Universiteti i Akraballëkut të Tetovës

Opinione

Universiteti i Akraballëkut të Tetovës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:06
Sulejman Mehazi

Sinqerisht ju pyesim miq të dashur, kush e cilët janë fajtor kryesor për këto pakënaqësi të mëdha të popullatës sonë?, ata janë intelektualët e kurdisur. Truri i tyre është i kurdisur sipas interesave të tyre shkencore, artistike, familjare, intitucionale, partiake, universitare. Cilët janë ata që na e kanë humbur buzëqeshjen, gëzimet e dashuritë, dita ditës na pikëllojnë më shumë e më shumë, na kanë humbur respektin e lumturinë familjare, kombëtare, fetare, ndërnjerëzore shoqërore?, ata janë intelektualët e kurdisur, zërat e tyre dëgjohen sipas kurdisjeve trurore të tyre. Se populli jonë i përvuajtur do vinte deri në këtë situatë kurrë se kishim menduar!? Ç’të bëjmë ashtu jemi, popull që mendojmë mirë e jetojmë keq den baba den; popull që çdoherë e përherë ju kemi zënë besë politikanëve e intelektualëve të kurdisur e ata çdo herë na kanë gënjyer e mashtruar. Kjo gjendje e kurdisjeve psikike traumatike politike, intelektuale na ka detyruar që mos t’i zëmë besë askujt bile dhe vehtes sonë. 

Kurdisjet mendore na kanë shtangur e mpakur shpirtrisht, psikikisht, moralisht kombëtarisht, ne se duam vetëveten, e ku gjuhën, kombin  shtetet shqiptare. A vëreni se, shëmtirat, traumat, streset, vrasjet, tradhtitë e çregullimet tona psikike, politike, sociale, familjare, kombëtare e popullore përherë kanë ardhur nga intelektualët e patriotët e kurdisur të cilët në emër të “patriotizmit" shfrytëzojnë në mënyrë të pamëshirshme kombin, popullatën e varfër e të raskapitur. Pa na tregoni lexues të dashur, se gjatë sistemit komunist, cilët ishin ata që bashkëpunonin me partitë  komuniste sllave si në Maqedoni, poashtu dhe në Shqipëri e Kosovë, a ishin intelektualët e kurdisur?, po, a jetonin mirë e këndshëm?, po, a kundërshtonin sistemin?, jo.

Po tani gjatë demokracisë cili prej intelektualëve është duke kritikuar ashpër me emër e mbiemër politikanët demokratë? Shikoni si rrinë të kurdisur e të heshtur zëri s’u dëgjohet, e pse?, dihet, për shkak kurdisjeve të interesave të tyre personale, vullnetarisht kurdisen e  bëhen bashkëpunëtorë të udheheqësve shtetëror. Po tamam, ata janë shkencëtarë të medhenj, s'kanë kohë të merren me probleme politike e shoqërore, me studimet e tyre shkencore kopypaste kanë çuditur botën perëndimore. Na tregoni miq të dashur, cili prej intelektualëve shqiptarë s’ka qenë i kurdisuri i sistemit unikat enverist e titist?, shumë pak, sot, cili prej intelektualëve shqiptarë s’është kurdisur nga ndonjë parti politike? shumë pak.

Ata shihen qartë e  kuptohen lehtë se janë të kurdisurit e mendjeve. Po qe se opinionistët kritikojnë ashpër liderët politikë atëherë të kurdisurit e diturisê heshtin si të vdekur, e nëse opinionistēt shkruajnë për fenomene të përgjithëshme e jo partiake, qeveritare, atëherë të kurdisurit e mendjes e ngrenë zërin e bëhen më të flaktit atdhetarë. 

Bëhen se e duan popullin e varfër ama vetë ani se jetojnë mirë, bëhen se e duan Skenderbeun, ama vetë s'duan  të shoqërohen e bashkohen në varr të Skenderbeut, e duan lirinë, ama vetë ani se janë të kurdisurit e robërisë. Kërkojnë drejtësi, ama ani se tërë familjen e punësojnë në institucionet përkatese, Universiteti i Tetovës 80% është mbushur me punësime familjare dhe lirisht mund t'ia kthejmë emrin në Universiteti i Akraballëkut të Tetovës.

Prandaj jemi në këtë gjendje të mjerueshme për shkak kurdisjes së intelektualëve. Historia politike s’mba mend që opozita ta mposhtë pozitën, po çdoherë intelektualët e mirëfiltë  e të guximshëm me zërat e shkrimet e tyre argumentuese e bindëse kanë mposhtur mbrretëri e perandori.
Miq të nderuar, dhe një pyetje serioze në mundet? cili prej intelektualëve të sotëm ua mbysh mendjen për të bërë diçka për ne e popullatën tonë?, për fat të keq askush. Vetëm nëse Zoti do e na shpëton, për ndryshe shkuam për kot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat