathtё, qё kanё si qёllim tё mashtrojnё elektoratin me premtime tё fryra, pёr tё fituar vota, nё funksion tё ambicieve tё tyre pushtetore. Si demagogё tё rryer, sipas pёrfaqёsuesve tё kastёs sё vjetёr, ata luajnё me mjeshtёri rolin e viktimёs, Albini, kryesisht, nё raport me Grenellin e Trampin, ndёrsa Vjosa, nё raport me kryesinё e LDK-sё dhe Isa Mustafёn.

Sё katёrti, paraqitja e tyre si mohues tё “arritjeve madhore” brenda vendit, sidomos, pas shpalljes sё pavarёsisё. Sipas propoganduesve tё kёsaj teze, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbajnё kёtё qёndrim, jo se nuk i shohin arritjet e Kosovёs, por i mohojnё ato me qёllim, pёr tё zhvlerёsuar kundёrshtarёt e tyre politikё.

Sё pesti, njollosja e tyre si injorantё, adoleshentё, rishtarё nё marrёdhёniet ndёrkombёtare, pa arsye dhe pa logjikё, qё nuk e njohin politikёn si art i tё mundshmes, qё nuk e njohin as pragmatizmin dhe as kompromisin nё kёtё fushё.

Sё gjashti, duke marrё shkas nga vendimi i Gjykatёs Kushtetuese pёr rrёzimin e qeverisё Hoti, pёr shkak tё shpalljes sё votёs sё deputetit Etem Arifi si tё pavlefshme, establishmenti i vjetёr politik “zbuloi” se edhe institucionet e tjera, pёr tё cilat ka votuar z. Arifi, janё tё paligjshme, pёrfshirё qeverinё Kurti.

Ndaj kёtyre dy personaliteteve politike ka edhe etiketime tё veҫanta, specifike pёr secilin prej tyre. Kёshtu, Albin Kurti damkoset si ultranacionalist, bashkёpunёtor i islamit politik, radikal i majtё, autokrat si Erdogani dhe Putini, etj. Ndersa, Vjosa Osmani pёrshkruhet si tradhtare, pёrҫarёse, “Albin Kurti me fustan”, pёrkthyese e Thaҫit, etj.

Ata nuk u kanё shpёtuar as shpifjeve dhe linҫimeve nё bazё tё origjinёs, tё cilat, jo rrallё, marrin ngjyrime raciste. Kundёr babait tё Vjosa Osmanit ёshtё shpifur se ai, gjoja, paska qenё nё shёrbim tё Serbisё, ndёrsa duke iu referuar origjinёs sё Albin Kurtit ai ёshtё quajtur carrnagor nga Vladimiri, qё nuk ka ҫfarё kёrkon nё Kosovё.

Cili ёshtё raporti i kёsaj fushatnaje me tё vёrtetёn, me faktet reale?

Sё pari, nuk ka “antiamerikanizёm” tё Kurtit dhe Osmanit, por rezistencё tё tyre ndaj qёndrimeve arrogante tё R. Grenellit, pёr heqjen me ҫdo kusht tё tarifave dhe reciprocitetit me Serbinё. Kjo rezistencё u bё nё emёr tё intereave shtetёrore tё Kosovёs. Damkosja e tyre si “antiamerikanё” u bё pёr tё fabrikuar “konsensusin” e pёrgjithshёm pёr tё rrёzuar qeverinё Kurti. Nё logjikёn e kastёs pushtetore, nё njё vend si Kosova me popullsinё mё proamerikane nё botё, akuzat pёr “antiamerikanizёm” nuk kanё nevoja pёr prova. Ky “argument” rezultoi tё jetё i suksesshёm nё Kuvendin e Kosovёs, por jo tek qytetarёt e saj, tё cilёt, qё nё fillim e kuptuan se bёhej fjalё pёr dezinformimin, si njё instrument i establishmentit tё vjetёr pёr mbijetesёn e vet politike.

E njёjta gjё vlen edhe pёr fushatnajёn, sidomos kundёr VV dhe udhёheqёsit tё saj, Kurtit, pёr gjoja, qёndrimet e tyre tё pёrhershme antiperёndimore. E vёrteta ёshtё se qёndrimet e tyre “antiperёndimore”, nё thelb, kanё qenё paralajmёrime pёr pasojat serioze tё servilizmit tё udhёheqёsve tё Kosovёs ndaj ndёrkombёtarёve pёr cёshtje tё tilla madhore si: decentralizimi; shumica e dyfishtё nё Kuvend; demarkacioni me Malin e Zi; futja nё axhendёn e bisedimeve me Serbinё e ҫёshtjes sё shkёmbimi tё territoreve; ngirjta e Gjykatёs Speciale me strukturё, funksionim dhe kompetenca tё diskutueshme; heqja e reciprocitetit me Serbinё; pezullimi pёr njё vit i kёrkesave pёr anёtarёsim nё organizatat ndёrkombёtare; etj. etj. Mund tё thuhet se, pa kёto qёndrime tё VV dhe Albin Kurtit pavarёsia e Kosovёs mund tё ishte akoma mё e cunguar dhe pasojat pёr sovranitetin shtetёror dhe pavarёsinё e saj edhe mё tё rёnda.

Pёr “antiamerikanizmin” e Vjosa Osmanit, e shkolluar nё SHBA dhe me formim perёndimor, ёshtё e tepёrt tё flitet.

Sё dyti, faktet dёshmojnё se pikёrisht establishmenti i vjetёr politik ёshtё i zhveshur nga ҫdo lloj kauze dhe ideali, jo Kurti dhe Osmani. Qёndrimi i gjatё nё pushtet i ka gёrryet nga brenda partitё e vjetra i ka zvetёnuar idealet e UҪK-sё dhe vizionet e Rugovёs. E vetmja “kauzё” e tyre, pas sё cilёs po kapen me thonj e me duar, ёshtё ajo e ruajtjes sё pushtetit me ҫdo ҫmim. Ёshtё naïve tё mendohet se lufta politike e Kurtit dhe Osmanit nuk synon pushtetin, por nё kёtё cёshtje, ka, tё paktёn, dy dallime thelbёsore mes tyre dhe establishmentit tё mёparshёm. A. Kurti dhe V. Osmani kёrkojnё tё vijnё e tё qёndrojnё nё pushtet nёpёrmjet zgjedhjeve, duke respektuar vullnetin e popullit, ndёrsa partitё e vjetra nuk lanё gur pa lёvizur pёr t’i shmangur zgjedhjet dhe nёpёrmjet makinacioneve, tё zgjasin sundimin e tyre. U desh vendimi i Gjykatёs Kushtetuese qe orvatjet e tyre pёr konsumimin e plotё tё mandatit, tё dёshtonin. Veҫ kёsaj, Kurti dhe Osmani e shohin pushtetin si mjet pёr realizimin e kauzave tё tyre, si shkapjen e shtetit, zhvillimin e reformave dhe konsolidimin e pavarёsise sё vendit, ndёrsa kasta e vjetёr, si qёllim nё vetvete, nё shёrbim tё interesave tё ngushta tё saj.

Sё treti, as nё Shqipёri, as nё Kosovё nuk mund tё jesh, njёkohёsisht, edhe “antiamerikan” edhe populist. O njёra, o tjetra. Nё vendet tona, qё shquhen si mё pro amerikanet nё botё, me “antiamerikanizёm” nuk fiton kredi nё popull, pёrkundrazi, humbet keq. Nё kёtё kuptim, ata qё hiqen si “proamerikanё”, pra pёrfaqёsuesit e establishmentit tё vjetёr, janё populistёt e vёrtetё, jo Kurti dhe Osmani qё iu kundёrvunё administratёs sё Trampit.

Sa u takon premtimeve elektorale, Kurti dhe Osmani, mbase janё tё vetmit politikanё nё Kosovё, tё paktёn deri tani, qё u janё pёrmbajtur atyre, nё frymё e gёrmё. Ndёrkaq, asnjёri prej tyre nuk ka nevojё tё bёjё teatёr, duke luajtur rolin e viktimёs, sepse fatket dёshmojnё qё rrёzimi i qeverisё Kurti ishte pasojё e kombinimit tё arrogancёs sё Grenellit me makinacionet e partive tё vjetra tё Kosovёs, ndёrsa linҫimi politik i Vjosa Osmanit, pasojё e kombinimit tё arrogancёs sё kapreҫёve tё LDK-sё me intrigat e udhёheqёsit tё saj, Isa Mustafa. Pra, kemi tё bёjёm me fakte reale, tё vёrteta, jo me teatёr.

Sё katёrti, ёshtё fakt i pamohueshёm se Kosova ka shёnuar disa arritje, gjatё 13 viteve taё pavarёsisё sё saj. Por ato do tё ishin shumё mё tё mёdha, nёqoftёse qeveritarёt e saj, siҫ thotё edhe Kadare, nuk do tё ishin dhёnё, ashtu siҫ u dhanё, pas parasё, pushtetit dhe lavdsiё personale, duke e lёnё popullin nё mjerim dhe shtetin nё krizё tё gjithanshme. Ky ёshtё njё fakt qё nuk e kanё zbuluar Kurti dhe Osmani, por dihet nga tё gjithё. Konstatimi i tij nuk ka tё bёjё me zvhlerёsimin e kundёrshtarёve politikё, por me njohjen e situatёs sё rёndё, nё tё cilёn ndodhemi dhe gjetjen e rrugёve pёr tё dalё prej saj.

Sё pesti, ёshtё spekuluar dhe vazhdohet tё spekulohet shumё me raportet midis politikёs pragamatiste dhe asaj parimore, nё marrёdhёniet me jashtё. Nuk ka njё kufi tё prerё midis tyre. Ҫdo qёndrim konkret, varet nga konteksti. Sipas studiuesve dhe praktikuesve tё politikёs sё jashtme, e mira do tё ishte qё tё gjendej njёfarё ekuilibri midis kёtyre qёndrimeve. Problemi ёshtё se pushtetarёt e deritanishёm tё Kosovёs kanё hequr dorё krejtёsisht nga politika parimore, me pretendimin se po bёjnё politikё pragmatiste, e cila, nё thelb, nuk ka qenё gjё tjetёr, veҫ nёnshtrim pa kushte para ndёrkombёtarёve, pёr tё ruajtur me ҫdo cmim privilegjet dhe avantazhet eveta politike dhe ekonomike, nё dёm tё Kosovёs.

Kundёrshtimi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ndaj disa “kёshillave” tё ndёrkombёtarёve dёshmon se ata janё tё gatshёm pёr vendosjen e njё raporti mё tё drejtё midis pragmatizmit dhe parimёsisё, pёr tё bёrё kompromise, por jo nё dёm tё interesave jetike tё Kosovёs.

Sё gjashti, mund te jetё e vёrtetё qё Etem Arifi ka votuar edhe qeverinё Kurti, por ёshtё manipulim tё pretendosh se, pёr kёtё arsye, ashtu si qeveria Hoti, edhe ajo e Kurtit ёshtё e paligjshme. Vota e tij nё rastin e qeverisё Hoti ka qnё pёrcaktuese, vendimtare, ndёrsa nё rastin e qeverisё Kurti, ajo ka qenё jo e 61-a, por njё ndёr 66 votat pro. Me tё, ose pa tё, qeveria Kurti mbetet e ligjshme dhe legjitime, ndёrsa ajo e Hotit, pa votёn e Arifit, siҫ e vёrtetoi vendimi i Kushtetueses, e paligjshme.

Dezinformimet specifike pёr Albin Kurtin janё paradoksale. Nga njёra anё, ai stigmatizohet si ultranacionalist, i cili vё nё qendёr etninё, kombin dhe shtetin kombёtar, nga ana tjetёr, si bashkёpuntor i islamit politik, qё mohon etninё e kombin dhe vё nё qendёr fenё dhe kalifatin. Ose, nga njёra anё trumbetohet se vendi ynё nuk mund tё bёjё asgjё pa ndёrkombёtarёt, nga ana tjёtёr, mbillet frikё e dyshim, se nё sytё e miqve dhe aleatёve tanё strategjikё, nё prani ta NATO-se dhe BE-sё, ne Kosovёn ende pa subjektivitet te plotё ndёrkombёtar, nga Albin Kurti mund tё dalё njё Ergodan apo Putin i ri.

Sa i takon “tradhtisё” se Vjosa Osmanit, i duhet dhёnё pёrgjigje pyetjes: kush, kё tradhtoi? Nёse bёhet fjalё pёr filozofinё e Rugovёs dhe premtimet ndaj elektoratit, nuk ёshtё Vjosa qё i ka braktisur kёto pozicione, por grupazhi i Isa Mustafёs.

Me shpifjet ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe linҫimin e tyre personal, mbi bazёn e origjinёs, nuk ja vlen tё merremi. Ato tregojnё pёr nivelin e humnershёm, nё tё cilin kanё rёnё sundimtarёt e vjetёr, gjё qё pёrbёn njё argument shtesё pёr largimin e tyre tё menjёhershёm nga pushteti.

Datё mё tё pёrshtatshme se 14 shkurti pёr kryerjen e kёtij misioni nga qytetarёt e Kosovёs, nuk ka. Ajo duhet tё shёnojё ditёn e ndarjes me tё vjetrёn, me besёprerёt, me regresin dhe pёrqafimin e tё resё dhe ndryshimit, simbolet e tё cilave janё Kurti dhe Osmani. I pari pёrfaqёson tё majtёn, ndёrsa Vjosa tё djathtёn, por jo ato tё deformuara nga kasta pushtetore nё Shqipёri e Kosovё. Albin Kurti ёshtё antimodeli i tё majtёs sё Edi Ramёs, ndёrsa Vjosa Osmani antimodeli i tё djathtёs sё Isa Mustafёs. Ata janё ndёr politikanёt e rrallё nё Kosovё qё pёrpiqen tё mendojnё e tё sillen strategjikisht dhe tё jenё dinjitozё nё marrёdhёniet me ndёrkombёtarёt, ndёrkohё qё pёrfaqёsuesit e politikёs sё vjetёr nuk e njohin fare kёtё lloj fibre, ata janё tё pёrdorshёm nga tё huajt, shfaqen si taktisienё tё regjur, por qё nuk arrijnё tё shohin dot pёrtej hundёs sё tyre.

Aleanca e Vetёvendosjes sё udhёhequr nga Kurti me Iniciatёn Qytetare tё Osmanit, mund t’i ofrojё Kosovёs njё qeveri tё qёndrueshme qё lufton pёr interesat e qytetarёve dhe tё shtetit, duke i dhёnё fund pazareve tё rrezikshme, nёpёrmjet tё cilave, partitё jofituese rrёmbejnё pushtetin.

Por, A. Kurti dhe V. Osmani duhet tё jenё tё vetёdijshёm se, menjёherё pas zgjedhjeve, ata do tё gjendjen pёrballё sfidash shumё serioze, tё brendshme dhe tё jashtme. Sfidё mё vetё do tё jetё rezistenca e kastёs sё vjetёr dhe pёrpjekjet e saj pёr t’u kthyer nё pushtet. Pёr kёtё qёllim, ajo nuk do t’i kursejё as mjetet e akumuluara gjatё viteve tё sundimit tё saj, as lidhjet e shkrutra me “miq” nga radhёt e ndёrkombёtarёve dhe as pazarxhinjtё e medias.

Por sfida mё e rёndёsishme ёshtё ҫrrёnjosja e metodave tё qeverisjes sё mёparshme dhe ofrimi i njё modeli tё ri qeverisёs, tё ndershёm, tё pёrgjegjshёm e llogaridhёnёs.

Ata duhet tё jenё tё vetёdijshёm se votuesit e sotёm janё tё emancipuar, ata dinё tё dallojnё tё vertetёn nga propaganda, proamerikanizmin nga antiamerikanizmi, shtetarёt qё luftojnё pёr kauza tё mёdha nga politikanёt e vegjёl qё luftojnё pёr axhenda personale e grupazhi. Dёshmi e kёtij fakti ёshtё diskreditimi dhe dёshtimi i fushatnajёs dezinformuese tё kastёs sё vjetёr kundёr Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe shtimi i popullaritetit tё tyre.

Por votuesit e sotёm janё edhe kёrkues dhe kritikё. Ata kёrkojnё rezultate konkrete, nё vend tё premtimeve boshe; shtet ligjor, nё vend tё shtetit tё kapur; demokraci reale, nё vend tё asaj fiktive; tё drejta dhe mundёsi pёr tё gjithё, nё vend tё privilegjeve pёr njё grusht njerёzish; zhvillim ekonomik, arsimor e shёndetёsor, nё vend tё regresit; marrёdhёnie tё barabarta me Serbinё, nё vend tё heqjes sё reciprocitetit me tё; rrumbullaksim tё subjektivitetit ndёrkombёtar tё Kosovёs, nё vend tё pezullimit tё kёrkesave pёr njohje tё reja dhe anёtarёsim nё organizatat ndёrkombёtare.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet tё jetё tё vetёdijshёm se, mbi bazёn e kёtyre standardeve, nesёr, do tё gjykohen edhe ata nga qytetarёt e emancipuar, kёrkues e kritikё tё Kosovёs.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat