Albin Kurti ka edhe një propozim për Vuçiqin!

Opinione

Albin Kurti ka edhe një propozim për Vuçiqin!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 23 qershor 2021 Në ora: 20:35
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq

Nëse presidenti Aleksandër Vuçiq refuzon të debatojë për problemin kolonial të Kosovës (1912-1999), atëherë  atë, e pret edhe një (1) Propozim i ri i Albin Kurtit në takimin e dytë në Bruksel, më 23 ose më 25 korrik 2021.

Ndryshe për çështjen e Kosovës, do të ketë rast të takohet dhe të bisedojë me të vetëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sepse më nuk do të ketë dialog të hashimëve, të isëve, të hoxhajve, të ramëve, të tahirëve, e dreqit e të birit, të projektuar dhe të inicuar nga Serbia e Aleksandër Vuçiqit sipas Rezolutës 1244 të KS-së së OKB-së dhe sipas Kushtetutës në fuqi të Republikës së Serbisë (2006-Kosova është Serbi).

Nuk trembemi nga strategjia e frikësimit të propagandës politike nga pozita e forcës së Aleksandër Vuçiqit, sepse nuk jemi në vitet ’90 të shekullit XX , por në dekadën e tretë të shekullit XXI, ku shqiptarët në Kosovë nuk janë të vetëm, por të bashkuar me Amerikën dhe me NATO-n.

-Vuçiqi, le ta “mobilizojë” edhe dreqin nëse do, ashtu si pati vepruar kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviq (1989-1999) për shfarosjen e shqiptarëve, mirëpo, Kosova kurrë nuk do të jetë “plaçkë koloniale” e Serbisë.

Pra, nëse e kërkon nevoja, edhe 100 herë, duhet ta themi të vërtetën se, në Dialogun e dështuar të Brukselit (2011-2021) nuk është problem Albin Kurti, por presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Serbia që po refuzojnë të përballën me të vërtetën historike të Kosovës, e cila u përket shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike, jo “juzhna Serbisë” të krijuar nga etnikumi dhe nga territori indigjen i Shqipërisë etnike (1912-1999).

Që në fillim duhet të nënvizojmë se të gjitha kritikat zhurmuese , tejet subjektive dhe të njëanshme në adresën  e gabuar të Albin Kurtit, se gjoja  pasksha dalë nga “axhenda dakorduese” e palëve negociuese serbo-shqiptare në Dialogun e Brukselit (2011-2021), janë në favor të deklaratave të rreme dhe të konstruktuara të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se gjoja kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte vajtur në takimin me të vetëm “për të mos u dakorduar për asgjë me palën serbe”. Kjo është gënjeshtër për markting dhe për konsumim  politik të brendshëm gjithëserb dhe, për t’i dezinformuar faktorët ndërkombëtarë, se gjoja pala shqiptare  “nuk është për paqe, por për bojkotim të Dialogut me Serbinë”. Kjo është gënjeshtër e sajuar nga Vuçiqi i dështuar në takimin me Kurtin, më 15 qershor 2021.

Vërtet, nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i intersuar që të vazhdojë dialogimin me palën negociuese shqiptare në Bruksel, në fund të muajit korrik, atëherë, duhet të tregojë durim dhe të jetë gjakftohtë në përgjigjet e tij pyetjeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ndryshe, mund të ndodhë, që edhe takimi i dytë i Vuçiqit me Albin Kurtin në Bruksel, i parashikur më 23 ose më 25 korrik, të përfundojë, para se të ketë filluar, ashtu sikurse takimi i parë i 15 qershorit të këtij viti. Mirëpo, fajin nuk do të mund t’ia hedhë palës negociuese shqiptare me Albin Kurtin në krye, ashtu sikurse veproi pas takimit të parë (15 qershor 2021) me t’u kthyer në Serbi, me ç’rast  dezinformoi edhe masmediat, edhe  deputetët e parlamentit të Serbisë (22 qershor 2021) , se gjoja  Albin Kurti me pjesëtarët e delegacionit të Prishtinës kishin vajtur në Bruksel “për të mos u dakorduar për asgjë me palën serbe, por vetëm për të kërkuar nga unë që të njihja pavarësinë e Kosovës. Përgjija ime qe: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur.” Me kaq, edhe u mbyll takimi në Bruksel. Mirëpo, për këtë  Vuçiqi fajësoji Albin Kurtin, vetëm pse ky ia shtroi këto katër (4) propozime:

“1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.

2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.“

Mirëpo, asnjëra nga këto propozime të kryeministrit  të Kosovës, Albin Kurti nuk u mbështeten nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili në vend se të pranonte debatimin e tyre, ai bojkotoi takimin dhe ikën për në Beograd, duke deklaruar para masmediave  në Bruksel se  “nuk pati kurrfarë bisedimesh me palën shqiptare të Prishtinës, fajin për këtë ia hodhi Albin Kurtit, i cili me plot të drejtë e ka pyetur Vuçiqin, se kur Serbia do ta njohë Kosovën?  Kjo pyetje plotësisht e drejtë dhe e pashmangshme, Vuçiqin e kishte  “nxjerrë prej taktit”, duke reaguar ashpër dhe, duke humbur vetkontrollin, se “Albin Kurti 10 herë ia kishte përsërtiur pyetjen se: Kur Serbia do ta njohë Kosovën?”

Është i çudtishëm dhe shumë irracional ky veprim antidiploamtik i presidentit Aleksandër Vuçiq, kur e di shumë mirë se  me palën shqiptare të Kosovës, kurrë nuk do të arrijë asnjë kompromis politik paqësor, nëse Serbia de fakto dhe de jure nuk e njeh Republikën e Kosovës.

 Me pyetjen e Albinit  se “Kur Serbia do ta njohë Kosovën”, Vuçiqi do të përballet edhe në takimin e dytë në Bruksel (më 23 ose më 25 korrik)!

Nëse Aleksandër Vuçiq nuk do t’i përgjigjej kësaj pyetjeje të  Albinit, edhe në takimin e ardhshëm në Bruksel, atëherë kuptohet qartazi se politika dhe diplomacia e Beogradit zyrtar, në asnjë mënyrë nuk dëshiron të distancohet dhe të shkëputet përfundimisht nga zinxhiri i politikës kolonialiste, hegjemoniste dhe gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, duke e konsideruar Kosovën si “plaçkë koloniale” të Serbisë (1912-1999).

Atëherë, është normale, e justifikueshme dhe e pritshme, që kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e korrikut, do të t’u parashtrojë edhe këtë Propozim të fundit presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe dy ndërmjetësve të BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lakçak: Ky dialog i dështuar (10-vjeçar-2011-2021) i Brukselit të zhvendoset në asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

Ky do të jetë Propozimi i pestë (5) i Albin Kurtit në takimin me Vuçiqin në Bruksel. Dhe, vërtet, nuk ekziston tjetër “formulë” politike dhe diplomatike për zgjidhjen paqësore të konfliktit kolonial njëshekullor mes Serbisë dhe Kosovës.

Së fundi, nëse Vuçiqi dëshiron të dëshmohet si demokrat dhe, si paqësor i vërtetë i Ballkanit dhe i Evropës, atëherë, duhet ta ndjekë shembullin e dikurshëm historik dhe paqësor të ish-presidenit të Republikës së Pestë Frënge, Gjeneralit të famshëm Charles de Gaulle, i cili pas 135 vitesh të “stazhit kolonialist” të Francës mbi Alegjerinë, më 18 mars të vitit 1962 ia njohu pavarësinë dhe sovranitetin e plotë  Algjerisë sipas Marrëveshjeve të Evianit.

Kështu, duhet të veprojë edhe Serbia e Aleksandër Vuçiqit me koloninë e saj të dikurshme-Kosovën (1912-1999), duke ia njohur pavarësinë dhe sovranitetin e plotë, sepse mjaft e ka “kullotur” më se një shekull. Ndryshe, nuk do të ketë kurrfarë paqe të qëndrueshme në Ballkan, duke brohoritur dhe, duke propaganduar me parulla të rreme dhe falsifiktaore: “Kosova është Serbi”!

Pikërisht, këto parulla çetniko-fashiste dhe hegjemoniste provojnë para botës së qytetëruar, se kush është agresori dhe, kush është paqësori. Nuk është paqësor ai që kolonizon dhe anekson vende dhe popuj të huaj, ashtu sikur që ka vepruar Serbiame shqiptarët dhe me territoret e tyre stërgjyshore (1878-2021).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat