Lutfi Haziri një strateg “ushtarak” paska kërku të hjekë ushtrinë nga Anamorava

Opinione

Lutfi Haziri një strateg “ushtarak” paska kërku të hjekë ushtrinë nga Anamorava

Nga: Drizan Shala Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:36
Drizan Shala

Pas lajmit të djeshëm që FSK-ja merre në posedim një hapësirë në Komunën e Mitrovicës për të ngrite një poligon për stërvitje, dhe menjëherë pas disa orëve Kryetari i Komunes së Gjilanit paska kërkuar që nga qyteti i Gjilanit t’i largohet Regjimenti i FSK-së, i dislokuar atje.

Pra bazuar në strategjinë e Mbrojtës së Republikës se Kosovës, FSK ka mandate për mbrojtjen e Sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës. Bazuar në ketë strategji, dhe në vlerësimet e eksperteve të FSK-se, ne bashkëpunim të plote edhe me partnerët tanë strategjik, shpërndarja e njësive të FSK-së, në tërë territorin e Kosovës, është bërë që në tërësi të mbulohet territori, dhe që operacionaliteti i tyre për mbrojte të meritorit të jete në përputhshmëri të plote për nevojat ushtarake të tyre.

Kjo është aq e qartë si dielli me rrezet e tija të arta.

Nëse rikthehemi në retrospektive qyteti i Gjilanit, që nga 1945 por edhe në kohen e Mbretërisë Serbe edhe asaj Otamane, ka pasur njësi ushtarake të dislokuara në Anamorave. Pra njëjtë, me një dallim te madhe, që sot FSK-ja është Ushtria e Kosovës e ata ishin Ushtri Okupuese.

Të kërkohet largimi i FSK nga Anamorava dhe të mbetet i gjithë ky territor pa mbrojte, ku në afërsi aq të vogël është kufiri me shtetin jo mik, duke kujtuar kryetarit z. Hazirit rastet e fundit me hyrjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës (fshatin Karaçevë) dhe thirrjet e tij, aq të habitshme e sa të palogjikshme e mos të them edhe më shumë tjetër të nënkuptuar.

Çdo kryetar komune, në çdo situatë emergjente, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar është numri 1 që duhet të udhëheqë me situatat, pra ai të kërkojë të mos ketë ushtri në atë pjese vërtetë përpos tjerave është edhe fyrje për qytetaret e Anamoraves, duke kujtuar historinë e asaj ane, dhe asaj çfarë kanë bërë për lirin, duke ia rikujtuar betejat e Mulla Idriz Gjilanit, duke ia rikujtuar natën e bartalemeut, ku brenda një nate serbët vranë 8000 burra të kësaj ane.

A duhet të Kryeministri i Kosovës z.Kurti, të merret me ketë deklaratë të ketij njeriu?

Çka është duke ju penguar FSK-ja në Gjilan z.Hazirit?

Përpos aspaktit kurcial të mbrojtjes, qëndrimi i një Regjiment atje, ka edhe leverdinë e vete ekonomike. Ata djem dhe vajza me uniformat e shenjta të Ushtrisë sonë, japin bukurin rrugëve të Anamoravës, ata shpenzojnë parat nga pagat e tyre në atë pjesë.

dhe urojë shume që një dite mos të dëgjojmë Kryetarin e Gjilanit, “patriotin e bashkimit të Luginës”, të kërkon që edhe Policia e Kosovës edhe Policia Kufitare të mos ketë nevojë qëndrim ne Anamorave.

Lutfi Haziri, shko pi kafe në Karaçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat