Pse injorohet vizita e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicë nga kontrabandistët serbo-shqiptar?

Opinione

Pse injorohet vizita e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicë nga kontrabandistët serbo-shqiptar?

Nga: Luan Dibrani Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:32
Luan Dibrani

Ishte e turpshme kur vizitën e Albinit&Vjosës për fushatë zgjedhore në pjesën Veriore mundoheshin ta minimizonin,ta banalizonin me një grusht të serbëve që edhe njëherë vërtetuan me fjalorin e tyre banal se Veriu është i okupuar,e jo siç propagandonin politikanët tanë të korruptuar tash e sa vite se Veriun po e kontrollojmë.

Po këta banalista prapë nuk ishin të kënaqur,donin të ndërtonin akuza e thurnin skenarë bizare nga më të ndryshmet.

Ishte e gërditshme dhe e turpshme ti dëgjojë njeriu këta analistë në televizion, në vend se të ishin në përkrahje të Albini dhe Vjoses,dhe kritikes ndaj Qeverise Hoti që nuk pati guximin ti largoj ata kriminel serb e ti dal në mbrojtje dy figurave tona të mëdha shtetërore,Shteti dhe policia e jonë u turpëruan para ati grushti të vogël të serbëve,kur para syve e hundëve të tyre bërtitni ‘’Ovo je Serbija’’.

Albin dhe Vjosa i dhanë një mesazh të fuqishëm politikës së dështuar 21 vjeçare të Kosovës,i dhanë një mesazh të fuqishëm edhe faktorit Ndërkombëtar se Veriu i Kosovës është i ndarë dhe i pa kontrolluar nga shqiptarët.

Analistët dhe përfaqësues të partive politike PDK, LDK, AAK, NISMA etj pastaj OJQ te Kosovës janë reshture krahë serbeve të paguar nga Serbia, por mafia e nënokes kunder Albin Kurtiti dhe Vjosa Osmanit!

Është fakt se qe te gjithë duke filluare nga partitë politike PDK, LDK, AAK, NISMA etj pastaj OJQ që veprojnë nën komandën e Listës serbe si dhe te gjithë ata analistët të paguar nga Serbia, por më shumë nga krimi dhe mafiozet e nënokes e qe janë përfaqësues të partive politike te Kosovës janë reshture krahë serbeve dhe i duartrokiten serbet për veprimet e tyre ndaje shkëlqesisë se saje presidentes Vjosa Osmanit dhe Kryeministrit Albin Kurtit, kjo pra është edhe një shtytje qe populli te mos ju japë asnjë vote partive qe bashkëpunojnë me serb në demin e kombit tonë.

Provokimi i sotëm i bandave kriminale serbe se bashku me kontrabandën serbo-shqiptare në veri dhe jug te Mitrovicës ndaj vizitës se liderit te VV. Albin Kurtit bashkë me presidenten e vendit zonja Vjosa Osmani tregon çart qe ma tepër se 20 vjet atje lulëzoj krimi e kontrabanda,tregon çart se atje janë te përziera te gjithë pushtetarët e deri tashëm të Beogradit.

Partitë politike të Kosovës me dije a pa dije me bashkëpunim apo pa bashkëpuni, po i përshtatet politikës së Serbisë qe shteti i Kosovës dita ditës të bëhet jo funksional.

Albini me Vjosën do e kthejnë Mitrovicën nën krahërort e Kosovës atje ku e ka venin e peshën ...

Nga frika qe me ardhjen e Kurtit në pushtet bashkë me zonjën Osmani do ndalin krimin dhe kontrabandën e organizuar nga këto banda po vazhdojnë ti dalin ne krah serbëve të veriut në krye me Listën serbe me moton Albin Kurti jashtë politikës...

Bashkim vëllazërimi, i kohës jugosllave te disa partiak shqiptar ka mbet sëmundje e pa shëruar ende. Mjerim ne çfarë gjendje kem ardhur. Çfarë naivësh dhe pastaj dalin me moton “Liria ka emër” po Mitrovica a nuk është e Kosovës?

Albini me Vjosën do e kthejnë Mitrovicën nën krahërort e Kosovës atje ku e ka venin e peshën ... Populli të ardhmen e Kosovës e sheh me Albinin e Vjosën ! Leni partitë e politikanet se 20 vjet kaluan ende territori i Kosovës është i ndare !

PDK dhe LDK veç me serb kanë bashkpunu çka kanë thanë serbët ata kanë bë Amin, edhe e kanë pru Kosovën në ketë gjendje ku është sot. Duhet të krenohemi me Albinin e Vjosën që treguan se veriu është Kosovë.

Albin Kurti dhe Zonja Osmani do të përballen me sfida,por kanë një amanet të intelektualëve,qytetarëve dhe mbare popullit te ndershëm e te devotshëm qe janë vazhdojnë rrugën për ti kaluar këto sakrifica dhe sfida deri ne fitore te bashkuar me guximin “Krejt dhe Drejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat