Valoni po paraqitet si një lloj dreq përroi

Opinione

Valoni po paraqitet si një lloj dreq përroi

Nga: Dedë Preqi Më: 14 korrik 2021 Në ora: 23:49
Dedë Preqi

Besoj se vetëm ata që e kanë provuar se çka është jeta larg vendlindjes dhe atdheut, atëherë dinë më mirë ndoshta se kushdo tjetër, sa është e vështirë një jetë e tillë, dhe do bindet se çfarë janë « gërrnaçat »,  apo ata që i fshijnë dhe i lajnë nevojtoret e huaja dhe bëjnë punë të ndryshme të rënda edhe ato që kundërmojnë.

Nuk është poshtëruese të jesh një « gërnaç » dhe të punosh edhe ditë e natë, kur fiton diçka për ti sjellë familjes dhe vendit tënd, por poshtëruese është kur llomotit gjithë ditën e sjellësh rrugëve, apo nuk ke çka për të punuar për të fituar një lek, dhe pastaj ankohesh se i ka fajet qeveria Kurti, apo një tjetër, që nuk po na gjejnë punë.

Ky far kujanxhi Valoni, që po e thumbon dhe iu ka vardis mërgimtarëve, duke i quajtur »gërnaça », dhe me fjalë të tjera, pavarësisht nga fakti se e kuptojmë Valonin, edhe ai e di plotësisht se kush jemi, por mirë kishte me  qenë që secili ta provojë rrolin e gërnaçave, për të kuptuar se kush janë këta « rrugaqa » dhe « gërnaça », që në një farë mënyre duhet me ua puthë duart dhe me ua la këmbët e tyre.

Ju Valon kujanxhia, që gjithnjë po i ngacmoni dhe po i fyeni mërgimtarët, mirë është në një mënyrë që po e hiqni maskën, por një nga gjërat me të mira që duhet ta bëni është të zbuloni së pari se çfarë jeni duke bërë ju për vendin tuaj dhe çfarë jeni duke ndarë ju nga vetvetja, që mund t’ua dhuroni të tjerëve për nevojat e tyre, gjegjësisht për nevojat e popullit dhe vendit tënd.

Do të ishte një gjë e madhe shpirtërore, sikur plagët e kësaj shoqërie do ti lidhnim së bashku, sikur është varfëria dhe gjendja e rëndë ekonomike e këtij populli, që po përplaset i pa punë dhe pa perspektivë, dhe betejën që po e bëjnë mërgimtarët në vazhdimësi për popullin dhe vendin e vet,  është e njëjtë sikur një betejë çlirimtare, sepse dhurojnë gjithçka që kanë dhe munden për vendin e vet.

Duke vazhduar të bëjmë një ndarje të tillë, sikur që bënë Valoni, apo dikush tjetër me mërgimtarët, atëherë ku mbetën marrëdhëniet nder njerëzore brenda shoqërisë tonë, ato vetë po i bëjmë të ndërlikuara dhe të vështira, duke i frymëzuar gjeneratat e reja jo në frymën atdhetare.

Prandaj në këtë mënyrë gjeneratave të reja mërgimtare u mbetemi borxh dhe nuk është çudi, nëse  me këshilla të tilla do na irritojnë, mos të themi se edhe asimilimi i tyre e gjejnë edhe këtë rrugë të pa dëshiruar, ata munden llojin e Valonit ta pështyjnë edhe në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat