Fjalori denigrues, si synim i hapur për linçim politik?!

Opinione

Fjalori denigrues, si synim i hapur për linçim politik?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 23 mars 2021 Në ora: 21:35
Skënder Mulliqi

Njerëzit dallojnë nga njeri- tjetri si nga pamja e jashtme, ashtu  edhe nga brendia shpirtërore. Por, kjo nuk donë të thotë së dikush vlen më shumë së tjetri. Nëse dikush fol keq  për tjerët siç është ky ves moti, e tash po theksohet edhe më shumë , sigurisht së kjo nuk ndikon mirë të personi i apostrofuar, është prekje në dinjitet. Njerëzit kategorizohen, por kjo nuk i jep askujt të drejtë ta ofendon tjetrin mbi bazat e pamjes apo edhe mençurisë. Nëse e kemi “gjak” dike siç thuhet në të folmen e zakonshme, nuk na jep të drejtë ta diskriminojmë dhe as ta armiqësojmë . Kjo armiqësi dhe kjo urrejtje karshi tjerëve mund të jetë individuale dhe grupore.

Më së shumti këto vese apo dukuri janë duke  u shfaqur në rrjete të ndryshme sociale, ku po ndeshemi më një gjuhë të vrazhdët dhe ofenduese, duke prekur rëndë  në dinjitetin njerëzor. Madje, përmes këtij fjalori denigrues ,po kemi edhe kërcënime , të cilat vetëm sa e acarojnë situatën ndër njerëzore edhe më tepër. Kjo nuk është e mirë së reflekton keq edhe në shoqëri, duke u bërë normë e sjelljes. Tema e ofendimit dhe  te urrejtjes po bëhen tema te rëndësishme në jetën shoqërore dhe politike të Kosovës. Madje, këtu po shohim synime të hapura për linçime politike, deri të kërcënimet e formës fizike. Pasojat e një gjuhe të tillë, edhe po I shohim në jetën tonë politike.

Dikush lartë në pushtet po ndihet më i privilegjuar kur bëhet fjalë për përdorimin e gjuhës denigruese, të gjuhës fyese dhe nënçmuese karshi rivalit politik. Kjo fletë për mungesën e duhur të emancipimit të një populli. Pasojat e kësaj gjuhe mund të jenë të rënda, deri të konflikti i hapur fizik.

Një gjuhë të tillë e pamë kohën e fundit karshi Albin Kurtit, të cilin tabori i kundërt politik, po përdorë gjuhë të vrazhdët , gjuhë linçuese, jo argumentuese. Këtë gjuhë garda e vjetër, duhet ta heqin nga fjalori, nëse dëshirojnë tu mbetet sado pak nder dhe moral politik. Porositë e tilla politike mund të bëhen të rrezikshme për shtet. As një fëmijë të vogël nuk ka mundësi njeriu sot, ta heshtë më gjuhën e forcës. Njeriu duhet të kritikohet për punë të mira apo të këqija, e jo  të kritikohet mbi baza të përkatësisë partiake apo ideologjike. Ata të cilët po përdorin këtë gjuhë nuk janë të pakët sot, në Kosovë. Kjo gjuhë është praktikë e diskriminimit apo hedhjes jashtë lojës politike të tjetrit, më metoda përjashtuese . Kurti i mundi kundërshtarët politik në fushën e mejdanit, më votën e lirë të sovranit, dhe prandaj ata, në kuvend duhet të bëjnë opozitarizëm parimor, e jo të organizojnë tubime më gazetarë të karakterit linçues, siç ndodhi para rrënjës së Qeverisë Kurti 1.

Porositë e një fjalimi duhet mos të përmbajnë gjuhën e urrejtjes, por të kritikës së bazuar më shumë argumente. Nuk ka mundësi të izolimit, të përçmimit dhe diskriminimit të asnjë personi  më forcë. Sikur po jetojmë  në një shoqëri ku krejt është bërë normale të përdorim gjuhën, jashtë normave të kodeksit moral.

Në një shoqëri të tillë mund të rrezikohen të gjithë qytetarët dhe mbarë shoqëria. Mandej, fjalimet më tone kërcënuese, mund të sjellin gjendje emocionuese, gjendje psikologjike e sociale më pasoja .Kjo mund të reflekton keq edhe brenda familjes p.sh, të fëmijët. Ndodhë që njerëzit e tillë apo grupet e ndryshme edhe mos të janë të vetëdijshëm për një fjalor të tillë fyes, dhe kërcënues karshi palës tjetër. Edhe nga ky kontest duhet shikuar izolimin gjithnjë e më të madh të njerëzve, në familje, duke kërkuar vend të sigurt, madje duke i ndërruar jo rrallë  edhe vendbanimet .Kjo formë e diskriminimit të tjetrit, nuk ishte dashur të ndodhë, kur kemi mjaftë probleme tjera të jetës.

Secili fjalor i përdorur, e më këtë rast edhe fjalori politik ka ndikimin e fuqishëm në marrëdhëniet sociale, në bashkëpunimin profesional, në marrëdhëniet shoqërore politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat