Dialogjet shqiptaro-maqedonase të pas pavarësimit

Opinione

Dialogjet shqiptaro-maqedonase të pas pavarësimit

Nga: Muhamed Halili Më: 17 gusht 2021 Në ora: 16:35
Muhamed Halili

Bisedimet për nënshkrimin e Marrëveshtjes kornizë të Ohrit nuk janë as bisedimet e para dhe as të vetmet bisedime shqiptaro-maqedonase që nga pavarësimi I vendit e deri në ditët e sodit.

Më 12 mars 1992 PPD I drejtohet Konferencës së paqës për ish Jugosllavinë, Bashkimit Evropian, OKB-së, Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe një numri të madh të ambasadave të huaja të akredituara atëbotë në Beograd duke I informuar se Maqedonia nuk ka plotësuar asgjë nga neni 2 I letrave të Keringtonit dhe asgjë nga Rezoluta e Parlamentit Evropian të 21 nëntorit 1991.

Njëkohësisht PPD u dërgon ministrave të jashtëm evropian dhe SHBA-ve një pasqyrë të pozitës ekonomike, sociale, kulturore dhe politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Pas ngjarjeve në Bit Pazar, shkruan në librin e tij “Maqedonia, nxitësit e luftës dhe rrrebelët në Ballkna, John Philips, bashkësia ndërkombëtare e kuptoi se Maqedonia rrezikohej nga marrëdhëniet e këqia ndërnacionale dhe i sugjeroi presidentit Gligorov që shteti të rijë sa më afër Jugosllavisë. Autori shkruan se një sugjerim të tillë Gligorovit ia patë dhënë ministri i atëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar Dagllas Hërd.

John Philips atëherë ka dhënë një konstatim të gabueshëm sepse trazirat e asaj kohe në Bit Pazar dhe përdorimi i permanent i dhunës nga policia edhe në qytete tjera kohë pas kohe nuk kanë qenë si rezultat i marrëdhënieve të këqia ndërnacionale por si rezultat i qasjes së shtrembët dhe të keqe të strukturave udhëheqëse maqedonase kryesuar nga ish presidenti Gligorov. Bit Pazari ishte shembull i keq i tregëtisë jolegale dhe kontrabandimit të cigareve nga ana e strukturave të larta qeveritare e jo e tregut joformal për sigurimin e ekzistencës familjare nga të rinjë të papunë. Këtë gjë bindshëm e pat konstatuar Grupi parlamentar PPD-PDP në komunikatën e tij për shtyp në vitin 1992.

Nisur nga këto kërkesat për barazi të PPD-së dërguar organizatave ndërkombëtare, Konferenca e Hagës për ish Jugosllavi caktoi një grup për zgjidhjen e problemeve të etnikumeve në Kroaci, Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni. Nën grupin për Maqedoni e kryesonte diplomati gjerman Geert Ahrens.

Pasi Maqedonia i pranoi obligimet që dilnin nga Kaptina 2 e Konferencës së Hagës për ish Jugosllavi qeveria e saj pranoi që me ndërmjetësimin bashkësisë ndërkombëtare në vitin 1992 të nisin bisedimet midis Qeverisë-PPD-PDP-së dhe bashkësisë ndërkombëtare kryesuar nga ambasadori Hans Ditrich Geert Ahrens ku në fokus ishte avansimi dhe realizimi i të drejtave të shqiptarëve (më vonë edhe etnikumeve tjera) në Maqedoni. Bisedimet kanë përfunduar në vitin 1994.

Diku pas 18 rundave të bisedimeve ku nga pala shqiptare kanë marrur pjesë Nevzat Halili, ish kryetari i PPD-së, Iljas Halimi, ish kryetari i Partisë Demokratike Popullore (PDP), Xheladin Murati, ish nënkryetar i Parlamentit, Mersim Pollozhani, Mersel Bilalli dhe një numër i konsiderueshëm i deputetëve (siç shkruan Ahrens në librin “Diplomacia në tehun e thikës” bisedimet përfundojnë me hartimin e një të DOKUMENTI PUNE (Working paper) që pala maqedonase pastaj refuzon ta nënshkruaj.

Në këtë dokument palët kanë rënë dakord si vijon:

-Të bisedohet për preambulën e Kushtetutës së vitin 1991. (Fshirja e saj na kushtetuta ose definimi qytetar i shtetit si “Maqedonia është shtet i të gjithë qytetarëve të saj”);

-gjuhë shqipe zyrtare dhe e barabartë më maqedonishten në njësitë e administrimit lokal ku shqiptarët bëjnë 10%. (emërtimi është “gjuha shqipe” e jo përqindja!);

-arsimin sipëror shqip në të gjitha nivelet;

-decentralizimi i pushtetit qendror i centralizuar tejmase atëherë;

-Regjistrimi i popullësisë nën mbikqyrjen ndërkombëtare

Në këto bisedime është diskutuar edhe Autonomia politike e territoriale dhe Konferenca e Hagës e ka pranuar kërkesën për Status special të shqiptarëve në Maqedoni, veçanërisht statusin e Asociacionit të komunave shqiptare në Maqedoni me të drejtë ligjvënie sipas modelit dhe praktikës të Tirolit, gjithnjë sipas librit të Geert Ahrens, “Diplomacy ond the Edge).

Bisedimet mbarojnë me shpërbërjen e Konferencës së Hagës.

Gjatë hartimit të kushtetutës së re të Maqedonisë, kërkesat e anëtarëve shqiptarë për inkorporimin e barazisë kushtetuese të shqiptarëve të Maqedonisë hasën në vend të shurdhër te elita politike maqedonase e asaj kohe. E njejta ndodhi edhe gjatë debait në Parlament dhe procesit të adoptimit të amandamenteve.

Duke e parë një situatë të tillë Grupi Parlamentar gjatë kohës së debatit, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ia dorëzoi dokumentin e titulluar “Deklaratë për barazinë e shqiptarëve në Maqedoni” duke kërkuar që për këtë të diskutohet në parlament. Njëkohësisht teksti iu dërgua të gjitha organizatave evropiane e botërore si OKB, OSBE, Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe organiyatave botërore për të drejtat e njeriut. Për fat të keq kryetari i parlamentit Stojan Andv në konsultë më Kiro Gligorovin dhe partitë maqedonase këtë dokument asnjëherë nuk e vuri në rend të ditës, gjë që rezultoi me mosvotimin e kushtetutës nga ana e Grupit parlamentar PPD-PDP. Akti i mosvotimit të Kushtetutës pati jehonë të madhe ndërkombëtare por, me të drejtë, u kritikua nga shumë intelektualë dhe opozita shqiptare . Ende nuk dihen arsyet pse nuk u lëshua salla e parlamentit dhe leximi i një teksti nga koordinatori i parë i Grupit parlamentar para deputetëve për arsyet e mosvotimit të kushtetutës, gjë që ishte obligim që rridhte nga nëndegët, degët dhe kryesia qendrore e PPD-së.

Kryetari i PPD-së Nevzat Halili dhe unë si sekretar për marrëdhënie me jashtë ishim në Strazburg ku deputetëve evropianë dhe grupeve të partive politike evropiane ua dhamë sqarimet e nevojshme për mosvotimin e kushtetutës së shtetit.

Deklarata në fillim konstaton se “...zgjidhja e drejtë e statusit nacional të shqiptarëve në Maqedoni është çështje themelore për realizimin e demokracisë dhe praktikimit të saj për forcimin e paqës dhe stabilitetit në Republikë dhe kusht për bashkangjitje proceseve evropiane...”

Sipas Deklaratës “Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shpreh përcaktimin e vet se në transformimin e mëtejmë dhe ndërtimin e sistemit politik dhe ekonomik dhe në sfera tjera të jetës shoqërore, me përpikmëri do t’i respektojë bazat themelore që vijojnë:

1.Në Republikën e Maqedonisë të gjithë qytetarët si individ dhe përgjegjës janë bartës të sovranitetit;

2. Organizimi dhe funksionimi i pushtetit në bashkësi lokale dhe Republikë bazohet në rezultatet e zgjedhjeve demokratike dhe të lira;

3. Përbërja nacionale e kuvendeve është bazë fillestare për përbërjen e të gjitha organeve të pushtetit shtetëror;

4. Gjuhë nacionale në Republikën e Maqedonisë janë: gjuha maqedonase, shqipe dhe turke;

5. Në Republikën e Maqedonisë gjuhë zyrtare janë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe (në territoret në të cilat jetojnë shqiptarët);

6. Republika e Maqedonisë garanton barabarsinë në sistemin administrativ, informativ,, arsimit, kulturës dhe të atij shoqëroro-politik;

7. Të gjithë qytetarëve të Maqedonisë u garantohet e drejta e shprehjes së kulturës navcionale dhe e drejta e themelimit të institucioneve dhe organizatave për realizimin e këtyre të drejtave duke përfshirë edhe të drejtën për shënimin e ngjarjeve dhe datave historike si dhe të drejtën e përdorimit të simboleve nacionale dhe fetare;

8. Republika e Maqedonisë do të hartojë mekanizma juridiko-kushtetuese me të cilat do të garantohet barabarsia nacionale dhe për të gjitha çështjet të cilat u përkasin marrëdhënieve nacionale dhe interesave të përbashkëta do të vendos me konsenzus;

9. Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë kanë të drejtë të vendosin për fatin e tyre dhe në atë kontekst të mbajnë përgjegjësinë për fatin e Republikës;

10. Këto përcaktime në mënyrë përkatëse do të inkorporohen në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë;

Lexuar më lartë, si dhe në Dokumentin e punës në bisedimet Qeveri-PPD-PDP _Geert Ahrens që në vitin 1991 qartë shihet Platforma e barazisë kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë e shkruar shqip, maqedonisht, anglisht e frëngjisht, e dalur nga goja e popullit, e elektoratit shqiptar në vitet 1990-1994 ( dhe më heret nga Rilindja kombëtare!) dhe nuk ka nevojë të përmednen emra imagjinativ të këshilltarëve anglisht folës për hartimit e Marrëveshtjes Kornizë të Ohrit.

-Pika e parë e deklaratës e definon karakterin qytetar të shtetit, do të thotë mohohet preambula.

-Pikat 2 dhe 3 janë shkruar si rezultat i mosrespektimit të rezultateve zgjedhore nisur nga baza etnike e përbërjes nga ana e maqedonasve për komunat Tetovë, Glostivar, Strugë e Kumanovë. Tetova dhe Gostivari kanë qenë dy vite nën administrativ qendror maqedonas;

-Gjuha shqipe pa përqindje kërkohet të jetë gjuhë zyrtare në territoret ku jetojnë shqiptaët (pa përqindje), don të thotë në tërë territorin e shtetit me përjashtime të komunave thjeshtë etnike maedonase;

-Shteti do të duhej të jep garanca për barazi nacionale dhe lejoj dhe garantojë të drejtat për simbolet kombëtare, festat kombëtare, arsimimin shqip në të gjitha nivelet, shënimin e datave kombëtare dhe konsenzusin si mënyrë e vendosjes;

Sa i takon barazisë në administratë dhe të gjitha organizmat shtetërore këto dy dokumente bazohen në përfaqsim PROPORCIONAL ejo ADEKUAT siç thuhet në Marrëveshtjen e Ohrit.

-Në pikën 9 (nëntë) paralajmërohete legjitimimi dhe vënia në jetë e vendimeve që definojnë vetëvendosjen e shqiptarëve në Maqedoni (Autonomia politiko-territoriale);

Për fatin e keq të Republikës dhe qytetarëve të saj liderët politikë maqedonas këto gjëra ose nuk i kuptuan drejtë ose i shtrembëruan por sipas pranimit ë mëvonshëm nga ana e tyre (Georgievski, Gligorov, Andov) ata gabuan dhe e dëmtuan Republikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat