Ditë të zeza po vijnë për hajna, vetëm vonim se shpëtim nuk kanë!

Opinione

Ditë të zeza po vijnë për hajna, vetëm vonim se shpëtim nuk kanë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:51
Adem Bytyçi

Dënimi i Haki Rugovës për konflikt interesi është një lajm i shumë pritur se ka filluar të funksionojë shteti ligjor.

Po ta shoqëronin edhe disa bosa tjerë nuk do të ishte keq!

Mirëpo gradualisht do t'iu vije radha të gjithë atyre që e kanë vjedhur djersen e popullit.

Numri i tyre dukët të jetë edhe jo aq i vogël.

Pas ardhjes në Qeverisjen e vendit të qeverisë Kurti, as gjumin si gjumë nuk janë kah e bëjnë të korruptuarit, abuzuesit me pushtetin të cilëve qytetarët iu kishin besuar me shpresën se do t'iu shërbenin interesave të tyre dhe të ardhmes së vendit, mirëpo e dëshmuan të kundërtën më shumë iu shërbyen gjepave të tyre se sa interesave të vendit dhe qytetarëve, prandaj edhe qytetarët i ndëshkuan me votën e tyre në zgjedhjet e fundit të parakohshme për t'i larguar difinitivisht nga pushteti...

Kanë filluar të bërtasin në rrugë, në Parlament, para mediave të shkruara dhe vizave, duke kërkuar shpëtimin të qytetarët ndoshta mos do t’iu mbushin mendjen sa janë akoma pa u proceduar penalisht për të gjitha ato të këqija që i'a kanë shkaktuar vendit dhe qytetarëve, t'i kundërvihen qeverisë Kurti, mirëpo kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, sepse qytetarët tepër i kanë toleruar, tani duhet të ballafaqohen me ligjin për të bëmat e tyre kundër interesave të vendit dhe interesave të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat