Çfarë ndodhi me ushtarin Sinan Shala dhe komandantin e Llugagjisë, Sheqerin? Ja incidenti i Tahir Zemajt me Dinë Krasniqin

Opinione

Çfarë ndodhi me ushtarin Sinan Shala dhe komandantin e Llugagjisë, Sheqerin? Ja incidenti i Tahir Zemajt me Dinë Krasniqin

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 29 janar 2021 Në ora: 18:33
Nga e majta major Ramabaja, Ramush Haradinaj, mbrapa Sali Veseli, Rrustem Tetaj, Dinë Krasniqi, komandant kolonel Tahir Zemaj dhe Idriz Zyrapi nuk shihet.

Sheqer Vishaj, komandant i shtabit lokal Llugagji i vëren ushtarët e pozicionuar në vendin ku i kisha vendosur dhe jep urdhër për ti larguar pa marrë parasysh se Sinani e njofton se me urdhër të komandantit Ramabaja jemi këtu. Ai Sheqeri u thotë unë jam komandant në këtë vend, prandaj duhet të largoheni! Lajmi më vie si vetëtimë, se dikush i quajtur Sheqeri e ka larguar Sinanin nga vendi, pozicioni ku vepronte. Dhashë urdhër, policisë ushtarake, që t´ma sjellin me shpejtësi Sheqerin!

Me lajmërimin e tij në Shtab të Komandës së Brigadës 131, dhe qëndrimin e tij gaditu, para meje e pyes: “kush je ti që ma largon ushtarin nga pozicioni të cilin e kam vendos unë”, me dridhje buzësh me tha komandant se kam njohur, se kam ditë që është ushtar i brigadës. Kush komandon këtu iu drejtova me zë shumë të lartë duke ja lëshu sytë tavolinës së punës, kishte një Xham mbi te, por që e kisha vendosur hartën topografike dhe hartoja planet, se si dhe ku të vendosen forcat tona për tu ballafaquar me forcat sulmuese serbe.

Ne ushtarakët e karrierës me përvoja na nevojiten disa sekonda për ta vlerësuar situatën e vërejta se nëse e grushtoj tavolinës do t´më mbroj harta topografike nga grimcat e xhamit që do të shpërndahen, kështu s´do më lëndohet dora, ndaj i rashë tavolinës duke i thënë:

“Unë jam ai që komandoj këtu, me zë të lartë deri në qiell dhe, ushtarin tim s´guxon kush me prek e as me largu nga pozicioni kur unë ta vendosi”.

Xhami mbi tavolinë u thy copë copë duke iu shpërndarë grimcat nëpër tërë dhomën, por dora ime shpëtoi e pa lënduar, falë hartës topografike e cila qëndronte mbi xhamin e tavolinës së punës. Sheqer Vishajn e largova nga komanda duke ia tërhequr vërejtjen e fundit si masë ndëshkuese, për ta kryer punën në shtab lokal, e kurrë më mos të tentojë të përsëriste gabimin e bërë, e fala por e trishtova !

Kjo është metoda ime e punës, Sheqer Vishaj më kërkoi falje duke thënë: “Më fal komandant kurrë më kjo s´do të ndodhë se kam njoftë ushtarin për atë skam pas dijeni që ju e keni vendos në at pozicion. Kjo s´më la përshtypje sepse Sinani i kishte treguar se është vendosur me urdhërin e komandant Ramabajës, pra Sheqeri gënjeu veten së pari e pastaj edhe mua.

Në dhomë ishte mjeku pediatër Dr. Din Krasniqi nga Vranoci, i cili kishte ardhë për ti kontroluar ushtarët e brigadës, profesionist në punën e tij dhe i njohur për rrethin, për ndihmën e dhënë popullatës civile. Njëherë më kishte mjekuar edhe mua sepse isha helmuar nga ushqimi. Ka ndihmuar shumë në kontrolimin e ushtarëve dhe për këtë shprehu konsideratën time të lartënda tij.

Por, para se të dislokohej Brigada në Baran i njëjti, pra Dr. Din Krasniqi ishte emëruar nga Ramush Haradinaj, komandant i Lugut të Baranit, me disa policë ushtarakë: Avni Krasniqin, Ibër Krasniqin, djem të agjës së Dinës dhe Met Krasniqin, të cilët kishin operuar në atë rajon.

Me ardhjen e Brigadës 131-të në Baran, formova Policinë Ushtarake pa këta persona. Zona përgjegjëse e brigadës me më se 25 fshatra dhe autoritet ekskluziv në këtë zonë kisha vetëm unë, edhe pse Din Krasniqi, në mënyrë paralele mbante do takime me disa në Vranoc dhe asnjëherë, nuk erdhi në referime të përditshme në Brigadë, sistem që kisha instaluar për tu njoftur me situatën nga komandantët e shtabeve lokale në zonën përgjegjëse dhe kisha dhënë detyrat për ditën e nesërme. Dina shkonte dhe i referonte Ramushit në Gllogjan !

Pas një takimi që patëm në Irzniq te shkolla në bregun e atij fshati me Ramush Haradinajn, pas rënies së Gllogjanit të Pejës me 12 gusht 1998, të cilit i referoheshin si Gllogjani i Ramushit, ai pra Ramushi potencoi se veprimet e policisë ushtarake kanë shkuar në dy drejtime paralele në Baran, njëri që ka Brigada 131, dhe tjetri ata që kanë vepruar më parë para arritjes së Brigadës 131.

Unë theksova se me Brigadë komandoj unë, dhe unë jam ai i cili vendosi strukturën e saj dhe nuk dua paralelizma, por të zbatohen vendimet e Brigadës në zonën përgjegjëse të saj. Ramushi prape insistoi se veprimi i policisë ushtarake të shkojë në dy drejtime ata të Brigadës në veti, kurse ata që ishin vendosur më parë nga Ramushi në veti, kështu u ndamë pa ndonjë marrëveshje.

Ti kthehemi Din Krasniqit. Ky nga ai moment kur theva gjamin duke i ra grusht tavolinës me bërtimën e një ushtaraku, jo për shkak të tij, por të Sheqer Vishajt, filloi të bie në gjunjë dhe ti mbledhë copat e xhamit nëpër dhomë, duke i vendosur në një taketuke dhe nganjiherë duke drejtuar shiqimin kah unë, por që unë isha ende i mllefosur dhe frustruar për ngjarjen e ndodhur me largimin e Sinanit nga pozicioni strategjik.

Sinani u kthye në vend të vet ku e kisha përcaktuar dhe puna vazhdoi sipas planprogramit të skicuar në hartën topografike përmes së cilës edhe komandoja, informohesha duke i vënë në hartë pozicionet e forcave serbe dhe shpërndarja e urdhërave se si duhet vepruar në atë drejtim.

Dr.Din Krasniqi, kurrë s’u duk më në shtabin e Komandës 131-të në Baran! Arsyeja ishte grushti në tavolinë bëri punë, jo grushti në kokë siq ishin mësuar ata të përshëndeteshin si përshëndetje “Tipike Enveriste”. Shtrohej pyetja çfarë i duhej një mjeku të aftë e profesionist i të përzihej në çështje ushtarake, kur ne eprorët e karrierës ishim aty !? Këte ta analizojë ai vet, pra Dina pas 22 viteve, unë mendoj se ishte gabim trashanik.

Incidenti në Kazermën e Baranit gjatë Ceremonisë së dhënies së Betimit të ushtarëve, Brigada 131-të, më 20 korrik 1998, ndërmjet kolonelit Tahir Zemaj dhe Dinë Krasniqit.

Gjatë ceremonisë së dhënies së betimit një ditë përpara kishte ardhur Salih Veseli duke më kërkuar që teksti i Betimit Solemn, të jetë ai që kishin ata të UÇK-së, diku 2 faqe format A4. Mirëpo unë isha këmbëngulës se teksti do lexohet vetëm ai me të cilin unë kisha dhënë betimin para Ministrit të parë të luftës kolonel Ahmet Krasniqit dhe kjo s’do bëhet ndryshe deri sa unë jam përgjegjës për këte Brigadë.

Të nesërmen gjatë Ceremonisë me arritjen e komandantit Zemaj, ky Din Krasniqi, kërkon që shoqëruesit e tij të largohen nga vendi i ceremonisë sepse janë të pa dëshirueshëm këtu ! Lajmi më vie se ka një grindje ndërmjet Dinës dhe Tahirit. Intervenova shpejtë duke e marrë Dinën dhe skajuar në bisedë vetëm në katër sy i thashë: “Tahir Zemajn e kam të ftuar special nga ana ime e të tjerët siç ishin Ramush Haradinaj, Idriz Zyrapi, Sali Veseli, Rrustem Tetaj, këta s’kan thirrje nga unë !

Disa kanë ardhur që t´ma prishin këtë ceremoni solemne, prandaj kërkoj nga ti që mos të mirresh me Tahirin, sepse ai është komandant i imi dhe nëse ke punë me te ke punë edhe me mua. Bisedojmë gjërë e gjatë nesër, kur të kryhet ky manifestim, sepse unë jam kompetent këtu të vendosi se kush vjen e kush jo, e asnjë tjetër s’ka kompetenca të tilla.

Në binë të shkollës ishin vendosur persona të pa ftuar dhe i ftuari special komandanti Zemaj, pas intonimit të Hymnit Kombëtar, Salih Veseli përshëndet me grusht, “Grushtin e Enverit”, Baran 20 korrik 1998, Betimi i ushtarëve Brigada 131-të.Kur jemi tek përshëndetja enveriste me grusht, këtë së pari ua bëri me dije, që ta heqin nga ideologjia e UÇK-së, Richard Hollbrooke, pas takimit në Junik, me 24 qershor 1998. Një javë më pas në një takim në Zvicër, me një përfaqësues politik të UÇK-së (Bardhyl Mahmutin, se kam të konfirmuar a ka qenë ky apo dikush tjetër). Hoobroke iu pati thënë decidivisht: “Të largohet fotoja nga muri, duke aluduar në foton e Enver Hoxhës, të përshëndetet me dorë të lirë, si shumica e ushtrive perëndimore dhe të deklarohen se angazhohen për një Kosovë demokratike”.

Ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit jam unë ai që ndryshova përshëndetjen. Në vend të përshëndetjes me grusht, siq përshëndetshin UÇK-ja, dhe fëmijët nëpër rrugë, unë insistova që kjo përshëndetje të bëhet me dorë të shtrirë, duke u ndaluar rrugës gjatë vizitave që u bëra të gjitha shtabeve lokale në zonën time përgjegjëse me vozitësin tim dhe personin për siguri Zymer Fak Sefaj, dhe duke u demonstruar fëmijëve se si duket përshëndetja e njësive të rregullta me dorë të shtrirë./ Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat