Shqipëria më 25 prill po rrezikohet me luftë qytetare!

Opinione

Shqipëria më 25 prill po rrezikohet me luftë qytetare!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:05
Muhamet Kelmendi

Zgjedhjet po vijnë. Kanë mbetur edhe disa ditë deri kur populli shqiptar do të voton për pushtetin në Shqipëri. Këtu dhe për këto zgedhje janë zgjuar dhe kanë dalur nga varret shumë njerëz që japin mendime dhe ka të tillë që po kërkojnë edhe konflikte. Veç tyre, kemi Serbinë, në njëren anë dhe nga ana tjetër, është Greqia, që janë dalur në sipërfaqe me mendime të ndryshme për zgjedhje. Greqia në pozita gjoja asnjëese dhe shteti serb në thirrje se kush është për Shqipërinë e "madhe". Në këtë kuadër është edhe një piun i rrezikshëm i shtetit serb, Baton Haxhiu, që ka dalur në skenën politike shqiptare, lidhur me zgjedhjet. Edhe pse këtë njëri, nëse jo në Shqipëri, në Kosovë, është shumë i njohur dhe askush nuk mbështetet në ideologjine e tij antiunitetit, në Shqipëri po dëgjohet ende. Baton Haxhiu ka gjetur Shqipërinë, me urdheërin e Beogradit serbomadh, si vend që atë nuk e njeh mirë, ndonëse duhet të njohin, dhe nga atje dhe atje po ndikon dukshëm në drejtim të një politike konfliktuoze dhe të dëmshme në zgjedhje.

Tash ne dëgjuam një deklaratë të kriminelit Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri. Ai doli dhe bëri thirrje: " Në Shqipëri duhet bërë punë që pushteti mos të kalon në PDSH të Lulzim Basha, sepse kjo parti dhe ky politikan janë për Shqipërinë e "madhe". Deklarata e tillë drejtohet jo në drejtim të asaj se ky kriminel nuk e din se ku qëndron e ardhmja e shqiptarëve. Por, e dëmshmja është besimi te shqiptarët se tek Sali Berisha si udhëheqës shpirtëror dhe de-fakto i pushtetit në PDSH, na qenka për një Shqipëri të "madhe". Me thirrjen e tillë doli krimineli më viç se viçat. Krimineli serbomadh Vuçiç mendon se shqiptarët nuk e njohin PDSH dhe Lulzim Bashen! Beogradi beson se ne (shqiptarët) nuk e dim se çfarë detyre kishte Luli gjatë pushtetit të UNMIK-të në Kosovë! Apo ndoshta Beogradi mendon se nuk e din ne shqiptarët se për cilen politikë është Sali Berisha dhe çfarë bëri në vitet e 90-ta! Përkundrazi! Shqiptarët e njohin shumë mirë këtë parti dhe e dinë se ku dhe për çka është në fakt Sali Berisha me çunin e lales Lulzim Bashen kryetar.

Në fakt këta njihen edhe nga ne. Ne e dim qëndrimin e tij. Shqiptarët e dinë se Lulzim Basha ishte tubues i faktëve për UNMIK në Kosovë kundër UÇK-së. Dhe, këto shteti kriminal serb i dinë. Serbia dëshiron me të madhe që PDSH të fiton. Me atë e ka më lehtë për të zhvilluar politiken e vetë serbomadhe. Kjo edhe për faktin se Bashen e ka në dorë dhe në çfarëdo situate mund të i përdori të dhënat e UNMIK-të kundër Lulit dhe kështu ta futi nën kontroll. Dihet se Baton Haxhiu e dinë këtë qëllim dhe këtë pretendim. Por, ai është i caktuar jo në mbrojtje të PSSH dhe të Edi Ramës kundruall PDSH dhe Sali Berishes e Ilir Metes, por është aty për të thelluar hendekun midis pozitës dhe opozitës dhe kështu edhe të krijoi lëvizje të çrregullta dhe konfliktuoze, ndoshta edhe vëllavrasëse.

Thirrjet e Ilir Metes se " do të shohim me daten 25 se si do të eci gjendja në Shqipëri...Unë jam këtu për të mbrojtur veten (shih fitoren e opozitës) dhe për atë garantoj unë, si President i shtetit". Deklaratat e tilla të Ilir Metes dhe puna e Baton Haxhiut shkojnë në një rrugë, në rrugën e konflikteve fizike dhe luftarake. Këta, edhe pse ndoshta pa marrëveshje, janë në një vijë, në atë të konflikteve midis partive politike dhe njerëzëve. Kësaj rruge po i frynë me të madhe Sali Berisha. Sali Berisha po bënë thirrje, po akuzon dhe po ofendon pa kufi PS dhe pushtetin në pozitë. Ky njeri e ka humbur logjiken dhe ka dalur në sulm frontal. Prapa nuk është as Edi Rama me përqeshje të ashpëra politike. Kjo veprimtari duhet të ndalet! Shqipërisë i duhet qetësi absolute dhe një pushtet që del nga votat që mbështet në vullneti real të votueseve. Çdo ndikim, përqeshje, thirrje për konflikte, si dhe organizim ilegak, duhet të ndalet. Ato janë shumë të dëmshme. Asnjë presion nuk duhet lejuar. Dhe, kush fiton, duhet të fitoj vetëm me vota, pa konflikte. Për atë kërkohet të luftohen forcat e errëta dhe të dëmshme nga jashtë dhe brenda. Këtu e kam fjalen për Baton Haxhiun, gazetarin e Klan Shqipërisë, z. Cipa dhe shume fevzija e cipa tjerë.

Shqiptarët kanë mjaftë përgatitje dhe të kaluar historike. Ata e dinë se çdo konflikt, vrasje dhe trazira e dëmton Shqipërinë Nuk ka gjë më të rëndësishme se jeta e çdo qytetari dhe natyrisht vendi i kombit shqiptar kërkon paqe dhe respekt. Luftën qytetare e kemi parë në vitin 1997. Atëherë ranë mbi 3 mijë shqiptare. Këtë nuk duhet lejuar. E ky pikësynim realizohet me qetësi dhe me respektim të çdo force, anë a krahu politike, pa përdorim të forcës dhe me respektim të ligjeve në vend. Konfliktet janë vdekjeprurëse për kombin. Vetëm vota e lirë dhe pa gjakderdhje le të vendos në Shqipëri. Pse, pra, konflikte? Mjaftë më! Populli duhet të vendos i vetëm dhe në liri absolute.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat