Maturantët nga Shqipëria (ende) nuk e kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz të Drenicës(!)

Opinione

Maturantët nga Shqipëria (ende) nuk e kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz të Drenicës(!)

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 26 qershor 2021 Në ora: 06:34
Kompleksi Memorial në Prekaz të Drenicës

Sipas të dhënave të Kompleksit Memorial në Prekaz të Drenicës,

maturantët e shkollave të mesme të Shqipërisë, deri tash, asnjëherë nuk e kanë vizuar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës(!).Ndërkaq të rinjtë e Kosovës manifestimin e maturës e kalojnë në vendet e bukura të Shqipërisë...!

Pse po ndodh kjo...?!Të rinjtë shqiptarë, brezi i shekullit të ri dhe brezi kur e kur po bashkohet me shpirt dhe segmente tjera Kosova me Shqipërinë, kemi kaq shumë largësi njëra me tjetrën dhe, veçmas kur brezi i maturantëve shqiptarë të shkollave të mesme të Shqipërisë(ende)nuk e kanë vizituar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës, aty ku u bë KTHESA e MADHE e HISTORISË dhe kur u qitën  gurët e themelit të shtetit të lirë, të pavarur dhe sovran të Kosovës...!

Për këtë harresë dhe (mos)përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe sugjerimit të rrafsheve të  bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit të Kosovës në Prishtinë, duhet të tejkalohen me nisjen e ardhjes së maturantëve nga Shqipëria për të vizituar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës!

Prekazi i  Adem Jasharit dhe UÇK-ja është historia e kombit shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat