Për cilin kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit bëhet fjalë?

Opinione

Për cilin kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit bëhet fjalë?

Nga: Xhavit Çitaku Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:27
Xhavit Çitaku

Pa i mbushur një muaj prej se mori pushtetin, presidenti i SHBA Biden shpalosi në mënyrë të qartë e konkret qendrimin që ka adminstrata e tij karshi dialogut Kosovë- Serbi. Ç’është e vërteta, presidenti amerikan shfrytëzoi rastin që duke ia uruar Vuqiçit ditën e shtetësisë serbe, t’ia bënë me dije se, pos tjerash, marrëveshja gjithëpërfshrëse e arritur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të këtë epilogun e njohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Ky qendrim tash e tutje do të jetë i palekundur nga aleati ynë i përhershëm dhe kësisoj delë përtej kornizës së deritashme të Bashkimit Evropian dhe të ndërmjetësuesit të këtij unioni, që mbështetëshin në një platformë shtërp që nuk do të mund të sjellte farë rezultati për shumë vite, gjë e cila më së shumti i konvenon Serbisë, sepse ajo në këtë mënyrë duke prolonguar me qëllim ndonjë rezultat eventual, ajo po vjel mjete bukur të mëdha financiare nga BE dhe institucione tjera financiare në emër të saj se ajo është për dialog dhe për arritje të një marrëveshje kompromisi me Kosovën. Pra, Bashkimi Evropian si ndërmjetëues i këtij dialogu niset nga parimet se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vedeve duhet të arrihet nga vetë palët gjatë dialogut të të dyja delegaconeve.

Serbia akoma e uritur për tokat shqiptare

Udhëheqja dhe populli serb janë të vetëdijshëm se e kanë humbur përgjithmonë Kosovën, mirëpo duke u nisur nga një politik gllabëruese që ka bërë me shekuj në dëm të trojeve etnike shqiptare, edhe kësaj radhe po mundohen që të përfitojnë diçka që nuk u takon. Vuqiç dhe regjimi i tij, por edhe BE e ndërmjetësuesi Lajçak sa e sa herë po e përserisin se duhet të arrihet një marrëveshje kompromisi, që në këtë rast i bie që të favorizohet pala serbe, e cila po kërkon me ngulm që të formohet asosacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive, që do të thotë cenim i integritetit dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës. Se BE është për një kompromis- marrëveshjeje u konstatua edhe në deklaratën e fundit të zëdhënësit të këtij institucioni, Peter Stano, i cili ndër të tjera tha se: “ Në fund, Beogradi e Prishtina do të gjejnë kompromisin e nevojshëm.” Derisa Stano përmend edhe qendrimin se marrëveshja e arritur do të jetë ligjërisht e obligueshme, jo vetëm tash por asnjëherë në të kaluarën nuk është thënë se Serbia duhet ta pranoj shtetësinë e Kosovës. Ky qendrim i padefinuar karshi shtetësisë së Kosovës, dorën në zemër vetëm sa po e dëmton rëndë vendin tonë dhe po transmeton sinjale të këqija në disa shtete të botës, që në disa raste edhe kanë tërhjekur njohjet.Në fakt, ky qendrim neutral vetëm sa po e trimëron Serbinë që të shton apetitet e saj, në mënyrë që në fund të fitoj atë që e ka synuar nga fillimi i dialogut. Pavarësisht se pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, kjo nuk është arsye për të vepruar kaq padrejtësisht ndaj vendit tonë, aq më tepër kur kihet parasysh fakti se shtetësia jonë njihet nga mbi 110 shtete të botës.

Me të drejt shtrohet edhe pyetja tjetër se çfarë kompromisi të dhimbshëm duhet të bëj Kosova, që e ka përmend në disa raste Vuqië e Lajçak? Po a ka më të dhimbshme se sa vrasja e masakrimi i rreth 15 mijë shqiptarëve nga policia, ushtia e paramilitarët serb, po a ka më të dhimbshme se shkatërrimi i mbi 200 mijë shtëpive nga sodateska shoveniste serbe, po a ka më të shimbshme se dëbimi i rreth një milonë shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore, po a ka më të dhimbshme se dhunimi i rreth 20 mijë grave e vajzave shqiptare, po a ka ma tmerr e dhëmbshuri djegëja e kufomave të vrara nga fashistët serb, po a ka më të dhimbshme se sa vrasja e masakrimi i rreth 300 mijë shqiptarëve nga rajoni i Toplicës e rrethit të Nishit dhe dëbimi i të gjithë të tjerëve nga ato troje shqiptare. Dhe athua prapë shqiptarët duhet të bëjnë kompromis dhe të falin toka të tjera vetëm se kështu po don Serbia dhe disa aleat të saj. Jo, kjo nuk duhet të ndodh kurrë, sepse dhimbja është e madhe nga plagët e freskta që i ka shkatuar regjimi i Miloshviqit dhe krajlat tjerë antishqiptar në të kaluarën. Se nuk do të ndodh një gjë e tillë e tmerrshme na jep besim e shpresë letra e presidentit amerikan dërguar homolugut të tij serb, që është edhe një sinjal i qartë edhe për Bashkimin Evropian se SHBA përkrah dhe qendron pas një marrëveshjeje që epilog ka njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, pa u cenuar asnjë pëllëmb tokë e vendit tonë.

Pjesëmarrës i gjencidit serb mbi shqiptarët ishte edhe presidenti aktual Vuçiq

Në krye të shtetit serb është Aleksandër Vuçiq, i cili ishte pjesë e qeverisë gjenocidale serbe, ndaj edhe është e kuptueshme se do ta qet “ kokën në cung” e nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Ai mendon e lufton me gjithë forcën që të vazhdoj politikën antishqiptare që ia ka lënë amanet Milosheviqi dhe, po ashtu, Shesheli, një antishqiptar i përbetuar. Është e pakuptueshme dhe shumë simptomatike se si është e mundur që me deklarata provokuese, që dëmtojnë rëndë vazhdimin e dialogut Serbi- Kosovë në asnjë rast nuk reagojnë zyrarët e Bashkimit Evropian, ndërkaq po të bëjnë një gjë t tillë liderët tanë shqiptar, po të njëjtën ditë ka me dalë zëdhënësi e ka me e “ dënue” mendimin dhe synimin e tyre rreth një zgjidhjeje tjetërfare që ata mendojnë se është e drejt. Shembulli më i freskët është deklarata e Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, i cili theksoi pos tjerash se “ nëse nuk përfundon dialogu me njohje reciproke dhe Kosova vazhdon të mbetët e izoluar, atëherë do të shpallet referendum për t’u përcaktuar populli për bashkim me Shqipërinë.” Reagimi i Stano ishte i mënjëhershëm dhe goxha i ashpër, ndërkaq, kur zyrtarët serb theksojnë në vazhdimësi se Kosova është pjesë e Serbisë dhe kur provokojë me mobilizim të ushtrisë serbe dhe blerje të armatimit modern, këtu mbretëron heshtje thuase asgjë nuk po ndodh.

Taktikat serbe se kinse e përkrahin dialogun?!

Presidenti serb Vuçiq përherë deklarohet se është i gatshëm për dialog dhe arritje të një marrëveshjeje, por kjo, në fakt, është një taktikë e tij e kahmotshe vetëm e vetëm që të përfitojnë nga fondet evropiane e ndërkombëtare mjete të mëdha financiare, ashtu siç po ndodh në të vërtetë. Vuqiçit dhe udhëheqjes aktuale serbe shumë m[ë tepër iu konvenon një status quo se sa të arrihet një marrëveshje përfundimtare, epilogu i së cilës do të ishte njohja reciproke. Për këtë epilog, kuptohet, nuk është i gatshëm të nënshkruaj presiodenti aktual serb, sepse dora e tij kriminale në shumë pjesë të ish- Jugosllavisë nuk ia lejon shpirtërisht ta bëj një gjë të tillë, dëshiron që këtë ta bëj tjetërkush, t’ia lë “ këmbët e ariut” dikujt tjetër.

Në deklaratën e tij të fundit pas takimit që pati me Lajçak, ndërmjetësuesin e BE-së, ndër të tjera tha se kurrë nuk do njoh shtetin e Kosovës dhe se për këtë arsye ai më nuk ka nevojë të shaj e të bërtas për këtë gjë. Bile ishte nervoz që Lajçak kishte pernmedur emrin Kosovë. Për me sha e me përdorë fjalor rrugaçësh Vuqiç dhe të tjerët që qendrojnë në poste të rëndësishme si dhe në institucione, bile edhe akademike, kush nuk mund t’ua kalon, për këtë iu njej e tërë bota. Të mos flasim për rrena e shpihje, që janë pjesë përbërëse e politikës serbe me shekuj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat