Fitorja e LVV dhe Albin Kurtit do të ishte fitore për të gjithë shqiptarët

Opinione

Fitorja e LVV dhe Albin Kurtit do të ishte fitore për të gjithë shqiptarët

Skënder S. Kapiti  Nga Skënder S. Kapiti Më 23 janar 2021 Në ora: 16:21
Albin Kurti

Brezi i ri, intelektualë, media, elita qytetare dhe shoqëria civile shqiptare: ndërgjegjsohuni, veproni dhe merrni përsipër ndyshimin, ndëshkimin e së keqes dhe të këqijave kombëtare, shoqërore, ekonomike dhe gjithfare të cilat shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës u kanë ardhur nga politika dhe politikanët e korruptuar të kriminalizuar dhe zullumqarë.

Brezi i ri, intelektualë, media, elita qytetare dhe shoqëria civile shqiptare aktivizohuni politikisht për ta nxjerrë edhe Kosovën, edhe Shqipaërinë nga ky ngërç dhe nga ky udhëkryq, sepse këtë shans ua jep demokracia.

Nëse nuk aktivizoheni politikisht atëhere veproni me votën tuaj; merrni pjesë në votimet e 14 Shkurtit 2021 në Kosovë dhe në ato të 25 Prillit 2021 në Shqipëri; shfrytëzojeni këtë shans të artë për ta ndëshkuar eliten e keqe politike e cila ju ka kapur edhe juve të rinj, intelektualë, mediat dhe shoqërinë civile, ashtu sikurse kjo elitë politike ka kapur shtetin, ligjin, demokracinë dhe shoqërinë në të dy shtetet shqiptare.

Ju rinia, intelektualët,mediat, shoqëria civile në Kosovë peshojeni, vlerësojeni dhe votoni në kahun e duhur, votoni alternativën e duhur, votoni LVV dhe  Albin Kurtin  qe janë alternativa e ndryshimit, përmirësimit dhe e progresit.

Fitorja e Albinit, “Vetëvendosjes” dhe Vjosës janë fitore të antipolitikës kundër politikës së krimit,korrupsionit e tradhtisë; Fitorja e VV, Kurtit dhe Osmanit është fitore e demokracisë mbi jodemokracinë; është fitore e ligjit mbi antiligjin, është fitore e shtetit mbi antishtetin; fitorja e VV, Albinit e Vjosës është  fitore e patriotizmit mbi tradhtinë; është fitore e demokracisë, e ligjit,e  drejtësisë; është fitore e Republikës mbi politikën zullumqare dhe antikombëtare; është fitore mbi autokracinë, mbi nepotiko-klanizmin, është fitore kundër korrupsionit e tradhtisë kombëtare. 

Demokracia është liri zgjedhjeje për të zgjedhur më të mirën dhe për të ndëshkuar të keqen politike në mënyrë paqësore, por të dinjitetshmë e  vizionare, dhe te Albini e LVV gjënden  dinjiteti, vizioni, guximi dhe shpresa për ndyshimin, për dinjitetin, zhvillimin, progresin, integrimin. Te LVV,  Albini dhe Vjosa janë sot edhe  imazhi dhe krenaria, janë reciprociteti dhe autoriteti i shtetit ligjor, demokratik e kombëtar kundër nënshtrimit e mercenarizmit; kundër servilizmit, hipokrizisë, djallëzzisë e mashtrimit politik e kombëtar të cilët janë keqbërësit më të mëdhenj publik që e kanë dëmtuar rëndë Kosovën. Dhe këta shkaktarë ku ka ardhur dhe precipituar kjo gjëndje e rëndë  janë elita e vjetër politike dhe politikanët e vjetër,është elita e keqe politike e cila duhet ndëshkuar me 14 Shkurt në Kosovë dhe më pastaj me 25 Prill edhe në Shqipëri.(Vazhdon…)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat