Dorëheqja nuk mjafton

Opinione

Dorëheqja nuk mjafton

Nga: Milazim Maraj Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:11
Milazim Maraj

 LDK  mori përgjigje që e meritoj kryesia e saj. Të dëmtuar, të zhgënjyer janë anëtaret e LDK të cilët ose nuk dolën në votime ose në shenjë pakënaqësie votuan në VV. Dorëheqja e kryesisë  nuk është ç‘dëmtim. Madje disa anëtarë militant të LDK duke e njohur kush është Isa Mustafa dyshojnë së kjo dorëheqje është definitive, së kjo mund të jetë një lajthitje.

Ata tani janë mësuar të shohin nga komunistët dredha dhe lajthitje. Nëse kjo ndodhë, ata janë të gatshëm që të shkojnë në Prishtinë për të i nxjerr me dhunë nga zyrat e LDK. Kërkohet që të japin dorëheqje edhe nga kryetarët e degëve të LDK që tani më i kanë shkatërruar. Duhet të japin dorëheqje nga degët e LDK ata që sollën LDK për shkak se e sollën në këtë gjendje të mjerueshme.

Nuk ka më vota nga Presidenti Rugova. Këto humbje të njëpasnjëshme janë pasojat e instalimit të parimeve të LKJ në LDK pas shkuarjes në amshim të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Këto parime komuniste LDK nuk i duroj më edhe pse reagimi i saj ishte mjaftë i vonuar. Konglomerati si kupolë në krye të LDK ishte pengesë për reforma të natyrshme graduale në këtë parti plotë vlera demokratike, që e sollën pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë, por që me ardhjen e komunisteve në krye të partisë këto vlera u venitën, kohë pas kohe duke sjellë një gjendje çfarë e kemi. Nuk janë këta njerëz që reflektojnë.

Dorëheqjet e tanishme nuk janë reflektim, por përfundim i rrugës qorre. Nga të njëjtit, reflektimi dhe ndjenja e përgjegjësisë është i pa  parashikueshëm, thuaj se i pamundshëm edhe pse kanë dhënë dorëheqje mund të ketë lajthitje ose tendenca për të lënë njerëzit e vet, të koduar sipas shijes së tyre  në kryesinë e re. A mund të reflektoj kryetari i LDK që erdhi në krye të partisë, jo rrugës demokratike për monopatëve  gjysme ilegalë dhe hiq demokratike duke shkel pa turpshëm mbi ata që e respektuan dhe e ngriten.

Sapo erdhi në krye të partisë fillojë me  mbledhjen e servilëve rreth vetës, këta verbërisht  ndihmuan  instalimin i parimeve komuniste në këtë parti që kishte shumë vlera kombëtare. Partia që nxori Kosovën nga robëria serbe dhe dogmat komuniste e religjioze. Ishte partia që shërojë plagët e vjetra, nxori në dritë vlerat  në vend të dogmave që kishin mbetur vulë e robërisë shekullore. Ishte LDK, që pajtoi shqiptarët nga hasmëria në mes veti, hasmëri kjo e krijuar me shekuj nga okupatoret për qëllimet e tyre, përçajë e sundo.

Kjo humbje që LDK e përjetoj është përgjigje që shqiptaret e Kosovës i dhanë LDK-së për udhëheqjen nga Isa Mustafa dhe garnitura e tij keqbërëse e  jo demokratike. Plotë skena të rënda që përkujtojmë veprimet e turpshme; largimin nga LDK të njerëzve që kishin reputacion kombëtar, duke i zëvendësuar me servil. Krekosja se në kryesitë e LDK ka pak ose hiq themelues të LDK tregonte atë që po zhvillohej brenda kësaj partie tani më të kapur. Themeluesit dhe veprimtaret e devotshëm nuk po zëvendësoheshin me kuadro të reja kreative, por me servil të dëgjueshëm. Plani për kapjen e shtetit filloj nga LDK.

Duhej të kapet LDK për të kap shtetin. Së bashku me kastën tjetër kriminale e paralizuan funksionimin normal të shtetit. Nuk kishin respekt apo më mirë të themi kishin inat ndaj njerëzve të sakrificës dhe pasardhësve të tyre. Këtë e ilustruan me veprimin e turpshëm si  tërheqja zvarrë e Donika Gërvalles nga kuvendi i LDK. Përjashtimi i Shpejtim Bulliqit dhe injorimi e largimi në forma të ndryshme nga LDK-ja  themeluesve të saj  intelektual me grada të larta shkencore e humane të provuar sa e sa herë, para sfidave të kohës. Injorimi për dëshmorët, familjet dhe fëmijët e tyre, Tendero-mania dhe keqpërdorimi i parasë publike.

Manipulimet me emrat e veprimtarëve të vrarëve dhe të plagosurit e LDK-së pas lufte. Keqpërdorimi  i emrave të tyre vetëm në kohë të fushatave zgjedhore dhe mos zbardhja e këtyre rasteve edhe pse disa herë e kishte ministrinë e brendshme. Krimi i organizuar dhe korrupsioni bashkë me kriminelet e luftës dhe pasluftës.

Me gjithë këto mëkate dhe krime, dorëheqja nuk është mjaft, shkarkimi është përgjigja e vetme dhe fillimi i përgjegjësisë për dëmet që i kanë sjellë vendit. Zgjedhjet në LDK janë të domosdoshme në të gjitha nivelet. Duhet të kthehet statuti i LDK-së si në kohën e Rugovës. Çfarëdo kombinacioni tjetër do të ishte djegie e personaliteteve të LDK sikur rasti i z. Hoti. Kombinimet jo demokratike degradojnë deri shpërbërje Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe dëmtojnë pa parashikueshëm proceset demokratike në pluralizmin në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat