Joe Biden Kosova kërkon vetëm drejtësi

Opinione

Joe Biden Kosova kërkon vetëm drejtësi

Nga: Rexhep Torte Më: 9 qershor 2021 Në ora: 10:38
Rexhep Torte

I nderuari Joe Biden president i SHBA-ve, Ju njiheni si personalitet me karakter dhe moral të lartë njerëzor.

E drejta dhe e vërteta janë në anën e Kosovës, ndaj presim T’i qëndroni besnik përgjegjësisë dhe drejtësisë për Kosovën viktimë.

I nderuari president Joe Biden, Ju e dini fort mirë Kosova nuk kreu agresion në Serbi, por Serbia kriminale e gjenocidale ishte ajo që Kosovën e bëri shkrumb e hi në vitet 1998/99.

Serbia kriminale e gjenocidale ishte ajo, që vrau e masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë të pafajshëm në Kosovë.

Serbia kriminale e gjenocidale ishte ajo, që i vrau dhe i masakroi mijëra e mijëra shqiptare autoktonë në Kosovë dhe kufomat e tyre i trasnsportoi dhe varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.

Serbia kriminale e gjenocidale ishte ajo, që i vrau dhe i masakroi mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë në Kosovë dhe kufomat e tyre i transportoi dhe i dogji në mënyrën më mizore në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.

Serbia kriminale e gjenocidale ishte ajo, ushtarët, paramilitarët dhe policët e të cilës dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare në Kosovë.

Serbia kriminale e gjenocidale ishte ajo, që i rrëmbeu nga shtëpitë në Kosovë 1650 shqiptarë autoktonë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

I nderuari president Joe Biden, çelësi për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi është në duart T’uaja dhe Ju duhet t’i jepni fund këtij dialogu pa u dëmtuar Kosova.

Dialogu Kosovë-Serbi në njërën anë ka Kosovën viktimë me mijëra e mijëra viktima e plagë të pashërueshme, dhe në anën tjetër ka Serbinë kriminale e gjenocidale, arrogante dhe të papërmirësueshme, e cila edhe pse është agresoree, me gënjeshtrat e saj është duke e çuar vërdallë tërë botën demokratike.

Gjatë vizitës që Mathew Palmer dhe Miroslav Lajçak patën në Prishtinë dhe Beograd në fillimuajin qershor 2021, Palmer, me një deklaratë të tij e justifikoi padrejtësisht kreun e Kishës orthodokse Serbe në Manastirin e Deçanit, për refuzimin që ia bëri kryeministrit Albin Kurti duke mos e pranuar ta vizitojë këtë manastir.

Mathew Palmer pas takimit me Ivica Daçiqin, kryeparlamentarin e Serbisë në Beograd, tha se, “SHBA-të “janë për gjetjen e kompromisit për Kosovën dhe nuk synojnë të bëjnë presion në palët në dialog”.

Mathew Palmer dhe Miroslav Lajçak gjatë vizitës në Beograd patën edhe një takim edhe me Patriarkun Perforije të Kishës Orthodokse Serbe.

Fitohet përshtypja se Mathew Palmer, që është edhe dhëndër i Beogradit, po ua vë thikën në shpinë SHBA-ve, duke e favorizuar Serbinë kriminale gjenocidale e vrasëse të shqiptarëve në Kosovën viktimë, dhe duke ia hapur tinëzisht rrugën ndikimit të Rusisë në Ballkan, kur dihet se shqiptarët janë i vetmi komb autokton në Kosovë dhe i vetmi komb i sinqertë ndaj SHBA-ve.

Fitohet përshtypja se Miroslav Lajçak po ia vë thikën në shpinë BE-së, duke e favorizuar Serbinë kriminale gjenocidale e vrasëse të shqiptarëve në Kosovën viktimë, duke ia hapur tinëzisht rrugën ndikimit të Rusisë në Ballkan, kur dihet se shqiptarët janë i vetmi komb autokton në Kosovë dhe i vetmi komb i sinqertë ndaj BE-së.

Si është e mundur që këta dy diplomatë të sillen me kaqë papërgjegjësi ndaj misionit paqerues për të cilin janë ngarkuar dhe ta favorizojnë Kishën Orthodokse Serbe, kur dihet botërisht se Kisha Orthodokse Serbe ka qenë pjesëmarrëse dhe frymëzuese e gjenocidit që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99 ?!

Ekzistojnë fakte dhe dëshmi që kishat, manastiret dhe patriarkanat gjatë gjenocidit të Serbisë në Kosovë shërbenin si burgje të armatosura, ku torturoheshin dhe vriteshin shqiptarët autoktonë e të pafajshëm.

I nderuari president Joe Biden, askush në botë gjer më sot nuk ka dëgjuar nga këta popa, peshkopë dhe patriarkë orthodoksë serbë, që qoftë edhe me një fjalë të vetme të shprehin keqardhje, apo t’i dënojnë këto vrasje e masakra e dhunime ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

E din Zoti, por edhe tërë bota e din se, Kisha Orthodokse Serbe dhe popat, peshkopët dhe patriarkët orthodoksë serbë nuk po e kryejnë misionin e tyre edukativ shpirtëror, fisnikërues dhe mëshirues fetar, por përkundrazi janë nxitës të vrasjeve, masakrave dhe gjakderdhjeve ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

Ekzistojnë fakte dhe dëshimi se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, që Serbia pretendon se janë serbe, këto objekte kulti fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare që janë ndërtuar nga shqiptarët, në tokat shqiptarë dhe që janë ruajtur nga shqiptarët.

Serbia kishat, manastiret dhe patriarkanat i ka përvetësuar pas okupimit të Kosovës, duke ua ndryshuar edhe pamjen, për çka ekzistojnë fakte, dëshmi dhe fotografi.

Kërkesa e Serbisë kriminale, agresore, gjenocidale, vrasëse dhe dhunuese e mijëra e mijëra shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë mbi bazën e arritjes së një kompromisi, është fund e krye absurde, e padrejtë, poshtëruese dhe e papranueshme për shqiptarët e Kosovës dhe për tërë shqiptarët në botë.

Dialogun Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Mathew Palmer, dhendër i Beogradit, pro serb i dëshmuar dhe nga Miroslav Lajçak, pro serb i dëshmuar, ndodhet në rrugën pro Serbisë dhe pro Rusisë, duke mos e përjashtuar as Josep Borellin, Shefin e Diplomacisë Evropiane, i cili është nga Spanja që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

I neruari president Joe Biden, edhe SHBA-të edhe në BE-ja kanë diplomatë të ndershëm e korrektë që mud të caktohen në vend të Palmerit, lajçakut dhe Borellit.

Dialogu Kosovë-Serbi në këto kushte e rrethana nuk mund të jetë i suksesshëm, sepse nuk mund të vihen në një rafsh Kosova viktimë me Serbinë kriminale gjenocidale e vrasëse.

Është koha që t’u jepet fund përkëdheljeve që po i bëhen Serbisë kriminale e gjenocidale, dhe të zezës t’i thuhet e zezë e të bardhës e bardhë.

I nderuari president Joe Biden, Serbia kriminale e gjenocidale duhet ta paguajë faturën e krimeve të kryera në Kosovë, duke e njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran pa asnjë kushtezim.

Ekzistojne mijëra fakte e deshmi per masakrat serbe në Kosovë të inçizuara e të filmuara, për të cilat Ju keni dëgjuar, por Qeveria Albin Kurti 2 mund T’ua dërgojë disa prej tyre që vetë t’i shikoni dhe të vendosni si të veproni e gjykoni.

Mijëra e mijëra familje autoktone shqiptare në Kosovë tashme 21 vite janë në pritje të eshtrave të familjarëve dhe të të afërmve të tyre të varrosur në varrezat masive në Serbi.

Mijëra e mijëra femra autoktone të pafajshme shqiptare në Kosovë të dhunuara në mënyrën më makabëre nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, jetojnë me dinjitet e shpirt të thyer e të plagosur, ndërsa urdhërdhënësit dhe dhunuesit kriminelë të Serbisë nuk janë nxjerrë para drejtësisë.

Mijëra familje dhe të afërm të shqiptarëve autoktonë shqiptarë të rrembyer në Kosovë nga Serbia kriminale e gjenocidale, tashmë 21 vite me lot në sy dhe me zemër e shpirt të plagosur, janë në pritje të zbardhjes së fatit të të afërme të tyre.

I nderuari president Joe Biden, krimineli Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë dhe krimineli Ivica Daçiq, kryeparlamentari i Serbisë, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, është dashur moti që të jenë prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë, për t’i treguar planet dhe skenaret e vrasjeve, masakrave dhe dhunimeve që Serbia i kreu në Kosovë, ndërsa ata sot lejohen të udhëheqin me Serbinë kriminale e gjenocidale.

Shqiptarët janë kombi më i vjetër autokton në Ballkan me identitet, gjuhë e kulturë më të pastër dhe të pakontestueshme. Shqiptarët janë kombi më fisnik e më paqedashës në Ballkan dhe kombi më pro amerikan.

I nderuai president Joe Biden, po Ju paraqes vetëm disa pjesë të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

I neruari president Joe Biden, Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi dëshmuese, shkruan se:

“Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë, duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve.

Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez.

Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyr bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit.

Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?!

Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008.

fat të keq as policia, prokuroria dhe as gjyqësia dhe instirucionet e tjera të Kosovës (1999-2021) nuk e kanë hetuar këtë gjenocid të tmerrshëm kundër shqiptarëve të pafajshëm, ku kanë qenë viktimë edhe fëmijet, për çka nuk kemi numër të saktë dhe nuk dijmë ku kanë përfunduar këto mbetje mortore” ?!, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .

I nderuari presindent Joe Biden, pasi t’i lexoni këto dy shembuj të mizorive të Serbisë dhe serbëve ndaj shqiptarëve autoktonë në Kosovë, vendoseni dorën në zemrën T’uaj dhe mendoni, si do të silleshit ndaj Serbisë dhe serbëve po t’i kishin kryer Serbia dhe serbët këto krime mizore ndaj familjes T’uaj, ndaj farefisit T’uaj apo ndaj popujve T’uaj ?

Zoti Ju bekoftë Juve, famljen tuaj, popullin tuaj dhe shtetin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat