Kush po vjedh në Trepçë?

Opinione

Kush po vjedh në Trepçë?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 25 mars 2021 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Para një viti, disa protestues bllokuan për disa minuta rrugën, duke pamundësuar kështu qarkullimin e automjeteve nga drejtimi i Prishtinës dhe Stantërgut për në qendër të qytetit të Mitrovicës.

Krejt kjo kishte ardhur si pasojë nga pakënaqësitë e tyre me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje. Krejt kjo ka ndodhur me ndërmarrjen Trepça në Mitrovicë.

Protestuesit atë kohë u ankuan se kishin mbetur jashtë listave të të pranuarve për shkak të dallavereve dhe pasi nuk kishin krah të fortë, ndërsa kërkuan shkarkimin e drejtorit, bordit dhe anulimin e konkursit.

Këto ishin indikacionet e para, edhe pse përflitej, se në Trepçë po zihet dallavere e madhe. Pikërisht punësimet e militantëve, të tyre është hapi për të mbuluar dallaveret që bëhen aty. Përpos shumë dallavere që bëhen, së fundi doli në pah vjedhja e koncentratit, që vazhdon të vihet qysh në peshore; ku peshohet koncentrati i plumbit dhe zinkut kishte matur sasi më të vogël sesa që ishte e ngarkuar në maune.

Peshorja, e cila gjendet në Stan Tërg të Mitrovicës, kishte matur diku rreth 340 kilogramë më pak të ngarkesës apo kthyer në vlerën monetaret diku rreth 500 dollarë amerikanë në një maune. Pra, për çdo maune vidhen 500 dollarë, e organizuar nga një strukturë nga drena, pa përjashtuar mundësinë që të ketë lidhje edhe nga jashtë, kryesisht nga politika.

Nuk është e mundur që tërë kjo skemë të jetë organizuar nga dy apo tre persona, e tërë kjo skemë ka të përfshirë shumë njerëz, pasi bëhet fjalë për shumë të madhe ta parave.

Fatkeqësisht më e madhe qëndron në faktin: edhe përkundër që kjo gjë doli në pah, edhe mund të ketë njerëz që do të arrestohen, me sistemin e kalbur të drejtësisë nuk pritet të ketë dënim të merituar.

Pikërisht se sistemi është i kapur dhe i kalbur njerëzit nuk kanë prit për të bërë komplote të tilla, e dinë se edhe po u zunë në vepër s’do të dënohen.

Kjo është fatkeqësia më e madhe që ka kapluar këtë vend. Tanimë, qeveria e re ka shumë punë për para, por ndër më kryesorët është Vetting në sistemin e drejtësisë, një sistem që ka prodhuar padrejtësi.

Hajnia e zbuluar në Trepçë është vetëm maja e Ajsbergut në hajninë e madhe që zhvillohet në atë ndërmarrje, e cila duhet të ishte forca kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Nuk është Trepça e para ndërmarrje e kapur, është ne mesin e të gjithë ndërmarrjeve të mëdha të kapura e të vjedhura, e të cilat në vend të jenë lokomotiva e zhvillimit ekonomik, janë shndërruar në model të shkatërrimit të ekonomisë, e përcjellur edhe tek populli varfërinë.

Realisht, ky rast sa shqetësues, aq edhe i pritur, dëshmon më së miri nevojën e madhe për reformat ë mëdha në të gjitha segmentet e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat