Grenellit, është koha për ti thënë “Mjaft se e teprove!“

Opinione

Grenellit, është koha për ti thënë “Mjaft se e teprove!“

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 3 mars 2021 Në ora: 20:20
Richard Grenell

Për një diplomat, karriere si Richard Grenell, personalizimi i sulmeve “bombastike”, që i nisi vitin e kaluar dhe vazhdon t’i mëshoi fort ndaj Albin Kurtit, Kryeministër më i votuar, i Republikës së Kosovës, janë për t’i thënë MJAFT! këtij (jo)diplomati, që ka një rekord të jashtëzakonshëm të të qenurit jo-diplomatikë.

Ai duke u përballur me një “humbje” personale të rëndë, në zgjedhjet e fundit, në një kohë që “pretendonte” për fitore madje dhe spektakolare, në shtetin(Michigan vendlindjen e tij) ku ai udhëhoqi edhe fushatën e besuar nga Trump, simbas tij, me synimin për një vend pune të lart në pozicion e tij në administartën e "ardheshme" të Shtëpisë së Bardhë, gjithmonë në se fitonte Donald Trump, mandatin e dytë, më 3 nëntor, Ambasadori Richard Grenell, tani duket se po kalon nje nga momentet me të rëndë "psikologjike", të karjeres së tij.

Stili i tij i konfrontimit, me këdo që nuk është me të, prek nervat aq të “paprekura”, edhe të çdo diplomati apo politikani, opinionisti, analisiti e gazetari, saqë në një rast, ka qenë një zyrtare e lartë e administratës Obama, Susan E. Rice,( ish-ambasadore në OKB), e cila katër vjet më parë e quajti atë "një nga njerëzit më të ndyrë, e të pandershëm që kishte hasur ndonjëherë".

Ishte pikërisht koha, e “konfrontimit” të tij me Gjermaninë, dhe koha kur disa politikanë gjermanë, kërkuan qëPresidenti Trump, të tërhiqete atë nga posti i tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin, se po "prodhoste" marrëdhëniet historike Washington - Berlin.

Simbas NYT, është shkruar se karriera e tij, diplomatike u ndërtua mbi marrëdhëniet me mediat, e asaj kohe, përkatësisht disa nga sulmet e tij në Twitter, ndaj gazetarëve kishin bërë që disa ta heshtin ato, ose t’i kalonin, në injorim total, cicërimat, informimet e dekleratat e tij, në Tewtter.

Mirëpo, “Këmbëngulja, dhe kundërvënia e tij inatçore, me cicërima të shpeshta bombastike, në Twitter, llogarinë më të përdoshme prej tij, Grenell, e shfrytëzoi në rrjetin social, në komunikimin virtual, në kërkim të dukshëm të tërheqjes së vëmendjes, së Administratës amerikane, që mund të jenë tipare problematike për të, për ata që e kanë nxitur ambicjen e tij, në atë nxitjen e ngritjes së shpejtë të z. Grenell, sidomos nën ish administratën Presidentin Trump,” shkruajti një gazetar amerikan, në Janar.

Ish i dërguari special i Presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në vend të "heshtjes" tani veçse i ka shtuar “dozat” e sulmeve në çdo cicerimë të fundit ndaj Kryeministrit të Kosovës në ardhje, Albin Kurtit, tamam si një inatçor, dhe arrogant në karakterin njerëzor .

Richard Grenell, ka shkruar se Albin Kurti, ka qenë kundër çdo presidenti amerikan dhe kundër çdo administrate, dhe se ai sërish do të jetë anti-Amerikë dhe kundër presidentit aktual Joe Biden.

Jo! Kurrë nuk ka qenë dhe nuk është anti-Amerikë, Albin Kurti, sepse, ai ndoshta është i majtë, apo “Marksist – Socialist”, por është mbi të gjitha Shqiptar. Dhe, si shqiptar më e fundit, ai dhe kushdo qoft, s’ka shanc që të jetë anti Amerikë.

Komunitetit shqiptar në SHBA, veprimtar e opinionist, madje edhe nga ata që e kundërshtuan dhe e kritikuan vazhdimisht ish të dërguarin special të Presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mbështeten me vote dhe fushtat për ngritjen e fondeve financiare gjatë fushatës me shumicë të madhe, dhe si asnjë here tjetër, të përpjestuar si për Joe Biden, ashtu dhe për Donald Trumpin, sepse, nuk ka shqiptar anti - Amerikë.

E, ndërkohë, që Grenell ishte i “paepur” në sulmet "bombastike" ndaj Albin Kurtit , duke u mohuar të gjithë këtyre shqiptarve, që edhe e mbështetn por edhe e votuan, atë (Albin Kurtin) ngaqë janë me të vërtet pro – amerikan, e të përjetshëm.

Unë mendojë se ish diplomati Richard Grenell , “dështoi” si diplomat, edhe si politikan. Kjo la të kuptohej edhe në emërimin e tij në Dhjetor, nga Presidenti Donald Tump, kur e ckatoi Grenellin Kryetar në Këshillin Përkujtimor të Holokaustit, në Washington D.C., megjithse, ai kishte reagime kundra tij (Halie Soifer, CEO i Këshillit Hebre Demokrat të Amerikës, kritikoi emërimin dhe tha se Grenell kishte inkurajuar në të kaluarën neonazistët).

Presidenti Trump, dhe këshilltarët e tij, e emruan atë nga “pakënaqësia”, dhe rezultati ishte spostimi i tij, që vinte nga gabimet e kohës së tij si ambasdor në Gjermani, së pari, dhe ndoshta pse të mos besojmë atë se ai "dështoi" edhe si i dërguari special të Presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ku njoftja reciproke, nuk arritë as në takimin e Washingtonit.

Pra, si përfundim Grenellit, është koha për ti thënë “Mjaft se e teprove!".

Zotit Grenell është, për ti thënë se inati ytë, me Kryeministrin e ardhëshëm të Kosovës, Albin Kurtin, është një turp nëse Ju, apo dikush tjetër, përpiqet të shpifë për atë, në çdo cicërimë në Tewtter, anti- Kurti.

Grenelli, ka dështuar, dhe e ka humbur orientimin e tij diplomatik e politik!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat