A ia vlen të bisedohet ose negociohet fare me serbët?

Opinione

A ia vlen të bisedohet ose negociohet fare me serbët?

Nga: Agron Shabani Më: 12 qershor 2021 Në ora: 00:05
Agron Shabani

Sipas asaj se fjala ose termi (nocioni) kulturë dhe njohuri politike ose diplomatike, etimologjinë ose origjinën e vet e ka nga latinishtja "volere" që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual dhe profesional për t'i njohur, studiuar, analizuar, kuptuar, postuluar dhe menaxhuar gjërat ose obligimet e larta shtetrore, nacionale, ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diplomatike dhe të tjera: Sigurisht se, të duket e vështirë ose e pamundur të bisedosh, dialogosh ose negociosh me serbët, ku përveç tyre, në anën tjetër të tryezës ose tavolinës:  janë edhe përfaqësusit ndërkombtar si palë e tretë e "pavarur" ose "neutrale" të cilët jo rrallë i përkthejnë dhe përligjin urdhërat ose dekretët e ndryshme të Moskës ose Kremlinit në favor të palës serbe.

Nëse, Brukseli, Berlini dhe Parisi, janë të sinqertë ndaj Kosovë s dhe shqiptarëve: Atëherë pse (përse) dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet  udhëhequr ose moderuar nga Boreli i Spanjës dhe Lajçaku i Sllovakisë që iu takojnë shtetëve që nuk e njohin Kosovësn si shtet...?! 

Lufta e lavdishme çlirimtare dhe patriotike e UÇK-s, lindi dhe u zhvillua nga e drejta e njohur hyjnore, universale, natyrore, shtetrore, naciinale, historike, gjeografike, politike dhe patriotike e shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej për të mbrojtur jetën, pragun e shtepisë, pronën (pasurinë), kombin (vetvetën) dhe atdheun e tyre nga sundimi, dhuna, terrori, gjenocidi, etnocidi, kulturocidi, urbanocidi, robëria dhe tirania serbe.  Nuk ishte pra "luftë ose ndërmarrje kriminale"!

Serbët dhe rusët, sëpari të bëjnjë të varur (pacient) ose klient të tyre dhe mëpastaj nisin e të "shërojnë". Disa shtete të UE-s, gjithashtu. Albin Kurti si intelektual dhe lider i lartë institucional dhe politik (shef i ekzekutivit kosovar) së bashku me bashkëpunëtorët dhe partnerët e ndryshëm të koalicionin dhe kabinetit të tij qeveritar, besojë se i kanë të njohura këto fakte ose lojëra të ndyera të Serbisë dhe Rusisë ¿? 

Ramush Haradinaj, nuk u eklipsua ose debua nga pushteti pse ishte lideri ose politikani me i mençur ose më i zgjuar shqiptar në Kosovë, por sepse ishte kalorës dhe gardian i fortë (i pathyeshëm) i pavarësisës, sovranitetit, integritetit ose tërësisë teritoriale, politike dhe gjeografike tè Kosovës.

Tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur nevojave dhe kërkesave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulimet dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, çlirimtare, patriotike etj. Dhe, jo vetëm retorikat ose oratoritë e  zjarrta ose fare boshe pas ngjarjeve ose vendimëve të medha ose kardinale -historike per fatet e pergjithshme te kombit dhe atdheut.

U mor vesh se politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni,  inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu tutje.

Ndërkaq, ndarja (divorci) ose diferencimi i 'anës politike ose diplomatike' nga 'sfera' e interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike, strategjike dhe të tjera, pos tjerash, e kanë sjellur ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose parapolitik në fazat e reja të organizmit shtetror, nacional, qytetar, kulturor, politik, diplomatik etj.

Aristoteli asokohe mendonte se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Edhe vèndin e Shkollës (Akademisë) së njohur të Platonit e zuri "Stoa" -një shkollë e njohur politike, sipas tër së cilës:"aktivitetèt e njohura njerèzore, qytetare ose politike, duhej ngritur dhe rregulluar sipas ligjëve të natyrshme (natyrale) të vullnetit  qytetar, hyjnor ose profetik. 

Retorika, oratoria, skolastike, etika ose traditat e njohura shkencore ose filozofike tè Platonit dhe Aristotelit, u bartën dhe interpretuan (transmetuan) fuqishëm dhe multicipërisht edhe në "Republikën" e Romës së Lashtë-Antike nga ana e Polibiut, Ciceronit,  Lukrecit, Tacitit etj. 

Në mesjetë problemi qëndrorë ose kryesorë i politikës së shtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike: Nga organizmi ose bashkësia e tyre familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dërshira e Zotit (Hyjit). 


Ndërkohë që politika e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, qeveritare ose qytetare, u shndërrua në regnum (sundim) të egër absolutist, autokrat, aristokrat ose despotiko-monarkist sipas urdhërave dhe vullnetit të njohur kishtar ose klerikalist. 

Sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemët ose mospajtimët e ndryshme në mes "civitas terrenit" ( shtetit tokësor, gjeografik ose politik) dhe "civitas Deit" ("shtetit të Zotit").

Kosova është "civilis civitas" (shtet qytetar) dhe jo "civitas dei" ose "shtet klerikalist".

Pas shpërbërjes ose shkatërrimit të përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish Bashkimit Sovjetik (BRSS-s) dhe "Traktatit të Varshavës: Nepër "shtetët e reja" ose republikat e dikurshme ruso-sovjetike, si dhe në ato të ish bllokut (kampit) komunopansllavist siç ishte "Traktati i Varshavës", përveç mentalitetit dhe traditës së njohur të komplotit, shantazhit, konspiracionit, dekonspiracionit, linçimit, sabotazhit, diverzionit, subverzionit etj....Ngelën edhe hijet, fosilët ose mbeturinat e ndryshme ruso-sovjetike si falanga ose "kolonë e pestë" konspirative dhe logjistike e Moskës ose Kremlinit zyrtar për qëllime dhe projekte të ndryshme diverzive, subverzive, speciale, psikologjike, propagandistike dhe të tjera të spiunazhit, shantazhit dhe komplotit. 

Plus e ashtuquajtura "pakica ose elementi i rrezikuar rusë" nepër shtetët ose republikat e dikurshme ruso-sovjetike si alibi ose pretekst "sublim" ose "relevant" për "luftëra mbrojtëse" ose invazione të reja militariste, hegjemoniste ose ekspanzioniste të Rusisë. 

Të njejtat metoda militariste ose hegjemonisto-ekspanzioniste i përdori edhe Serbia-kundër popujve (kombëve) dhe republikave tjera joserbe pas shpërbërjes ose shkatërrimit të përgjithshëm dhe përfundimtar të ish Jugosllavisë. Duke e vënë theksin në luftërat dhe masakrat e përgjakshme, shkatërrimtare dhe tepër morbide të regjimit dhe soldateskës serbe në Kosovë, Kroaci, Herceg Bosnje etj. 

Për Europën e sotme postmoderne ose neobashkohore, njeriu; politikani ose qytetari shqiptar (kosovar) është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! I ashtuquajturi  "tregu global" ose "liberalizimi i vizave" -janë shpresè, objektivë, pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit shqiptar ose kosovar. 

Ndërkohë që vullneti për të jetuar dhe integruar ne UE-s etj., mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara. 

Është pra një "luftë" ose "stuhi e madhe infernale, ciklike ose enciklike që nuk pushon kurrë"..ku qeniet njerëzore, qytetare, kulturore, politike ose diplomatike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, origjina ose 'pema' e njohur familjare (gjenealogjike), nacionale, biogjentetike etj...Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulentedhe tepër hektive- pas plotësimit të 'egove', 'superegove' ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.

Ndaj, edhe vet bota, në të cilën njeriu (politik etj.) cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë!

Sllovaku (sllaveni) Lajçak dhe  latino-spanjolli Borell, ka kohë që në Berlin, Paris, Bruksel si dhe në qëndra ose metropola tjera të UE-s ose BE-s, kane nisur një gjah ose fushatë të sofistikuar politike ose diplomatike me moton "çka (çfarë) duhet dhënë ose falur Serbisë nga teritori ose pasuria e Kosovës në këmbim të njohjes reciproke në mes Kosovësia dhe Serbisë si dy shtete ose subjekte ndërkombtare dhe kështu me radhë?!

Janë në pyetje lojëra të rrezikshme të intelegjencës, oligarkisë dhe masonerisë së fuqishme serbo-ruse kundër Kosovës dhe shqiptarëve, ndaj të cilëve shteti, pushteti, politika dhe diplomacia kosovare, janë të pafuqishëm dhe tepër fraxhil e joagil sa duhet.

Ndërkohë që oligarkët ose multimiliarderët e Kremlinit (Rusisë) penetrojnë, flirtojnë dhe kanë ndikime ose influenca të shumëta dhe të shumëfishta në Bruksel, Uashington dhe gjithandej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat