Një histori e dhimbshme dikur në kujtesë!       

Opinione

Një histori e dhimbshme dikur në kujtesë!       

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:02
Adem Bytyçi

Nuk mund të mos e kanë përjetuar rëndë ata të cilët dikur e kanë parë duke u djegur në zjarr flamuri Dardan, nga ata të cilët sot rrahin gjoks për patriotizëm dhe shqiptarizëm .

Duhet ta respektojmë flamurin e shtetit të Kosovë, por disa Akte makabre siç ishte hedhja në zjarr e flamurit Dardan , tregojnë se nuk jemi të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm si njëri ndër popujt më të vjetër në Europë dhe më gjerë, për t'i nderuar dhe respektuar simbolet tona kombëtare shqiptare të cilat na dallojnë nga kombet tjera dhe me të cilat i dëshmojmë rajonit, Europës dhe botës ,se jemi populli më i vjetër dhe autokton në këto hapësira.

Madje kur dëgjon gazetarë, opinionist dhe anëtarë partish si Halil Matoshi, i AAK-së, të thotë se ne në Kosovë do ta lejmë Kombin shqiptarë për ta formuar një komb tjetër Kosovar, tmerri dhe neveria vetëm sa vije shtohet edhe më shumë.

Nuk ka krim më të madh në jetën e cilido shqiptar qoftë që ta mohojë kombin e vetë dhe simbolet kombëtare.

Ata "shqiptarë "të cilët veprojnë kundër interesave të kombit të vetë dhe i mohojnë simbolet e tyre kombëtarë me të cilat identifikohen se i përkasin kombit shqiptar, historia i dënon duke i dërguar në koshin e plehrave të saj ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat