Rrëfimi i Nazif Ramabajës: Për këtë më akuzoi Ramushi, por ja çka i ndihmova unë

Opinione

Rrëfimi i Nazif Ramabajës: Për këtë më akuzoi Ramushi, por ja çka i ndihmova unë

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 30 janar 2021 Në ora: 19:23
Nazif Rambaja dhe Ramush Haradinaj

Pas një kohe relativisht të shkurtër e mësuan veturën Patroll në të cilën isha bashk me Zymerin, duke lëvizur nëpër terren inspektimi të njësive vartëse dhe shtabeve lokale të fshatrave, dhe po sa e vërenin fëmijët veturën, ndaleshin anash duke përshëndetur me dorë të shtrirë! Për këtë më akuzoi Ramush Haradinaj, duke deklaruar:

“Krejtë- krejtë, këtij Ramabajës s´po di çka ti bëj ! Shumë kokëfortë, bën përqarje në popull dhe shkon aq larg, sa që edhe fëmijët i ka mësuar të përshëndesin me dorë të shtrirë”

Mirëpo ato akuza s´më lanë përshtypje sepse s´kisha bërë kurrfarë mëkati e as përqarje në popull. Me këtë bëra të kundërtën, i ndihmova Ramushit ta largojë “Grushtin e xhaxhit Enver dhe foton e tij në mur”, sepse me ato shenja ideologjike, s´do kishte intervenim të Natos, a pa intervenimin e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, s´do kishim Kosovë të pamvarur !

Informata për gjendjen faktike në terren, zonën përgjegjëse të Brigadës të cilat i kam vendosur në hartë topografike, e kam marrur nga:

Njësiti Vëshgues, përmes kurirëve, komandantëve të shtabeve Lokale, kaluesve të rastit, civilëve udhëtarë si dhe motorolës, të cilën e kisha trofe lufte nga Beteja e Loxhës, përmes të cilës Kartografi, vëzhguesi, e në fund përgjuesi, Asim Lokaj kishte marrur këtë detyrë nga unë:

Për, Përgjimin, identifikimin dhe hedhjen në letër, të të gjitha kodeve, duke e përcjellur lëvizjen e forcave serbe me përgjimet tona, kodet e shifruara, të deshifrohen ato kode, zbërthehen në terren dhe hartë topografike, duke zbuluar emrin e vërtetë të njësive serbe, formacionin dhe kush komandonte me to. Kështu na u mundësua të kemi qasje më të lehtë në terren, sa i përket lëvizjes dhe sulmeve të forcave serbe. Kjo na mundësoi që ne të përgatitemi me kohë në drejtimet kryesore të sulmeve që do ndërmarrin forcat serbe dhe ato rezerve, dhe kështu na lehtësohej puna në terren për t´iu kundërvënë me sukses sulmeve të makinerisë vrastare serbe.

Kur jem tek Kartografi, vëzhguesi dhe përgjuesi Asim Lokaj, këtij i vie në ndihmë dhe mobilizohet vullnetarisht Haxhi Kastati nga Raushiqi. Vlenë të theksohet se Asimi, me punën e tij prej një skulptori profesional, bëri skicimin e Hartës së zmadhuar 2x2 në në letër hamer, në Shtabin Operativ të Brigadës 131-të, “Ardian Krasniqi”, duke i vendosur pozicionet e forcave serbe, sipas informatave që posedonim si vijon:

Dislokimin e forcave serbe tek “Podi i gështenjave, “Suka e Bekteshit”, Suka e Cërmjanit”, “Fabrika e këpucëve në Pejë”, në Bazën Tankiste në Dulovë”, “Postbloqet policore, magjistralja Pejë-Deqan”, në të cilat ishin vendosur forcat serbe në këto vende më strategjike.

Kontributi i qytetarëve gjatë dhe para luftës çlirimtare në Lugun e Baranit

VËLLEZËRIT RROK DHE MHILL BERISHA

Në organizimin dhe ndihmesën e ushtrisë së rregullt, gjegjësisht njësiteve operative të UÇK-së, në Lugun e Baranit – Baran, dhe formimin e sektorëve: Informativ, të Sigurisë, Kartografik dhe Logjistik, si dhe përkrahje dhe angazhim në luftë: defenzivo-ofenzive dhe frontale, kontribut të veçantë dhanë këta persona:

Rrok Berisha dhe vëllau i tij Mëhilli dhanë kontributin e tyre moral, material dhe fizik, në kuadër të Brigadës 131.

Rrok Berisha, ishte kryeshef i sektorit për informim, i autorizuar së bashku me Asim Lokajn, njoftuan dhe mbajtën kontakte të pandërprera me mjetet informative publike të vendit dhe ndërkombëtare. Pastaj si deputet i zgjedhur nga vota e popullit të fshatrave të Lugut të Baranit, ka organizuar intelektual të të gjitha fushave që ti dalin në ndihmë ushtrisë së rregullt të UÇK-së, të cilët përmes tri komunikatave të nënshkruara edhe nga komandanti i brigadës 131-të, e në veqanti ndihmoi popullatën gjatë grumbullimit në Isniq dhe tërheqjen e saj, pa pasoja për në Rugovë.

Vëllezërit Berisha, kanë mbështetur, ndihmuar dhe përkrahur vijën dhe institucionet e Republikës së Kosovës pa rezervë. Shtëpia e Mhillit dhe Rrokut qe shëndrruar në Shtab për eprorët e Brigadës 131, e cila pikërisht për këtë qëllim edhe u dogj e u shkatërrua nga forcat barbare serbe, ndërsa Mhill Berisha , dallohet edhe si humanist e bamirës dhe kontribuesi më i dalluar në grumbullimin, organizimin dhe shpërndarjen e mjeteve materiale dhe ndihmave financiare për luftë…!

Asim Lokaj si kartograf dhe shef për vëzhgim në brigadën 131, me profesionalizmin dhe dëshirën që kishte për të shërbyer në Njësitet Operative të UÇK-së, të komanduara nga Eprorët profesionistë dhe me përvojë të ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, bëri një punë jashtëzakonisht të madhe dhe ishte i shkëlqyeshëm në vëzhgime dhe përpilimin e hartave me pozicione të armikut, të cilat na ndihmuan shumë në realizimin e detyrave ushtarake dhe luftarake.

Nikë Krasniqi dha kontribut të pamohueshëm në ndihmë ushtrisë dhe popullit e në veqanti brigadës 131, përkundër pengesave të herpashershme që i bëheshin. Nika shquhet për informimin e vijës institucionale me rrjedhat dhe rrethanat e zhvillimit të luftës në Lugun e Baranit dhe ishte kordinator në mes subjekteve politike dhe njësive operative të UÇK-së, vetëm që su përkul kurr përkrahu institucionet legjitime të Republikës së Kosovës Presidentin, Qeverinë dhe Parlamentin, ndihmoi njësitë operative të Ministrisë së Mbrojtjes Br. 131-të në Baran dhe shtabin e mbojtjes lokale të Nepoles, ju mohua statusi i veteranit të UÇK-së, kjo sdo koment!!!

Rrustem Shala dhe vëllau i tij Xhema, nuk kursyen asgjë, ata u morën me logjistikën e Brigadës duke mos i lënë në asnji moment ushtarët të uritur, organizuan ndërtimin e furrës së bukës që kishte kapacitet për të ushqyer me bukë jo vetëm ushtrinë por edhe banorët e fshatrave përreth Baranit. Ndihmoi popullatën në qaste më të vështira gjatë strehimit në fabrikën e Kodradiqit, e cila ishte renovuar me vetëkontributin e popullatës së asaj rrethine, dhe ishte shëndrruar në kazermë-repart të tipit modern për njësitet operative të UÇK-së. Kontribut të veqantë dhanë edhe Gjon Balaj dhe Nimani.

Kontribut të pa zëvendësueshëm dha gjithashtu ashtu edhe Zymer Fak Sefaj(jurist), vozitës dhe përcjellës imi gjatë tërë kohës së zhvillimit të operacioneve luftarake. Shtëpia e Fakut, babait të Zymerit ishte shëndrruar në Shtab të Brigadës 131, dhe ishte vendstrehim për të larguarit nga zonat e luftës. Familja Berisha nga Dobërdoli, tash Lugmiri, nëna e plagosur nga bombardimet me djalë e vajzë u strehuan në shtëpin e Fakut.

Zymer Sefaj, në fillim të formimit të Brigadës, plotësim me ushtarë sepse bërthama ishte formuar në Papaj, u lajmërua vullnetarisht për ta ndihmuar komandantin e Brigadës. Zymeri ishte mobilizuar së bashku me automjetin e tij kombi, të cilin e kishin për nevoja familjare, me vlerë 25.000 DM, në shërbim të Ushtrisë Institucionale, i cili pa hezitim ia dorëzoi Brigadës 131 në Baran.

Sinan Shalën nga Duboviku i cili ishte edhe pjesëmarrës në luftën e Loxhës dhe ishte plagosur, përcjellës sigurie i imi, Burim Gashi-përcjellës siguri, Sadri Selca-shef njësitit zbulim-kundëszbulimi nga Barani, Mahmut Mulaj nga Isniqi, shtëpia e të cilit ishte lëshuar për strehim të të ikurve dhe një kohë edhe të shtabit të brigadës në raste urgjente siq ishin ( dehidrimi i trupit ) dhe shërimin e komandantit të brigadës 131, përmes marrjes së infuzioneve, Shemsije Shala (Shema) e cila u përkujdes për ushqimin e ushtarëve në Betejën e Loxhës bashkë me vëllaun Kapllanin, si dhe , Binak Morinën dhe Agim Shalën nga Duboviku.

VLENË PËR TA SHËNUAR...

Babai i Ramandan Gashit, ndërton furrën për pjekjen e bukëve për nevoja të Njësive Operative të Brigadës 131-të, si dhe për nevoja të të ikurve nga zonat e luftës të cilët i kishim strehuar në Fabrikën e Kodradiqit dhe popullatën civile të Baranit. Ky ishte një gjest i mirë dhe tejet i rëndësishëm për zhvillimin e luftës së organizuar.

Pal Koci komandant i shtabit lokal Gllogjan të Pejës, pas ofenzivës së forcave ushtarake-policore dhe paramilitare-mercenare serbe, të 2-4 gushtit 1998, tërheqë rojet nga kodra e Bokshiqit, (gjithnjë sipas shtabit të Gllogjanit të Deqanit). Për këtë akuzë, Idriz Balaj ”Togeri”, dërgon Bandën e tij për ta arrestuar Pal Kocin.

Pas raportimit tek unë se Pali është në rrezik jete nëse dërgohet në Gllogjan të Deçanit, intervenova duke urdhëruar që Pali të mos preket dhe në këtë mënyrë evitova rrezikun e arrestimit, të Pal Kocit,dhe dërgimin e tij në shtab të Gllogjanit të te Ramushi. Egzistonte një bindje se kush dërgohet atje për së keqi, nuk kthehet më prapa. Ky rast me siguri i kujtohet Pal Kocit, por nëse i ka dalur nga memoria, çfarë është e arsyeshme, sepse ka kaluar një kohë e gjatë! Por me siguri Nikë Krasniqi e ka në memorin e vet ende këtë ngjarje, e cila ka mundur të përfundojë në mënyrë tragjike./ Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat