Çakejtë e odave!

Opinione

Çakejtë e odave!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 31 janar 2021 Në ora: 20:37
Arkiv

Nga odat tradicionale shqiptare ku dikur rrëfehej e kaluara jonë historike ndër breza,nga dijetarë e atdhetarë tanë të devotshëm,ku mësohej historia kombëtare,ku merreshin vendime për fatin e kombit e të atdheut,të cilat ishin shkolla,universitete,mejtepe e kuvende burrash,tani ato kanë marrë një rol krejt tjetër.

Odat shqiptare të cilat po ashtu kanë pasur vlerën e vet të pakontestueshme shekuj me radhë.Në oda është bërë interpretimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit.Janë kënduar këngë epike me motive patriotike.Oda ka qenë një lloj gjykate ku janë pajtuar shumë familje të gjakosura.Po sot,odave gjithandej Kosove u është rikthyer rëndësia në shekullin 21-të,por ndryshe nga e kaluara.Por,tani këto për fat të keq janë shndërruar në salla,palestra,restorante ku disa parti politike të shtyrë edhe nga pandemia po mbajnë tubime parazgjedhore me anëtarësinë,simpatizantë e militantët e tyre.Pra,odat tradicionale janë mbushur me çakejtë e partive politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 14 shkurtit.

Pamjet e këtyre ditëve këtë e dëshmojnë me vistër fotografish gjatë mbajtjes së tubimeve parazgjedhore.Duke shkelur krejt rregullat anti Covid në odat e stërmbushura me njerëz,ku askush nuk bart maskën evdistancën siciale.Këmbëkryq apo në këmbë këto tubime përcillen me këngë e krisma armësh,(ashtu siç ndodhi në një fshat të Suharekës)me ushqime e pije të ndryshme,duke kërkuar votën e qytetarëve për kandidatin e ardhshëm të deputetit/es në Kuvendin e Kosovës.Ka kandidatë e pjesëmarrës që haber nuk kanë se çfarë rëndësie kanë pasur odat në të kaluarën.Një dukuri që bie në sy është se pjesëmarrës janë vetëm burrat,ndaj ky veprim ka ngjallë edhe reagimin e shoqatave që mbrojnë të drejtat e grave.Aty janë soji e sorullupi me të kaluara të ndryshme.Por,”vakti e ha kashtën”.Disa kokëtula,burreca,llomotisin,cicërojnë,dërdëllisin,krekosen duke fëlliqur e ndotur odat me fjalët e tyre të pista e të bezdisshme deri në tavan,nga mëngjesi e deri në orët e vona të natës.

Qerratenjtë,paturpësisht premtojnë e çka nuk rrejnë për kandidatët e tyre të cilët synojnë ulësen e tempullit të demokracisë.Ka aty argat “të djallit e të birit”!Nuk mungojnë autolavdatat,kritika e sharje ndaj kundërshtarëve të tyre politik.

Kjo është e turpshme  dhe kriminale se në çfarë deregje kanë rënë odat tona shekullore.Është e pabesueshme.Bizare.Mizore,se ku u katandisën odat sot,të burrave të dikurshëm,historia dhe krenaria e popullit shqiptar ndër shekuj.

Zoti e bëftë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat