Guximi, diplomacia dhe zyrtarët e të gjitha spolitike në Kosovë!

Opinione

Guximi, diplomacia dhe zyrtarët e të gjitha spolitike në Kosovë!

Nga: Petrit Dibrani Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:53
Petrit Dibrani

Të injorohen, të përgojohen dhe vota të fitohen, vetëm duke e fyer njëri tjetrin, s’është guxim dhe s’është diplomaci.

Të gjithë jeni të njejtë, ndaj njëri tjetrit ujk, ndërsa për dhe me të huajt jeni, pulë.

Më 5, 6 dhe 7 mars, 23 vjet më parë!

Familja MITIKE Jashari, ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë.

Disa nga ju, sot kërkoni drejtësi.

Jeni më shumë se të vonuar!

Pse?

Se të gjithë, pozitë - opozitë, asnjëher zyrtarisht nuk kërkuat drejtësi.

Mbi familjen MITIKE Jashari është kryer gjenocid dhe këtë e ka parë e gjithë bota mbarë.

Po ç’farë keni bërë ju?

Asgjë!

Bisedimet me ish kriminelët serb, tani zyrtarë shtetëror të Serbisë është në favorin tonë, nëse ju keni guxim dhe sigurisht e përdorni edhe diplomacinë.

Më besoni, më shumë nevojitet guxim se sa, dije apo diplomaci.

Zbulime shkencore nuk po kërkohet, vetëm mbrojtje të sovranitetit dhe drejtësi për krimet e kryera, nga aparati Shtetëror Serb, mbi popullatën shqiptare.

Nëse këtë gjë, s’keni guxim ta bëni, atëherë......,

ju lutem largohuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat