Vlora Çitaku, shkop në duart e Ramës dhe Thaçit për të goditur Albinin dhe Vjosën

Opinione

Vlora Çitaku, shkop në duart e Ramës dhe Thaçit për të goditur Albinin dhe Vjosën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 maj 2021 Në ora: 17:06
Vlora Çitaku, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Po përflitet, Vlora Çitaku ministre e jashtme në qeverinë Rama 3. Kjo përflitje mediatike ka shumë gjasa që të jetë realitet, kështu edhe të ndodhi. Sapo u dha ky lajm nga një gazetar në Shqipëri, pothuajse të gjithë opinionistët, analistët, njerëzit që merren me politikë, të gjithë e “pranuan” pa asnjë çudi të vetme. Kur lajmet nuk shkaktojnë befasi të madhe, jo për faktin se edhe një shqiptar nga Kosova ishte ministër i jashtëm, mirëpo emrin e Vlorës nuk e pritën befasi.

Kjo shpjegohet përmes dy gjërave: së pari letra e Hashimit, ku e ftonte z.Rama të “kujdeset për Kosovën”, me Vlorën si produkt i Hashimit çohet në fund “amaneti” dhe së dyti, përmes Vlora Çitakut, një anëtare e PDK-së, Edi Rama i kundërvihet Albinit dhe Vjosës në Kosovë. Këto dy shkaqe kryesore, janë ato që më së shumti e kanë “ legjitimuar” lajmin për Vlorën, si ministre të jashtme.

Edhe më shumë për të “konfirmuar” një gjë të tillë, vet Vlora Çitaku gjatë ditës së sotme postoi foto nga Shqipëria. Edi Rama, ministrat nga Kosova i përdor si mashë për të sulmuar kundërshtarët e tij në Prishtinë, të gjithë ata që nuk pajtohen me te. Njësoj si me Gent Cakaj, i cili nuk u emërua se ishte ndonjë diplomat i dalluar, por ishte në linjë me politikën e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për ndarje të Kosovës. Emërimi i mundshëm, me shumë gjasa edhe i pritshëm i Vlorës në krye të diplomacisë shqiptare, nuk është rezultat i aftësisë së madhe të vet Vlorës, ka të bëjë me goditjen ndaj Albinit dhe Vjosës, krejtësisht kjo në favor të shfryrjes së mllefit të Hashimit, të cilët e dërguan politikisht në pension qysh në 2017, ku PDK pësoi humbje edhe pse arriti me mbi 30 parti të bëhet pjesë e qeverisë.

Hashimi e kupton shumë mirë se i ka ngelur vetëm Edi Rama në Tiranë për të goditur kundërshtarët e tij në Prishtinë. Vlora Çitaku do të përdoret nga Edi Rama dhe Hashimi, detyrë të cilën Vlora nuk duhet ta pranojë. Vlora Çitaku sado që mund dhe do të tentojë të jetë e ndershme dhe korrekte në rolin e saj të ri, do ta ketë të pamundur të jetë e pavarur dhe parimore në punën e saj. Vlora të merr shembull konkret Ditmir Bushatin, një diplomat i respektuar edhe nga diplomacitë evropiane, por që u largua nga Edi Rama, meqenëse nuk ishte nën shërbim të politikave të tija të mbrapshta për ndarje. Jo vetëm Ditmiri, por kushdo që nuk është nën shërbim të ideve të Edit dhe Hashimit, në Tiranë nuk mund të mbijetojë politikisht. Vlora Çitaku do të digjet politikisht nga Edi Rama, ajo është produkt i Hashimit dhe me të duket se edhe do të vdes politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat