Është e pabesueshme që ka shtet tjetër që mbron kriminelët e luftës përveç shtetit të Serbisë

Opinione

Është e pabesueshme që ka shtet tjetër që mbron kriminelët e luftës përveç shtetit të Serbisë

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:25
Adem Bytyçi

Për luftën e fundit në ish Jugosllavi shkaktare dhe përgjegjëse ishte Serbia gjenicidale e regjimit të Millosheviqit.

Millosheviqin ,  organizatatë ndërkombêtare për të drejtatë e njeriut e pakëzuan me emrin Kasapi i Ballkanit.

Në këtë luftë humben jetën mbi 100.000 njerëz të pa fajshëm ,nga të cilët më se shumti pati viktima nga populli shqiptarë i Kosovës dhe popullata boshnjake e Bosnje Hercegovinës.

Siç dihet vrasjet masive pa zgjedhur as moshë, as gjini, as përkatësi fetare apo kombëtare i bëri ushtria dhe policia serbe.

Megjithëse disa kriminel lufte serb u denuan në Gjykatën ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi, me seli në Hagë.

Numri i të denurve serb për krime lufte dhe shkëlje të zakoneve të luftës vazhdon të jetë fare simbolik , krahasur me numrin e vertetë të kriminelëve serb të luftës.

Edhe në ditët e sotit kryrësitë e krimeve të luftës serb shëtisinë lirshëm qytetëve të Serbisë dhe organët e drejtësisë serbe hezitojnë për t'i arrestuar, madje edhe drejtësia ndërkombëtare tregohet shumë indiferente për të kërkuar arrestimin dhe ndëshkimin e kriminelëve serb të luftës së fundit.

Situata bëhët edhe më absurde, trishtuese dhe çnjerëzore kur mësohet se një pjesë mjaftë e madhe në numër e shoqërisë serbe jo vetëm që kërkon mbrojtjen e kriminelëve të luftës , por kërkon edhe rehabilitimin e tyre të pregaditur edhe për t'iu ngritë përmendore,  duke i lartësuar për vrasjet masive të fëmijëve,  grave dhe nënave të kombeve tjera.

Ky është një akt shëmtie i një regjimi nazifashist i cili e ka të pa mundur për t'u ndarë nga kaluarja e tij kolektive kriminale .

Popujtë e tillë përderisa e kuptojnë se krimin duhet ndëshkuar dhe duhet distancuar ngaj ai , më shumë vuajnë , ,se sa popujtë të cilët janë viktimë e krimeve të tyre të luftës.

Ata të cilët kërcënojnë dëshmitarët dhe kontribuojnë në zhdukjen e faktëve dhe gjurmëve të krimit janë edhe më kriminël se kriminelët e vertetë,  krimin  dhe kriminelët madje krimet e luftës parasegjithash në radhet e tyre i denojnë dhe distancohen nga ato popujt e civilizuar.

Për ta argumentuar këtë doktrinë të njerëzishme dhe për ta marrë shëmbull edhe poujtë tjerë, Gjykatatë Gjermane edhe pas kaq vitësh të përfundimit të luftës dytë botërore vazhdojnë të gjykojnë nëpër Gjykata penale shtetasë të tyre për krime lufte edhe pse në një moshë tepër të thyer thujase para vdekjës.

As kush nuk bënë ,as nuk guxon nëqoftëse ndihet njëri t'i del në mbrojtje krimit pavarësisht se kush e ka bërë kundra kujt dhe kur dhe në cilatë rrethana.

Krimi nuk mund të kët tjetër emër përveqëse KRIM dhe e vetmja masë që duhet zbatuar ndaj tij është denimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat