Sjellja politike e turmave dhe “babai mitologjik i tyre”

Opinione

Sjellja politike e turmave dhe “babai mitologjik i tyre”

Nga: Arbnor Sadiku Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:36
Arbnor Sadiku

I. Tregimin narrativ i sjelljes së turmave e nis me propagandën për ta bindur individin në turmë që ky i fundit të veprojë dhe sillet edhe kundër interesave të tij. E hipnotizon pra individin dhe e trajton pastaj si do në turmë.

Në sajet të shkatërrimit të Jugosllavisë në fillimin e viteve 90-ta, dhe shpërthimit të një nacionalizmi serb, në krye të Serbisë dhe Jugosllavisë së asaj kohe po vinte një “bishë politike” i quajtur Sllobodan Milloshesheviç, i cili tentonte të vinte në krye të Jugosllavisë kërkesat nacionaliste dhe shoviniste serbe, duke shantazhuar kryetarin e asaj kohe të Jugosllavisë, z. Bazhdarëviç, nën kërcënimin se nëse kërkesat serbe nuk merren parasysh në dorëzimin e pushtetit tek Millosheviçi, ai duhet përballur me turmën. Pra, lideri serb i kohës Millosheviç ishte shndërruar në shenjtor për nacionalistet dhe përkrahësit e tij të zjarret, dhe po i drejtohej masës nën prezantimin e kryetarit të parlamentit të Jugosllavisë z. Joviç, me eufori të lart se “Serbia po ringjallet” dhe Sllobodan Millosheviç po vjen ashtu siç na premtoi, në ndërkohë turma kishte pritur tërë ditën që të flas Millosheviçi dhe ai më në fund po i drejtohej asaj i ngazëllyer nga prezenca e tyre e madhe në Beograd, me fjalët e tij të mëdha, se asnjë forcë nuk do të mund të ndal popullin serb, sepse ai luftoi për kauzën e tij dhe në fund do të fitoi.

Pra, Millosheviçi ju tha serbeve në tubimin e Beogradit se Kosovën do ua kthej prapë atyre, edhe pse kjo ishte bërë pa vullnetin e popullatës shqiptare që jetonte aty me mbi gati 98 % e popullatës. Pra, turma serbe ishte e orkestruar mirë me vokalistin e tyre Millosheviç, kur ky i fundit ju thoshte çdo kush që ndal serbet do të burgoset dhe dikush nga turma e manipuluar prej partisë së tij kishte thirrur arrestoni Vllasin, pra Millosheviçi bëhej se nuk po dëgjonte mirë, atë çfarë po thoshin nacionalistët serb, por një gjë turmës ju premtoi, se kërkesa e tyre do plotësohej kinse, në arrestimin e gjithë atyre që konspironin interesat e Jugosllavisë, e që në fakt Millosheviçi mbronte interesat serbe brenda saj, e jo të popujve të tjerë. Ditën tjetër, Ballkani pati trazira të reja, këtë her në Kosovë, e cila kishte pas më herët statusin e krahinës autonome brenda ish Jugosllavisë, deri më datën 23 mars 1989, kur në një atmosferë të tendosur, jo tolerante, dhe të një nacionalizmi shpërthyes, dhe urrejtës Serb ndaj shqiptarëve, ju ishte suprimuar autonomia e Kosovës, dhe lideri i saj Azem Vllasi, ishte futur në burg, nga ai që më vonë morri epitetin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, si kundër minatorët e Trepçës, në Kosovë kishin hyrë në grevë, dhe në shkurt të vitit 1989, përmes demonstratave kërkonin njeriun e tyre, z. Azem Vllasi.

II. Pra, për të sqaruar ma tej tregimin narrativ të sjelljes turmave e cila nis me propagandën për ta bindur individin në turmë që ky i fundit të veprojë dhe sillet edhe kundër interesave të tij. E hipnotizon pra individin dhe e trajton pastaj si do në turmë.

Individi ka nevojë të identifikohet si vetja e vet, por turma e ngazëllyer nga orkestrimet e liderit karizmatik me primesa shenjtore, nuk e lejon këtë, sidomos kur një shoqëri gjendet në krizë, atëherë individi ndjehet i vetmuar, i dobët, ai ndihet inferior ndaj turmave.

Për t'i shpëtuar inferioritetit dhe shkatërrimit psikologjik identifikohet te propagandisti kryesor, pra e sheh atë sikur të ishte Babai i tij, apo thënë më ndryshe, çdo gjë që prodhon turma për individin është e pranueshme, dhe se nuk paraqitet nevoja për kritikë apo mendim ndryshe.

Në këtë mënyrë, individi në turmë, në masë, qoftë kjo masë mitingjesh, ose spektator të televizioneve nga shtëpia, ose thjesht zgjedhës, pëson një regresion psikologjik, bëhet fëmijë dhe e sheh propagandistin kryesor, si babain e vet.

Në kontekstin e identifikimit me liderin i cili prodhon narcizëm, apo thënë ndryshe narcizmin e individit në turmë që pëlqen vetëm veten e vet, dhe narcizmin e liderit që nis të identifikohet me babain mitologjik të kohëve primitive që pastroi individin, i trodhi trurin, dhe i bëri të binden bijtë e vet. Instinkti i vëllezërve të tredhur që vrasin Babain, siç e potencon profesori A.Fuga, nis të kapi individin në turmë. Ai jeton nën efektin e mitit.

Pra, babai u hedh diçka sa për t'i bindur se ata janë nën mbrojtjen e tij. Dhe, sipas autorit të shquar T. Adorno, mekanizmi psikologjik që i bën masat të sillen si dele, si të tredhur, kastruar, para një propagande të gënjeshtër, dhe të mos arrijnë më të mendojnë më. Masa e futur nën ndikimin e propagandës ka nevojë të tallet, fyhet, poshtërohet, shkruan Adorno.

III. Ndaj, si konkludim mund të themi, se e gjithë bota kishte dhe ka në cepe të ndryshme të saj, sjellje të tilla turmash të udhëhequra nga lider autoritar me primesa të shenjtoreve, të tipit Millosheviç, por, shoqëria jonë rëndom si kurrë më parë ka nevojë për një emancipim, i cili nuk e lejon kastrimin e trurit të vet përmes liderëve autoritar, e për më tepër Ballkani në përgjithësi nuk ka nevojë për modele qeverisje të tilla autoritare që synojnë tu a mbushin mendjen popullit të vet, për sjelljen e parajsës në tokë. Andaj, edhe ne si qytetar duhet të jemi më të vendosur se kurrë më parë, të ndëshkojmë të korruptuarit, por jo ne emër të tyre të përfitojnë liderët autoritar, dhe të shenjtë, apo thënë më saktë narcist.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat