Gëzuar, Vjosa!

Opinione

Gëzuar, Vjosa!

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 5 prill 2021 Në ora: 10:04
Vjosa Osmani

Që nga mbrëmja e djeshme (04.04.2021) kur Vjosa Osmani-Sadriu mori postin e kryetares (presidentes) së vendit, nëpër portale e rrjete të ndryshme sociale kanë vërshuar urime të panumërta (që janë edhe normale) si dhe analiza e krahasime nga më të ndryshme: dikush thotë se kjo është femra e dytë në historinë e shtetit të Kosovës që ulet në postin më të lartë politik të vendit.

Deri në këtë pikë ky konstatim është edhe i vërtetë. Por, të bëhet barazimi në mes presidentes së sotme të vendit (Vjosës) dhe asaj të dikurshmes (Atifetes) nuk është as e qëlluar dhe as e qëndruar. Dhe atë për faktin se zgjedhjet e tyre në postin më të lartë politik të vendit ishte bërë në forma dhe rrethana krejt të tjera nga njëra-tjetra, që dallojnë si nata me ditën.

Atifetja (Jahjaga) ishte zgjedhur (ju kishte dhuruar posti i presidentes së vendit, edhepse realisht atë post nuk e kishte merituar dhe as ëndërruar. Ndërkaq, zonja Vjosa (Osmani) në postin e presidentes së vendit është zgjedhur në mënyre krejt të rregulltë dhe meritore.

Atifetja (Jahjaga) kishte dalur nga zarfi i gjepit të ambasadorit të atëherëshëm amerikan (Dell), pa asnjë ditë në politikë, ndërkaq Vjosa (Osmani) vjen në postin e të parës së vendit në mënyrën më të mirë të mundshme, me votën e popullit.

Andaj, ju lutem të gjithëve mos bëni krahasime që nuk shkojnë: Atifetja (Jahjaga) në postin e së parës së vendit kishte ardhur në mënyrë pa meritore dhe vizavi kësaj ishte vetëm një kukull që bënte rolin e të parës së vendit, ndërkaq Vjosa (Osmani) ka ardhur në postin e të parës së vendit vetëm e vetëm për meritat dhe angazhimet e saj për të mirën e vendit.

Andaj Vjosës duhet uruar postin e merituar duke shpresuar se postin e fituar do ta ushtrojë në mënyrën më të mirë të mundshëm për të mirën dhe prosperitetin e vendit!
Gëzuar, Vjosa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat