Nuk i kemi dy Kosova?!

Opinione

Nuk i kemi dy Kosova?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 18 qershor 2021 Në ora: 23:31
Skënder Mulliqi

Po kemi në medie të ndryshme , në rrjete sociale dhe në paraqitje tjera publike, së cilët janë patriotët të këtij vendi dhe cilët janë tradhtarët. Shkrimet dhe postimet e tilla në këtë temë janë bërë bajate. Njerëzit po etiketohen pa asnjë bazë , duke përjashtuar rastet e veçanta. Është e pa justifikueshme dhe jo e vërtetë një ndarje apo kategorizim i njerëzve të cilët e donë Kosovën apo nuk e donë Kosovën.

Lista e njerëzve të cilët nuk e donë vendin e tyre nuk mund të jetë e gjatë. Një pakicë ka mundësi mos ta dojë vendin e vet për arsye që ata vet i dinë. Fabrikimet e tilla vetëm sa për ta denigruar dikë moralisht dhe kombetarisht, nuk janë të mira.

Ndarje më shumë mund të bëhen në njerëz të ndershëm apo të pandershëm, ne njerëz më moral të lartë, dhe në njerëz të pa moral, pastaj ndarja në njerëz që po e vjedhin shtetin dhe popullin e vet.

Nuk i kemi dy Kosova, por vetëm një Kosovë, e cila është e vogël për hajni. Popullit i duhet një Kosovë, e prosperuar dhe demokratike, jo një Kosovë e dhunshme, e mbushur më krim, korrupsion dhe nepotizëm. Kategoria e atyre që janë pasuruar në kurriz të popullit, kanë zgjedhur sulmin ndaj shumicës, si mbrojtja më e mirë.

Ata i dinë gabimet e rënda që e kanë bërë gjatë këtyre viteve dhe janë përcaktuar për sulme të pareshtura, që mos të lejohen të sulmohen për të palarat e tyre.

Pushtetet e kaluara edhe e bënë ndarjen e qytetarëve në “tanët” dhe të “atyre”. Në Kosovë shumica po e bëjnë jetën e “robit”, si model i sistemit skllavopronarë. Ne, duhet të gjithë të angazhohemi për një shoqëri të pastër morale dhe kombëtare.

Për një shoqëri të prosperuar dhe demokratike, pa krim dhe korrupsion, si dhe dukuri tjera negative.

Koha ka qenë që shtetin ta udhëheqin intelektualet, së shumë kohë është humbur duke eksprementuar më njerëz të pa zot për profesionin e politikës. Jeta na është bërë si tryeza në të cilën nuk ka mbetur asgjë për të ngrënë.

Koha është e ndryshimeve radikale për të mirë, nëse mendojmë të mbijetojmë si shtet dhe si popull, në Ballkanin ende të trazuar, dhe të rrethuar më shumë armiq shekullor...

Frazeologjizmave, keqpërdorimeve dhe metodave linçuese, ju ka ardhur fundi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat