Koronavirusi dhe roli i mediave

Opinione

Koronavirusi dhe roli i mediave

Nga: Esat Mehemti Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:22
Esat Mehemti

Sëmundja e shekullit, Covid-19 shpërtheu anë e mbarë botës dhe siç duket s’ka të ndalur. Shifrat e të prekurve me këtë virus vdekjeprues vijojnë të jenë të larta. Çdo ditë e më shumë po merr jetë njerëzish, pa dallim moshe e gjinie. Situata aktuale epidemiologjike është përshkallëzuar dhe mjaft komplekse. Numri i lartë i vdekjeve është tepër shqetësues, dhe ka shkaktuar frikë.

Efektet e krizës epidemike kanë paralizuar dhe zhytur botën në një recesion të thellë, sa ekonomike, aq edhe psikologjike. Vala e dytë dhe më e fortë e pandemisë që nga mesi i qershorit e këndej, ka penguar rimëkëmbjen ekonomike në gjithë globin. Pandemia po rrezikon tregjet e punës dhe po kërcënon të përmbysë progresin e bërë në drejtim të rritjes së mirëqenies sociale. Kufizimet e udhëtimit dhe masat e distancimit social kanë dobësuar rritjen ekonomike, në veçanti, aty me varësi nga turizmi. Papunësia rritet çdo ditë e më shumë, numëri i personave që kanë rënë në varfëri vlerësohet të jetë shtuar.

si në vendet e tjera të botës, covid-19 po tregohet më shumë se agresiv edhe në Ulqin e Anë të Malit. Në këtë zonë janë shënuar shifra të larta të infektuarve, duke marrë jetë njerëzish, madje pa kursyer asnjë moshë. Koronavirusi gjatë muajit shkurt, në këtë mjedis ka shënuar bilanc tepër të lartë, qindra të infektuar e dhjetëra humbje jete, por ajo më e dhimbshmja është bilanci tragjik i shumë të rinjëve tanë. Gjendja e trishtë ka ndryshuar formën dhe stilin e jetesës, duke vënë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien ekonomike të popullësisë. Situata paraqitet tejet shqetësuese. Spitalet dhe shtëpitë e shëndetit janë tepër të ngarkuara.

Në Mal të Zi, situata e pandemisë është tejet kritike duke qenë se ka një rritje të theksuar të rasteve pozitive. Kohëve të fundit nga pasojat e koronavirusit shumë veta kanë ndërruar jetë dhe janë konfirmuar shumë raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti i Shëndtit Publik. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid-19 prej fillimit të pandemisë e deri dje është 1031 veta, ndërkohë janë shëruar 480 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktual aktiv me Covid-19, në Mal të Zi, është 8.775 veta, thuhet në kumtesën e bërë publike të Institutit për Shëndetin Publik.

Autoritetet shëndetësore, përherë u drejtohen qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes. Gjithashtu strukturat shëndetësore, në bashkëpunim me ato qeveritare, në parandalim të përhapjes së pandemisë, shtrënguan masat epidemiologjike pasi numri i rasteve të reja është në rritje, por nuk mjafton kaq !. U mbyllen objektet hoteliriere, barët e restaurantet, si dhe kufizime të tjera, ndërsa shkollat, kopshtet, çerdhet e fëmijëve e disa pika të tjera, ku grumbullimi njerëzëve nuk është i paktë ,dhe virusit nuk i shpetuan shumë nxënës e punëtorë të arsimit.!. Çuditërisht nuk i mbyllen, por pas reagimeve të shumta institucionale, më në fund ! edhe këto u mbyllen për pak kohë, dhe mësimi do të zhvillohet online .Mendoj se një dukuri e tillë është dashur ma më kohë, por një fjalë e urtë popullore thotë : “Më mirë vonë se kurrë”.

Virusit nuk i shpetoi as një miku im, por fatmirësisht e sfidoi. Në një bisedë të afërt dhe miqësore me te, mes të tjerave ai ka një mesazh : ... “për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua thëm nga përvoja ime personale dhe e familjes sime, kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur” vuri në pah miku im. Andaj t’i respektojmë masat e duhura :

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë !

Mbani higjenën !

Respektoni distancën !

Mendoj se duhet të rritet kontrolli dhe të mbyllemi sëpaku ( izolim dyjavor ),kështu, me bindje se Covidi edhe nese nuk do të shporret, numëri i të infektuarëve do të zvoglohet ndjeshëm. Derisa, vazhdohet me këtë avaz, situata do të përkeqësohet edhe më shumë dhe na presin sfida edhe më të mëdha !.

Procesi i vaksinimit ka fillua, por po shkon me ritëm tejet të ngadalsuara ! Dozën e parë të vakisnës e moren personeli shëndetësor, ata të cilët janë në vijën e parë të luftës me covid.

Por jo vetëm kaq !

Kriza e përgjithshme globale e shkaktuar nga Covid-19 ka prekur edhe fushën mediatike, duke krijuar një realitet dhe dinamikë të re. Përveç presionit financiar, kjo gjendje nxori në pah problemet e vazhdueshme strukturore me të cilat përballen gazetarët.

Në kohën e pandemisë me të cilën po përballet bota sot, puna e gazetarëve, veçanarisht atyre të fushës së shëndetësisë përballen me sfida të mëdha, pasi fillimisht shtohet rreziku për t’u infektuar nga virusi vdekjeprues. Megjithatë, vemendja më e madhe mediale këto ditë është fusha e shëndetësisë për shkak të virusit, dhe kjo ka ndikuar në rritjen e përgjegjësisë për raportim objektiv. Kështu, pas punëtorëve shëndetësor, dhe atyre të arsimit, padyshim edhe roli i mediave dhe gazetarëve është i madh. Roli i mediave në këtë kohë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për faktin se ndihmojnë në informimin dhe orientimin e saktë të publikut. Në këtë kohë kërkohet etikë, dhe detyrë parësore e çdo mediumi e gazetari është informimi i saktë, i shpejtë dhe objektiv. Gazetaria duhet të jetë në shërbim të publikut, informimit të drejtë dhe të ndërtimit profesional gazetaresk, e jo të jetë në shërbim të çlirimit emocional. Mediat dhe gazetarët duhet të punojnë në senzibilizimin e qytetarëve të informojnë në kohë reale pa shkaktuar panikë .

Gjatë pandemisë, gjërat po ndryshojnë, qeveria, ekspertët mjekësorë, shkencëtarët dhe media po veprojnë kundër një armiku për të cilin dihet shumë pak. Vëmendja kryesore e mediave është intensive. Megjithatë, ka divergjenca edhe mes shkencëtarëve në lidhje me Covid-19.

Me zhvillimin e mediave dixhitale, mediave sociale dhe raportimit nga qytetarët, në sajë të përparimit të teknologjisë së informacionit ka një transformim të dukshëm në këto vitet e fundit. Edhe roli i mdeiave sociale gjatë kësaj kohe është i madh. Mediat sociale luajnë rol jetik në komunikim, në mirëqenien psikologjike, thirjen për ndihmë, mbledhjene e donacioneve etj.

E vërtetë është se teknologjia e sotme na numdëson që ta kemi lajmin për një kohë shumë të shkurtër, por duke shtuar se shumësia e medias, mundëson edhe shumsinë e gabimeve .

Një pjesë e rëndësishme e publikut përdorin edhe mediat sociale, të cilat shërbëjnë për të mbushur boshllëkun e informacionit. Mediat sociale u shërbejnë autoriteteve publike për të përhapur edhe më shumë mesazhet dhe informacionin zyrtar, duke plotësuar kështu dhe ndonjëherë më shpejt se sa vetë mediat tradicionale .

Ndërsa sa i përket lirisë se mediave, del se raporte të ndryshme konfirmojnë se vazhdon ende një klimë pasigurie dhe presioni ndaj gazetarëve me një trend të tkurrjes së hapësirës së mediave kritike.

Sot, media si një nga mjetet më të rëndësishme për përhapjen e informacionit është e nevojshme të përfshihen në hartimin e planeve në përgatitjen e njerëzve për t’u përshtatur me kriza dhe sfida të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat