Cili ishte qëllimi i vertetë i klerikëve serbë, të cilët mbajtën liturgjinë në Kishën ortodokse serbe?

Opinione

Cili ishte qëllimi i vertetë i klerikëve serbë, të cilët mbajtën liturgjinë në Kishën ortodokse serbe?

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 16:43
Adem Bytyçi

Klerikët e Kishës ortodokse serbe, që mbajtën liturgjinë në Kishën ortodokse politike të “Kasapit të Ballkanit”, nazifashistit, kriminelit të luftës Millosheviq, nuk kishin për qëllim t'i shërbenin besimit në zot, por t'i bënin homazhe kriminelit - nazifashistit anti shqiptar, i cili është përgjegjës bashkë me Kishën ortodokse serbe për gjenocid kundër shqiptarëve dhe popujve jo serb në ish Jugosllavi.

Pra, këta klerikë nuk kishin ardhur në këtë Kishë për t'i shërbyer zotit në emër të besimit, por qëllimi i vertetë i tyre ishte provokimi i ndjenjave kombëtare shqiptare, me shpresën që shqiptarët do të provokohshin për të ndërmarrë sipas tyre ndonjë akt dhune ndaj tyre, dhe pas kësaj të përfitojnë që me rastin e rifillimit të negociatave Kosovë - Serbi, t'i thonin Europës dhe shteteve mike të Kosovës, se shqiptarët janë ata që po na i rrezikojnë kishat ortodokse serbe në Kosovë, një gënjeshtër kjo të cilën vetëm Serbia di ta aktroj, siq diti që në kohë lufte t'i vrisnin vetë fëmijet serb në kafenen Panda në Pejë dhe për këtë krim makabër të serbëve, serbët i patën akuzuar shqiptarët me qëllim që të nxitnin ushtrinë dhe policinë serbe dhe strukturat tjera vrastare serbe, që të vrisnin sa më shumë civil shqiptarë fëmijë, gra e pleqë.

Kështu, politika aktuale serbe e Beogradit orvatet ta manipulojë me gënjeshtra edhe qështjen e kishava ortodokse serbe në Kosovë, edhe pse dihet se kishat ortodokse serbe në Kosovë i kanë mbrojtur shqipëtarët dhe ka fakte të shkruara historike, që janë vetë serbët të cilët janë zënë nga shqiptarët, duke i plaqkitur kishat e tyre.

Edhe në një opinion tjetër e kam kërkuar, që të ushtrohet një kërkesë në gjykatën Europiane për të drejtatë e njeriut, që të vendos se a duhet të rrënohet një Kishë Ortodokse serbe e cila është ndërtuar për qëllime politike shoviniste në kampusin e një Universiteti për të mbjellur urrejtje dhe provokuar ndjenjat kombëtare të një kombi tjetër.

Duhet theksuar se kjo kishë e ndërtuar nga një kriminel lufte nuk përfaqëson as edhe një vlerë historike dhe të besimit, përveq QËLLIMIT që të shkaktojë përplasje dhe urrejtje ndërmjet kombeve të ndryshme e jo bashkëjetësën dhe respektin e ndërsjellë, prandaj si e tillë gjithsesi duhet të rrënohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat