Abstenoj! Heq dorë nga përcjellja e debateve televizive

Opinione

Abstenoj! Heq dorë nga përcjellja e debateve televizive

Nga: Jakup Kasapolli Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 01:00
Jakup Kasapolli

Nga sonte, heq dorë nga përcjellja e debateve televizive dhe terrorizimi psikik, për të ruajtur sadopak shëndetin mendor, e në favor të ngjarjeve sportive, filmit dhe sidomos emisioneve të natyrës dhe shkencës.

Pse?!

Sepse falangat e brigadave të linçimit dhe mercenarëve të shitur e të stërshitur ‘gazetar e analist’ në RTK, TV Dukagjin, Klan Kosovë, TV7, Kanal 10, e ku iu janë bashku si ‘përforcime’ para ‘betejave vendimtare’ deri në zgjedhjet e 14 shkurtit edhe mercenarë tjerë perfid e tinëzar nga TV në Tiranë si Dudushi, Çili, Baze e tjerë për ‘të pasuruar’ orkestrën e këtyre ‘vendore’ e sojit të ulët si: Gashi, Mirena, Kajtazi, Buzhala, Olluri, Syla, Demhasa, Rama, Zeka, e të tjerë për ‘të bindur’ popullin ‘për rrezikun’ nga Albini, Vjosa dhe VV-ja.

Këta mostra duke vjellë nga goja e tyre e fëlliqur myk dhe qelb që kundërmon larg, sikur kanë viju shkollën e propagandës fashiste të Pashiqit, Qubrilloviqit e MILLOSHEVIÇIT, kur opinionit botërore i servonin ‘të vërtetën’ e ‘terrorizmit’ shqiptar si rrezik ‘për demokracinë’ në Serbi .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat