Për llafologët, duke përfshirë edhe vetën!

Opinione

Për llafologët, duke përfshirë edhe vetën!

Nga: Agim Vuniqi Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:48
Agim Vuniqi

Ne bëjmë llafe, herë të ftohta-herë të nxehta, flasim dhe shkruajmë atë që mendojmë, atë moment… Dikush e pëlqen, dikush s’e pëlqen, njeri shanë, tjetri pajtohet dhe të gjithë shqetësohen në mënyra të ndryshme... Unë kritikoj, herë me të drejtë, herë pa të drejtë, nuk jam unë, as ti, që i shkatërrojmë gardhët, s’na pyet kush jo, as Thaçi as Haradinaj, as Mogherini, as Hoti, as BE-ja e më gjërë...

Të gjitha këto i bëjnë ata që marrin rroga, askush tjerër, ke parë në një kohë i madhë e i vogël i thurrnin lavde Xhaxhait, kur vdiq i madhë e i vogël qante, dikush me zë e dikush pa zë, ka të tjerë që qonin lule te varri i Titos, shumë sish edhe qanin, njejtë ndodhi edhe kur vdiq Rugova shumë nga ata politikanë që e shanin, tash i përkulen mermerit të bardhë, edhe për atë kohë edhe për këtë kohë për t’i parë publiku dhe për t’ia falë ndonjë vote.

Pra vota është ajo që i ngritë dhe i ulë..., e na prap do të bejme llafe - jo ky kishte të drejtë, jo ai, jo ky-jo ai...

Ata marrin rroga dhe pasurohen, ndërsa ne shqetësohemi për ta, sa ia vlen...?

Lum miku kështu është e kurdisur bota, dikush bënë llafe e shqetësohet, dikush paguhet, dikush jo.

Postimin e kam ba gati-“hedije” për ata që jetojnë nga llafet, e që qeshen…, e ne që po bëjmë llafe e po shqetësohemi... me të drejtë, pa të drejte, gjithkush në mënyrën e vet, dhe ne fundi-fundit  jemi miq dhe shqetësohemi me të drejtë, prandaj bejme llafe, apo jo!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat