Këta që e kanë vënë në shënjestër të kritikave kryeministrin Kurti, duhet t'i kenë parasysh dy fakte

Opinione

Këta që e kanë vënë në shënjestër të kritikave kryeministrin Kurti, duhet t'i kenë parasysh dy fakte

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:19
Adem Bytyçi

Nuk e shoh të arsyeshme të ndalem në pasojat shëndetësore të virusit Covid-19, sepse tani më nuk ka njerëz të mos jenë në dijeni për këtë.

Kuptohet mënyra më adekuate dhe efikase për t'u mbrojtur nga një e keqe kaq vdekjeprurëse është vaksinimi i popullatës.

Sigurimi i vaksinave për shtetet e vogla dhe të varfëra nuk duket të jetë edhe aq proces i lehtë.

Kosova, vendi ynë me gjithë përpjekjet e qeverisë së kaluar dhe qeverisë aktuale ka arrit të sigurojë një numër simbolik të vaksinave për vaksinimin e një numri të vogël të qytetarëve tanë.

Edhe këtu në Gjermani, një vend ekonomikisht i zhvilluar, me një sistem modern të shëndetësisë, në të cilin vend thuajse për herë të parë është zbuluar dhe fillojë prodhimi i vaksinës anti-covid, ende gjendet në hapat e parë të vaksinimit të popullatës.

Madje masat e izolimit dhe ndalimit të qarkullimit deri edhe në atë policore janë shumë më të ashpra dhe më me kohëzgjatje se sa në Kosovë.

Gastronomia nuk zhvillon veprimtari, shitoret thuajse janë të gjitha të mbyllura me përjashtim ato të artikujve ushqimor.

Ajo që tani më e kanë kuptuar të gjithë qytetarët e të gjitha shteteve e vetmja mundësi përveç vaksinimit për t'u mbrojtur nga Covid-19, janë masat e izolimit dhe masat tjera profilaktike ndër të cilat edhe kufizimi i qarkullimit.

Qeveria Kurti, këto ditë mori disa masa të ndalim qarkullimit dhe mbylljen e lokaleve të gastronomisë dhe lokaleve tjera afariste.

Është e tmerrshme kur dëgjon gazetarë, dhe kundërshtarë politikë të Kryeministrit Kurti, ta akuzonin kryeministrin për masa që kufizojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe zhvillimin e disa veprimtarive afariste në këtë periudhë kur virusi Covid-19, po merr jetë të qytetarëve tanë pamëshirë.

Këta që e kanë vënë në shënjestër të kritikave Kryeministrin Kurti, për zbatimin e këtyre masave duhet t'i kenë parasysh dy fakte:

1. Kryeministri Kurti, nuk i ka ndërmarr këto masa për ndonjë interes personal, por për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga një virus, i cili deri më tani ka marrë shumë jetë të qytetarëve tanë të të gjitha moshave dhe

2. Asnjë ngecje ekonomike apo kufizim i të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë në një kohë kurë jeta e tyre është e kanosur nga një vdekje e sigurt, nuk e arsyeton humbjen e jetës së qytetarëve tanë , nuk ka asgjë më të shtrenjtë se jeta, çdo humbje herët a vonë në këtë apo në atë mënyrë mund të kompensohet, me përjashtim të jetës së njeriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat