Reagim ndaj një artikulli të Kreshik Spahiut, i cili shpif kundër kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurtit!

Opinione

Reagim ndaj një artikulli të Kreshik Spahiut, i cili shpif kundër kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurtit!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 21 gusht 2021 Në ora: 08:46
Rexhep Elezaj

Ta quash kryeministrin aktual të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtin, shovinist, siç po shpif dhe trillon me zell të shtuar javëve të fundit në faqet e pamfletit të tij, servili dhe gazetari i oborreve qeveritare në Shqipëri, një rezil i pafytyrë me emrin Mero Baze, që as vetë nuk e di domethënien e emrit dhe mbiemrit që i bartë, (Mero dhe Baze), thënë më së buti, është një idiotizëm vrastar si dhe thikë e përlyer me gjak shqiptari mbi autoritetin personal të kryeministrit të Kosovës, A.Kurtit, i zgjedhur me votat legjitime të mbi 50%-ind të votuesve kosovarë me 14 shkurt 2021, siç është edhe sulm bizar mbi institucionet shtetërore të Kosovës!

Albin Kurtit, çdo gjë tjetër mund t’i përshkruhet, përveç shovinizmit, një cilësor ky i cili më së miri i shkon për shtati vetë MB dhe Kreshnik Spahiut, të cilët ishin bashkëdyzuar si dy trupa në një “homo-duplex”, për ta sulmuar sa më ashpër Albin Kurtin, me gënjeshtra dhe shpifje ordinere, se gjoja “Kosova dhe Shqipëria nën regjimin e AK nuk kanë qenë kurrë më larg njëra-tjetrës..”, bile, se Kosova “çdo ditë e më shumë po i afrohet Serbisë..”, e që kjo është një shpifje makabër e tyre e porositur nga Edi Rama, është një rrenë e llojit tipik “mero-bazik”, kryekëput në shërbim të politikës hegjemoniste të Serbisë fashiste në Ballkan..!?

Në shkrimin e tij me titull; “Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë Shqipërisë dhe po i afrohet Serbisë”, me autor Kreshnik Spahiun, i konvertuar nga “ballist” në socialist, përpos shpifjeve ndaj kryeministrit të Kosovës, A. Kurtit, kishte bërë krahasime aq banale dhe të paqëndrueshme midis qeverive të Shqipërisë nga koha e mbretit Zog, qeverisë së Mustafa Krujës, asaj të E. Hoxhës, qeverisë së F. Nanos, asaj të P. Majkos, e deri tek qeveria aktuale e Edi Ramës, sa që vërtetë, çdo patriot shqiptar kudo në trojet tona etnike në Ballkan, kur lexon diç të tillë, e bën për të vjellë me falsitetin e mendimit të tij xhuxh, kur çdo shqiptar i Kosovës e dinë fare mirë faktin historik, se të gjitha ish qeveritë e Shqipërisë të cilat ai i rendit në shkarravinën e tij, përveç ajo e Mustafa Krujës, përfshirë këtë të Edi Ramës, e kanë shituar dhe tradhtuar Kosovën, në një apo mënyrë tjetër, tek armiku ynë shekullor, Serbia fashizoide..!?

Ndërsa, kur autori i këtij shkrimi-pamflet, vazhdon ta akuzon kryeministrin Albin Kurti, për gjoja “paaftësi për dialog me Serbinë, si njeri konflikti me amerikanët, si opozitar i pushtetit në Shqipëri”, vetëm se në Tiranë është formuar LVV-je, e cila sipas tij/tyre e paskësh përçarë spektrin politik në Shqipëri, se Albini i “ka bojkotuar tryezat ballkanike, se qeveria e tij do hynë në historinë e zezë të Shqipërisë, sepse është hera e parë që një qeveri shqiptare voton kundër marrëveshjes amerikane”, dhe se “është hera e parë kur një qeveri e Prishtinës kërkon rrëzimin e qeverisë së Tiranës”, etj., etj., të gjitha këto konstatime të këtij autori skandaloz flasin katërçipërisht, se ky nuk ka haber dhe as njohuri minimale me të vërtetën dhe ecurinë e rrjedhave politike në Kosovë, e më së paku dinë mbi platformën qeverisëse të qeverisë “Kurti-2”..!?

Kurse akuzat tjera të shumta që ky ish lider i dështuar i Aleancës së “Ballit Kombëtar” ia drejton A. Kurtit në artikullin e tij të porositur, janë broçkulla për fëmijë me të cilat nuk ia vlen të merremi fare!

Dhe për fund i themi këtyre dy siamezëve antikosovarë, se jo vetëm Albin Kurti, por çdo shqiptar i Kosovës heroike nga mosha 10 e deri 100-ind vjeçare, nuk e pranon kurrë dhe me asnjë çmim copëtimin edhe njëherë të Dardanisë antike, siç tentuan ta bënin para dy viteve, vasalët e Beogradit, Edi Rama dhe H. Thaçi nën urdhërat e A. Vuçiçit, një skenar ky tepër ogurzi për kombin shqiptar, të cilin, është pikërisht kryeministri aktual i Kosovës, z. Albin Kurti, ai i cili me qëndrimet e tij heroike i hudhi në shportën e mbeturinave të historisë, bashkë me miqtë shqiptar të Serbisë fashiste..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat