Kryq fletës së votimit, kryqëzo politikën e vjetër, ose neverite, bojkoto

Opinione

Kryq fletës së votimit, kryqëzo politikën e vjetër, ose neverite, bojkoto

Nga: Ilir Vata Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:48
Ilir Vata

Asnjë luftë, asnjë e keqe, asnjë fatkeqësi nuk ka qenë më i kombshëm se komunizmi në Shqipëri, sepse vrau dhe zhduku cdo vlerë të trashëguar, pronë intelektuale dhe ajo materiale, traditën, vistutin, kulturën, rite, zakonet, madje përdhosi dhe vetë Zotin, duke na hequr të drejtën shpirtërore të lutemi dhe ti shprehim besnikërinë tonë ati lart në qiell.

Njerëzit filluan të luteshin tinëzash, në flisnin me zë të ultë, të kishin fikë nga njëri-tjetri, të trembeshin e të ndiheshin të zhveshur nga çdo gjë madje dhe nga shpirti.

E zhveshi njeriun nga cilësi e mirë, e varfëroi, përndoqi, e tmerroi dhe i ngjalli frikën si mundësi për të jetuar, dhe të gjithë ata që e kundërshtonin i dëbonte, internonte, burgoste dhe pushkatonte, dhe panorama është një mal me varre dhe një mal me dhimbje e vuajtje.

Edhe sot, plagët janë të hapura edhe se kanë kaluar 30 vite nga rënia e diktaturës, sepse politika e ardhur nga regjimi ndërroi pelerinë, por jo mënyrën dhe zakonet e të bërit politikë me metodën e vjetër.

Politika pos-diktaturë e ardhur nga e shkuara ka shaluar dhe shalon mbi dhimbjen tonë, vuajtjet dhe përpëlitmëni, ngulur me thonj pas jetës dhe në vrapin e saj drejt pushteti është bërë më e zezë, më e ndotur më e padurueshme se regjimi që lamë pas.

Ne lirinë pa fund ne turremi drejt të mirave, mirëqenies, por para nesh ata që kanë për detyrë të na i shpërndajnë të mirat, na i vjedhin, e kështu vit pas viti, kaluam 3 dekada, mosha e trazicioni po barazohet me moshën e diktaturës dhe më të varfër dhe më të pashpresë.

Në lirinë pa fund, kur askush nuk kujdeset për të drejtat, humbëm drejtësinë, meritokracinë, pronën të drejtat e ligjshmë sepse askush nuk kujdeset për qytetarët, por i përdorin ata si mjet për të qenë më të pushtetshëm duke i shndërruar në mashë politike.

Drejtësia e munguar në një padrejtësi të madhe, tregon se demokracia është larg, pushteti është në duart e mëkatarëve dhe ata janë të kudogjendur, në çdo subjekt politik, madje edhe të djathtën e kanë privatizuar me ndihmën e diktatorit duke i bërë paritë shoqëri me orta dhe jo mundësi ku njërëzit të japin ide për një zhvillim më të mirë.

Tri dekada në trazicion, një histori e paprecedent në vendet ish komuniste, ku trazicioni bëhet mënyrë qeverisje dhe jo një urë e kalimit nga diktatura në demokraci.

Askush nuk u dënua për krimet e shënuara në diktaturë, transparenca s’u bë kurrë, persekutori sot është më i pushtetshëm se dje, ndërsa viktimat e komunizmit të përjashtuar, pa përfaqësuar, pa status, pa integrim, pa të ardhme dhe në emër të tyre flet persekutori.

Një melodramë që shfaqet çdo ditë, dhe vazhdon pa mbarim sa askush nuk e se kupton, jemi në demokraci apo në diktaturë. E njëjta skenë, që përsërite e përsërite, ndërsa përjetësia e pushteti të së keqes vazhdon e ushqehet me fatkeqësinë, vuajtjen dhe përpëlitjen e njerëzve për jetën.

30 vite, vetë subjektet politike të vetëdeklaruar të djathtë i përçanë të përndjekurit, i ndanë, i rrahën, i lanë pa dëmshpërblim, i përzunë nga politika dhe madje ua caktuan 1/3 që u takonte me ligj ndërsa persekutorë u dëmshpërblyen 50 dollarë, kur viktima vetëm 17.5 dollarë.

Sot, persekutori flet në emër të përndjekurve, vrasësi, mëkatari hajduti flasin për demokraci ndërsa drejtësia është bërë memece dhe kontrollohet nga ish- persekutorët që dhanë dënime për ta.

Dhe ja ku jemi, ku me pafytyrësi kërkojnë votë e të përndjekurve, pronarëve pas 30 vitesh padrejtësi dhe 45 vitesh persekutim, por jo më, të përndjekurit i bashkohen shumicës së shqiptarëve i bojkotojnë zgjedhjet duke i neveritur, dhe guximtarët që shkojnë të votojnë i vënë kryq fletës së votimit, duke e kryqëzuar politikën e vjetër.

Partia e të Drejtave të Muhuara, PDM nuk është në zgjedhje, sepse është partia me e varfër në Shqipëri si vetë të përndjekurit, por do shënojmë me votë duke ndëshkuar politikën e vjetër.

Ne që na bashkon vuajtja, dhimbja, ne që s’kemi varre për të afërmit, s’kemi mundësi të hedhim lule në varret e tyre, ne që na u mohuan të drejta në dy kohë në diktaturë dhe post saj, do bëhemi bashkë për ta ndëshkuar gangrenën e vjetër duke i kryqëzuar dhe bojkotuar ata.

Jo më vota, për ata që na vjedhin të mirat, atyre që qëndruan në pushte me vota tona, atyre që na përdorën dhimbjen dhe na vodhën dhe vuajtjen për të garantuar pushtetin e tyre, jo dhe jo vota nga ne.

Do ti kryqëzojmë, do ti neveritim. Mendo se çfarë hoqe në diktaturë dhe post saj nga ata që të përndoqën dhe persekutuan. Si të duket kur sheh persekutorin të krekoset, i kollarisur, me vila dhe vaska floriri? Si të duket ai që të futi në burg kur e sheh në parlament, po ai persekutori që flet në emirin tënd, a nuk ta rrëqeth mishin. Si të duket kur vrasi i të afërmeve merr pension të veçantë dhe është i dekoruar, ndërsa gjyshin, babain e ke pa varr?!

Një komb që harron të shkuarën është i prirur të bjerë në diktaturë, prandaj reago sot, para se të jetë vonë, kryqëzoje politikën e vjetër, vej kryq fletës së votimit, ose neverite mos shko në votime, bashkohu me shumicës e shqiptarëve që e kanë braktisur këtë llojë politike që është zgjatimi i regjimit komunist.

Shqipëria është një komb i papajtuar, dhe politika e vjetër e përdor këtë për të ndërsyer njerëzit kundër njëri-tjetri që të garantojë përjetësinë e pushtet gjysmëkomunis.

E ardhmja fletë për të djathtën reale, për antikomunistë, dhe nuk do të ketë demokraci pa përfaqësimin në pushtet të klasës së përmbysur nga diktatura, dhe jemi pikërisht në kohë për t’u bërë përfaqësues politik duke i dhënë fund trazicionit dhe dhënë kuptim vetë demokracisë. Ne nuk reshtim, vuajtja dhe dhimbja nuk na lënë të qetë, do tregojmë se kush jemi, prandaj vepro, ndëshkojë me votë.

Edhe nëse të ka mbetur aq pak fuqi, dhe se je i shtrirë për vdekje, ngrihu dhe ndëshko me votë. Ne nuk hamerrmi dhe i falëm persekutoret, por ata nuk janë ne, hakmerren si më parë, prandaj ngrihu dhe ndëshko me votë, vejë kryq fletës së votimit, politikës së vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat