Vjosa kryetare e Republikës së Kosovës

Opinione

Vjosa kryetare e Republikës së Kosovës

Gani I. Mehmeti Nga Gani I. Mehmeti Më 9 mars 2021 Në ora: 00:06
Vjosa Osmani

Po shkruaj deri sa ende nuk është zgjedhur kryetari i LDK

Pra, cili do që të zgjedhet kryetar i LDK, duhet ta ketë të ditur se Vjosës duhet t’ia bëjë kuorumin, apo duhet edhe ta votojë për Kryetare të Kosovës.

Kuorumin duhet t’ia bëjë LDK Dr. Vjosa Osmanit për këto arsye:

Vjosa Osmani ka dalë nga dera e LDK, që nuk u largua vetë, por e larguan. Ata nuk duhet të hidhërohen në Vjosën pse nuk e dëgjuan edhe kur e kishte mirë; nuk duhet të hidhërohen në Vjosën, por në vet vetën, për çka duhet të jetë krenare LDK-ja pse ka dalë nga dera e saj, ani pse e larguan, ajo nuk u largua vetë.

LDK ka qenë (në të kaluarën) për shtet dhe për avancimin e femrës shqiptare, duhet edhe tani të jetë e tillë.

LDK, jo vetëm i ka bërë kuorumin Hashim Thaçit, por edhe e ka votuar, siç trumbetonin se e kishin kundërshtarin më të madh politik.

Nëse LDK, mendontë ngritet në të ardhmen, nuk duhet tëlargohet e të mllefosë nga votuesit e saj. E, për të mos u larguar, ajo gjithsesi duhet të tregohet “solidare” në zgjedhjen e Vjosës kryetare, ndryshe, LDK në zgjedhjet e ardhshme, qofshin komunale apo të përgjithshme (parlamentare), nuk do ta kalojë as pragun.

Me çfarë morali do të dalë ajo përpara votusëve të saj, nëse do t’ia bëjë kuorumin ndonjë parti tjetër Vjosës e jo LDK-ja?!

LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, sikur ta kishte kërkuar arritjen e Pavarësisë së Kosovës aty për aty, nuk do të mund t’i bënte ballë kohës. LDK duhet ta dijë se ka bërë shumë gabime sidomos nga viti 2014 e këtej, prandaj, ato duhet t’i shërojë, e shërimi nuk bëhet me gabime të tjera. Ajo e ka quajtur veten institucionale, çfarfe ishte, por jo edhe sot çfare e ka treguar veten, por kundër institucionale na del, e aq më shumë, nëse nuk e veton apo edhe nuk ia bën kuporumin Vjosës. Po e përsërisë edhe një herë: Krejt mllefin, krejt hidhërimin, krejt inatin t’ia gjuajë vetes pse ka qenë e verbuar për pushtet, duke mos i parë gabimet e veta. Për këtë, duhet t’i lë anash të gjitha e ta votojë Vjosën.LDK, mos mende vetëm për sot, mendo për të ardhmen ta kthesh elektoratin me punë.

LDK-në do ta mbulojë turpi i botës nëse nuk e voton Vjosën, kur ajo ka edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve që nga SHBA, shtetet e KUINT-it dhe BE.

Edhe pse nuk zgjedhet nga populli, u pa sa vota mori nga sovrani.

Për fund, Vjosa Osmani plotëson të gjitha kushtet, më shumë se cilido, për Kryetare të Kosovës, dhe, është një fat i mirë që është e tillë.

LDK – zgjidh e merr!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat