Rizgjedhja e Ramës do ta stabilizoi boshtin Tiranë, Ankara, Beograd!

Opinione

Rizgjedhja e Ramës do ta stabilizoi boshtin Tiranë, Ankara, Beograd!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 prill 2021 Në ora: 10:51
Sherif Ramabaja

Rama e mbajti premtimin, nëse fiton më pak se 70 mandate do ta dorëzoi pushtetin.

Këtë premtim nuk e dha se është njeri i fjalës, po autokratët dhe diktatorët i bëjnë llogaritë e sakta.

Të gjith e dinin se Rama e ka armën  rezervë, e ajo ishte paraja e krimit të organizuar.

Nuk ka nevojë të thellohesh duke bërë analiza dhe hulumtime, mjafton shembulli i Erdoganit i cili po sundon në Turqi me decenie.

Shembulli tjetër konkret është kryetari racist i Serbisë Vuçic, i cili po ashtu do të sundoi në Serbi derisa vetë t´i mbushet mendja ta dorëzoi pushtetin.

Shqiptarëve kryesisht u intereson Shqipëria si shtet amë për të ecur përpara dhe për t´u zhvilluar, po kur e ke një person të tillë i cili ishte shtirë me pikëpamje perëndimore dhe u shndërrua në autokrat dhe diktator mbetesh pa fjalë.

Siç po konstatohet tash, Rama gjatë tërë kohës sa ishte në pushtet ska bërë tjetër, përpos që ka thur plane se si ta forcoi pozitën e vetë, t´i largoi të aftit nga rruga dhe t´i sjell servilët në poste.

Shembull për plane të tilla kishte Erdoganin dhe Vuçiqn i cili ka shkuar hapave të tyre, po ky edhe ua kishte tejkaluar sepse opozitën e kishte larguar nga parlamenti, gjë të cilën nuk e kishin bërë asjnëri nga mentorët e tij.

Sot kur jemi këtu ku jemi, shqiptarët nuk kanë se çbëjnë tjetër sepse shumëkush thot se nuk meritojnë fat më të mirë, u duhet t´i bartin pasojat e një diktature të tillë të cilën me dëshirë e zgjodhën

Koha e revolucioneve ka ikur. Shqipëria si vendi më i varfur në Evropë me një autokrat të tillë, nuk ka gjasa të dal nga mjerimi dhe tragjedia e filluar. Ikjet nga Shqipëria do vazhdojnë tutje.

Kryeministrit të rizgjedhur Rama, si mbetet tjetër përpos ta vazhdoi misionin e tij duke vazhuar me miqtë e vetëm të tij Vuçiqin dhe Erdoganin si dhe një grusht të vogël marksistë - leninistë të Kosovës, të cilët e vizituan Shqipërinë për t´ia dhënë votën.

Misioni i Ramës mbetet Minishengeni, po pengesë i mbetet Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë, sepse Luginën as që e llogaritë dot.

Rama tash e tutje nuk duhet të brengoset për pushtetin : Rënja e tij mund të llogaritet vetëm me atë të Erdoganit dhe Vuçiqit, pra kjo do të zgjas po do të jetë një rënje e përbashkët.

Deri atëherë ka kohë, sepse shqiptarët ende nuk janë të gatshëm për ndryshime demokratike .

Diktatura enveriste si diktaturë më e egër në Evropë ka lënë gjurmë mbi ta, sepse viktimat mishërohen me diktaturën, duke pasur mëshirë për diktatorin.

Ndryshimi u duket se u sjell fatkeqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat