Sondazhet parazgjedhore

Opinione

Sondazhet parazgjedhore

Nga: Dibran Demaku Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:13
Dibran Demaku

Zgjedhjet e reja për parlamentin e ri të Kosovës tashmë janë shpallur.Ato do të mbahen me 14 shkurt,ditën e të dashuruarve.Ndodhi kjo datë rastësisht apo qëllimisht,nuk dihet ,por mesazhi në këtë rast si për të zgjedhurit ashtu edhe për zgjedhësit do të ishte:më shumë dashuri për njeri-tjetrin o njerëz!

Më shumë dashuri o njerëz ,o shqiptarë mes vete,sepse dashuria e mban gjallë këtë jetë!Më shumë dashuri për vendin,për popullin,për buzëqeshjet e fëmijëve,për lindjen e fëmijëve!

Sepse ku ka dashuri nuk ka as smirë e as urrejtje.Dhe kjo i duhet Kosovës në këtë moment si buka e uji.Si kripa!

Është bërë traditë tashmë që para zgjedhjeve të bëhen sondazhe se cila parti do t‘i fitojë zgjedhjet,se cili kandidat do të bëhet president,kryeministër,deputet!Është kjo e dëmshme apo e dobishme,nuk pyet askush.Bëhen sondazhe nga më të ndryshme,me numra fiktiv!
Lind pyetja:këto sondazhet parazgjedhore bëhen për ta ndihmuar elektoratin për të zgjedhur më të mirët,apo për të ia bërë mendjen çorbë?!Pastaj pyetja tjetër:Athua këto sondazhe i porosisin partitë politike apo liderët e tyre?!

Dhe sondazhet  në Kosovë,për fat të keq në zgjedhjet e kaluara kanë dalur të sakta,me pak ndryshime në numra dhe përqindje.Mbase kështu do të jetë edhe në këto zgjedhje!E përse të mos jetë kur tashmë sindazhet e ndryshme komentohen nëpër ekrane të ndryshme televizive.Kur dihet se televizioni tek populli i Kosovës ka ndikim të madh(aq sa edhe aifoni),atëherë rezultati i zgjedhjeve dihet pa dalur fare në zgjedhje?!


Puna e këtyre sondazheve parazgjedhore do të ishte e udhës të studiohen nga ekspertë të fushës dhe të tregohet janë të dobishme apo të dëmshme?Nëse thuhet se janë të dobishme le ta vazhdohet me to,por nëse thuhet se janë të dëmshme atëherë le të ndalohen!Ajo që dihet tashmë është se sondazhet parazgjedhore zgjedhësve ua bëjnë mendjen çorbë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat