Kushtetuta e Kosovës dhe partitë politike po e dërgojnë vendin në humnerë

Opinione

Kushtetuta e Kosovës dhe partitë politike po e dërgojnë vendin në humnerë

Nga: Ismail Muçiqi Më: 18 mars 2021 Në ora: 18:58
Ismail Muçiqi

Disa nene të Kushtetutës të Republikës së Kosovës janë bërë pengesë sahere që vendi duhet t’i formojë institucionet e reja shtetërore. Hartuesit e Kushtetutës në fuqi të Kosovës të cilët shumë herë e kanë rrahur gjoksin duke u mburrur se ishin hartues të Kushtetutës, tani po rrinë të heshtur mu në kohën kur zgjedhja e Presidentit të vendit është në prag dhe po paraqet pengesa juridike në zgjedhjen e këtij institucioni kredibilë. Sahere që u mbajtën zgjedhjet e lira në Kosovë zgjedhja e Presidentit dhe të institucionëve tjera të shtetit po paraqet probleme dhe vështirësi deri tek paraliza e institucionëve. Kosova si Republikë Parlamentare përmes Kushtetutës në fuqi është gjithmonë e hendikepuar për shkak të përfaqësimit të pakicave si kategori Kushtetuese.

Kështu 20 vende të rezervuara në Parlamentin e Kosovës u janë garantuar deputetëve të komunitetëve Serbë dhe pakicave tjera Romë, Ashkali, Egjiptian, Turq dhe komunitetet Boshnjake. Për shkak të kësaj autonomie në përfaqësimin e tyre në Parlamentin e Kosovës dhe në mekanizmat tjerë qeverisës sahere që vjen koha për të zgjedhur institucionet e reja, disa nene të Kushtetutës janë bërë pengesë serioze për sigurimin e votave të mjaftueshme të deputetëve për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Republika e Kosovës si Shtet Sujgenerisë me Kushtetutën në fuqi përkatësisht në disa nene të saj po paraqet vështirësi teknike dhe juridike dhe proceduriale për zgjedhjen e Presidentit. Kësaj situate po i ndihmojnë edhe partitë politike, të pa kënaqura me numrin e përfaqësuësve (të deputetëve në Parlament) të cilat po thirren në nenet e Kushtetutës në fuqi duke bërë opstrukcione me rastin e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Nëse Kushtetuta e Republikës së Kosovës konstaton – obligon deputetët që me rastin e zgjedhjes së Presidentit të vendit kanë obligime Kushtetuese të qëndrojnë në mbledhje, atëherë kjo nuk don koment. Në këtë rast çdo deputet apo grup parlamentar i partive politike të cilët nuk marrinë pjesë në mbledhjen e Parlamentit me rastin e zgjedhjes së Presidentit bëjnë veprime antikushtetues. Kjo do të thotë se këta deputet në bazë të nenëve dhe normave Kushtetuese humbin kredibilitetin dhe mandatin e deputetit përkatësisht të përfaqësuesit të popullit.

Kjo normë juridike duhet të trajtohet që në fillim të mbledhjes së Parlamentit me rastin e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të vendit. Kjo do të thotë se ata deputet të cilët veprojnë kundër normave Kushtetuese vota e tyre qoftë pro ose kundër nuk duhet të numërohet fare. Kjo duhet të jetë pikënisja e procedurave për zgjedhjen Presidentit të vendit, në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë, hilet dhe bllokadat. Asnjë vend në botë nuk ka hartuar Kushtetutë e cila paraqet probleme dhe vështirësi të caktuara në formimin e institucioneve siç është Kushtetuta e Kosovës.

Shtetet me demokraci më të avancuara pothuajse asnjëherë nuk janë ballafaquar me këso problemesh juridike dhe Kushtetuese të cilat Kosovës po ja lidhin të dy këmbët. Po theksojmë në fund se çdo veprim me prapavijë i partive politike përkatësisht i grupëve Parlamentare të cilat paraqesin pengesë dhe bllokadë në formimin e institucioneve të shtetit nuk i’a dojnë të miren vendit, por do të gjykohen dhe dënohen nga populli, dhe do të mbahen në mend në kohën që po jetojmë dhe do të mbesin në faqen e zezë të rrjedhave historike të Parlamentarizmit dhe Demokracisë në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat