Kosovës i duhet plan i ri strategjik i sigurisë kombëtare!

Opinione

Kosovës i duhet plan i ri strategjik i sigurisë kombëtare!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 24 janar 2021 Në ora: 21:04
Ismail Muqiqi

Situatat aktuale në Ballkan dhe kërcënimet e Serbisë me pretendime  për ripushtimin e territorit të Kosovës janë momente shumë shqetësuese të cilat duhet të mirën seriozisht.

Armatimi dhe ushtrimet ushtarake dhe aktivizimi i mekanizmave tjerë të sigurisë në Serbi ka kohë qe janë në gjendje mobile duke u përgatitur përmes  simulimeve dhe manovrave te ndryshme antiterroriste dhe formave tjera të destanëve  përmes flotës ajrore ushtarake.

Gjenerali serbë Dikoviq para pak ditësh në një tryezë me gjeneralë të armatës të Ushtrisë Serbe në Beograd  deklarojë se Ushtria Serbe është e gatshme dhe e përgatitur që në afat  prej dy ditësh të pushtojë gjithë territorin e Kosovës.

Ai në vazhdim theksojë se Serbia po furnizohet me armatim të nevojshëm të sistemeve raketore të cilat janë të gatshme të godasin një largësi prej 400 kilometrash.

Kjo do të thotë  se nga bazat ushtarake përkatësisht nga Beogradi sistemi raketor mundë të godasë çdo pjesë të Republikës së Kosovës.

Një thënie e popullit është antologji e mendimit" "Se kush ka vesh tupani po bie".

Nuk janë vetëm këto argumente që po e kërcënojnë Kosovën.

Viteve të fundit Serbia investoi qindra miliona dollarë për armatim.

Ajo u pajisë me aeroplanë luftarak nga Rusia, me helikopter luftarak të avancuar, me tanke moderne dhe me lloje tjera të armatimit.

Në kohën kur Shtet e Ballkanit po bëjnë përpjekje për tu integruar në Bashkimin Evropian, Serbia e ka hartua ligjin dhe strategjinë për përfshirjen e të rinjëve  për ta kryer obligimin ushtarak.

Serbia me ndihmën dhe aleancën me Rusin paraqet rrezik  permanent për sigurinë e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit dhe me gjere.

Kjo është e vërteta e gjendjes momentale, gjeopolitike dhe gjeostrategjike për realizimin e projektit të Serbisë së madhe. Ky planë hegjemoniste kohë më parë u manifestues dhe u testua në Republikën e Malit të Zi, përmes Kishës Ortodokse, e cila dirigjon me kreun e politikës Serbe.

Plani strategjikë i politikës famëkeqe Serbe punon vazhdimisht në tri segmente destabilizimin e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, duke krijua konflikt të ngrirë përmes Republikës Serbe ndërsa pjesën Veriore të Kosovës të cilën e sfidojë disa here me provokimeve të ndryshme armiqësore përmes  strukturave paralele e mbanë në tension me qëllim që të sfidohet Shteti i Kosovës sahere që ajo tenton të krijojë situata konfliktuese dhe të pa parashikueshme për sigurinë e vendit.

Mjerisht politika dhe institucionet e Kosovës nuk janë të preokupuara për këto rreziqe që i kanosën vendit, por prioritet e kanë luftën për të grabitur pushtetin dhe synim kanë interesin personal duke lënë anash ndërtimin e mekanizmave për sigurinë e vendit.

Mendojë se në këto rrethana ekzistuese , pavarësisht  se disa mendojnë se KFOR-i duhet ta mbrojë Kosovën, shteti dhe institucionet përkatëse duhet të jenë në nivel të përgjegjësisë në plan strategjikë për sigurinë e vendit. Mendojë se doktrinën e planit të sigurisë Shtetet e avancuara me vetëdije i kanë përfshi personalitet përkatëse të karrierës ushtarake të njerëzve me përvojë të gjatë në planin shkencorë dhe strategjikë të mbrojtjes.

Pavarësisht huqeve tona, përçarjeve dhe mos durimit të rivalitetit Kosova posedon  një numër mjaftë të ngritur të kudrave ushtarake me përvojë të cilët duhet të qëndrojnë afër Ministrisë të Mbrojtës dhe Forcave të Armatosura të Kosovës.

Është nevojë dhe mençuri që sa më parë në sistemin arsimorë përkatësitë në shkollat të mesme dhe në fakultete të futet në program lënda "Mbrojtja dhe Siguria".

Po ashtu institucionet përkatëse të Shtetit përkatësisht Qeveria e Kosovës ka obligim  dhe duhet mendojë më thellë për rritjen e buxhetit për Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Mendoj se nuk duhet lënë anash edhe iniciativen dhe perfshirjen e te rinjëve në kryrjen e sherbimit ushtarak.

Në këtë drejtim nuk është gabim që një pjesë e buxhetit në projektet kapitale të reduktohet dhe ato mjete të destinohen për pajisje ushtarake dhe nevoja operacionale të Forcave të Armatosura.

Nuk kamë koment edhe pas 20 viteve Ushtria e Kosovës nuk ka arrit  të pajiset me helikopter, e mos të themi me flotë ushtarake ajrore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat