I pari në listë Ibrahim Rugova, Tahir Zemaj, Bujar Bukoshi... Ky është njeriu që i arrestoi dhe kërcënoi ushtarët...

Opinione

I pari në listë Ibrahim Rugova, Tahir Zemaj, Bujar Bukoshi... Ky është njeriu që i arrestoi dhe kërcënoi ushtarët...

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 19 janar 2021 Në ora: 18:14
Bujar Bukoshi dhe Ibrahim Rugova

Ti kthehemi arrestimit të ushtarëve ! Njëfar Dobruna, oficer shqiptar i maltreton psiqikish e fizikisht ushtarët institucional, i rrahë, i kërcënon, duke u deklaruar se ka për t’i vrarë ata dhe oficerët e tyre. Ai madje kishte përmendur emrat; të parin e radhitë Rugovën pastaj, Tahir Zemën, Nazif Ramabajën, Bujar Bukoshin etj. Nga ato sjellje jo njerëzore të Dobrunës, më së shumti e pëson ushtari Skender Koka, me shtypje të gjoksit, kraharorit, duke e goditur me grushta e shqelma i shkaktojnë lëndime të rënda trupore. I traumatizuar nga ajo se çfarë kishte përjetuar, pas lirimit, arrinë në Qendrën Stërvitore,

Unë kontaktova menjëherë ushtarët, e posaqërisht bisedova me ushtarin Skender Koka, pasi arrita ta qetësoja, ai filloi rrëfimin rrëqethës. Pas bisedës së gjatë, e pyeta se a është në gjendje dhe kurdo që të jetë i gatshëm ti hedhë në letër të gjitha çfarë ka përjetuar e dëgjuar gjatë arrestimi në arrestimin dhe në fund ta firmosë shkresën, dhe të ma dorëzojë mua personalisht.

Skender Koka, ashtu kishte vepruar sipas marrëveshjes, dhe pas tri orëve më solli raportin i shkruar dhe firmosur, të cilin e kam publikuar në shkrimet e mia të mëhershme dhe e ruajë në arkivin tim personal.

SQARIME LIDHUR ME MINISTRIN HALIL BICAJ !

Pas rënies së Agim Ramadanit, me 11 prill 1999, dhe Salih Çekajt më 19 prill 1999, më mori në telefon, ministri Halil Bicaj, dhe kërkoi të dal në Koshare për ta zëvendësuar Rrustem Berishën, se gjëja është i lodhur dhe ka nevojë për pushim.

Gjatë bisedës me Halil Bicajn, i preferova: ”Për kërkesën tuaj për zëvendësuar Rrustem Berishën, në Frontin e Koshares, nuk mjafton biseda me telefon, ndaj nesër do vij në ministri dhe do bisedojmë në katër sy.”

Të nesërmen vajta në Ministri, para hyrjes së zyrës së Halilit ishin vendosur polic ushtarak të cilët kryenin detyrat e tyre të sigurisë sipas urdhrave, megjithatë mua më kërkuan të çarmatosem t’ua lë pistoletën dhe të hy tek ministër Halili. Këtë gjë e kundërshtova me vendosmëri duke i pyetur ndonëse u thotë gjë emri i Nazif Ramabajës dhe betejës së Loxhës!?

Ata u përgjigjen pozitivisht se kanë dëgjuar këtë emër por megjithatë ju duhet ta lëni pistoletën. Pas një zënke, dhe ngritjes së tensioneve dhe zërave, doli Halil Bicaj në korridor. Më pa dhe mu drejtua, o Nazif a ke ardhur a? Lirojeni more këtë, u tha kujdestarëve, ky ka të drejtë të hyjë tek unë si të dojë, a e dini ju kush është Nazif Ramabaja!?

Në zyrë, mori një letër dhe shkroi diçka, dhe ma tregoi se çfarë ka shkruar: ”Këtu s´mund të bisedojmë eja pas meje” ! Pastaj e ndoqa, duke e përcjellur kaluam shumë dhoma deri sa arritëm te një dhomë e pa renovuar. Aty ishte një, ulëse treshe, e arnuar, e zhytur, dhe pluhurosur! Pasi u ulëm, ”këtu mund të bisedojmë”, tha Halili.

Në pyetjen time se pse nuk mund të bisedojmë në zyrën tënde, Halili u përgjigj se e tërë ministria është e përgjume, shtrohet pyetja nga kush? SHIK-u!? Gjatë bisedës e pyeta Ministri Bicaj, se si kërkoi të dal në Front të Koshares, kur unë kam zbuluar listën e likuidimeve dhe se unë figurojnë at listë, ai m’u përgjigj:

”Ti s´figuron më, në at listë, je larguar”, dhe vazhdoi: ” kurr s´më tregove se nga të erdhi ajo informatë, kush përpilonte Lista dhe cilët ishin ekzekutorët !?”

Unë refuzova të shkoja në Koshare, ministri mbeti pa asnjë koment! Ndaj, Ministri Halil Bicaj, duhet dhënë përgjigje para opinionit publik se cili ishte misioni i tij dhe sa kishte gisht në ato ngjarje?

Unë mbrojta institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes, Qendrën për Aftësim në Kolsh, nga sulmet e Kudusi Lame dhe kodoshave të tij, duke rrezikuar edhe arrestimin tim, ndërsa Ministrit Bicaj, kjo iu duk pak, ndaj më bëri kurthën pas shpine duke më dërguar në Frontin e Vdekjes, edhepse kishte njohuri se bëhej fjalë për likuidimin tim fizik!

Çfarë Ministri e quaje veten zotëri Bicaj, kur punoshe kundër varësve tuaj? Ndaj atyre që iu bëri ballë shumë rreziqeve duke mos u nënshtruar. Respektova institucionet e shtetit sipas kushtetutës së Kaçanikut dhe Referendumit për një Kosovë të lirë dhe demokratike, e ti merreshe me punë të pista.

Turpi i historisë të mbuloftë, ti meriton të mbetesh prapa grilave për tradhti sipas Ligjit të Mbrojtjes dhe Ligjit të Luftës meriton pushkatim, por sipas procedurës dhe një procesi gjyqësor legjitim./ Vazhdon

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat