Administrata publike dhe parimet funksionale të organizimit

Opinione

Administrata publike dhe parimet funksionale të organizimit

Nga: Albina Hyseni Më: 25 korrik 2021 Në ora: 10:09
Albina Hyseni

Organizimi dhe funksionimi i administratës publike rregullohet me ligji. Pashtu për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Në përputhje me ligje administrata publike, është aparati organizativ dhe profesional, që i shërben interesit publik me paanësi, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, kryer shërbimet publike dhe hartuar e zbatuar politikat e përgjithshme shtetërore. organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit te Ministrave.

Administrata shtetërore ka personalitet juridik publik dhe përbëhet nga struktura të organizuara në mënyrë hierarkike. Administrata publike organizohet dhe funksionon sipas parimeve të unitetit dhe hierarkisë, llogaridhënies, dekoncentrimit, qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e përgjegjësisë, ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit, si dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të administratës publike.

Po i theksoj vetëm disa nga to: Sipas parimit të qartësisë në përcaktimin dhe shpërndarjen e përgjegjësive, ndarja dhe caktimi i funksioneve dhe detyrave administrative, ndërmjet organeve, institucioneve dhe njësive administrative, duhet të jetë specifike, të shmangë mbivendosjen, transparente dhe të bëhet publik në mënyrë të përshtatshme. Sipas parimit të dekoncentrimit, kryerja e funksioneve administrative, që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me personat privatë, organizohet të kryhet sa më afër tyre, me qëllim lehtësimin e aksesit të tyre në informacion, në shërbimet publike, si dhe një pjesëmarrjeje të përshtatshme në procedimin administrativ sipas ligji. Sipas parimit të ekonomisë, efiçencës dhe efektivitetit, caktimi dhe shpërndarja e përgjegjësive si dhe organizimi i administratës publike, duhet të sigurojë efektivitetin në kryerjen e funksioneve dhe detyrave, efiçencën në arritjen e objektivave të politikave te miratuara si dhe ekonominë në përdorimin e të mirave dhe fondeve publike.

Sipas parimit të llogaridhënies, çdo organ, institucion apo njësi administrative, i nënshtrohet drejtimit dhe mbikëqyrjes nga organi epror përkatës, si për veprimtarinë e vetë ashtu edhe për atë të organeve, institucioneve apo njësive administrative vartëse. Sipas parimit të bashkëpunimit organet, institucionet dhe njësitë administrative si dhe nëpunësit publikë në të gjitha nivelet e administratës, bashkëpunojnë ndërmjet tyre si dhe me organet e institucionet e pavarura, për arritjen e objektivave ligjore që u janë besuar, në përputhje me ligjin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat