Lashtësia e fjalës shqipe dhe gjuha “nënë” në rruzullin tokësor

Opinione

Lashtësia e fjalës shqipe dhe gjuha “nënë” në rruzullin tokësor

Nga: Sami Arifi Më: 12 shtator 2021 Në ora: 19:24
Sami Arifi

Sipas albanologut të shquar austriak, Karl Treimerit, “të parët e shqiptarëve të sotëm kanë qenë bartësit e një shteti të madh e të fuqishëm dhe krijuesit e kulturës evropiane të hekurit, pra, të një kulture të karakterit të lashtë. Rezultatet e tyre u morën prej kombeve të tyre dhe e bënë Evropën atë që është sot”.

Sipas gjurmuesit të madh arbresh, Katapanos, mësojmë se teksti më i vjetër hieroglif në posedimin tonë daton që nga dinastia e V  dhe VI, pra, pas mbretit të parë të “racës njerëzore” MENE (në shqip ME NE). Në vazhdim Katapano thotë se Perëndia (në shqip THOT=fjala) ishte më i madhi zhvillues i kohërave të lashta dhe zbulues i dy alfabeteve, atij hieroglif dhe fonetik, në kohën e “Kronologjisë hyjnore”periudhë kjo e cila ka humbur në errësirën e tokës.

Thot, si “Zot” mund të ketë qeverisur Egjiptin e Epërm dhe të Ultë shumë më parë se epoka paleolite dhe duhej të ishte përcjelluar nga MAT, hyjnesha e drejtësisë. Mat në shqip do të thotë, i urtë, i drejtë. Pra, kjo është fjala që e ka gjetur në një mbishktim, Katapano, në muzeun e Tarquinias në formën eprore MATIUAL, më i urti, saktësisht në atë që thotë.

“Më i larti, më i urti, në krahë të tij, në anën e tij mund ta vendos atë...”

Prandaj mund të thuhet se kjo vazhdushmëri e gjuhës e ka freskin e ujit vërshues dhe tërheqjen rrënqethse të rizbulimit të rrënjve tona të lashta dhe të tanishme.

Stërgjyshërit e keltëve, italikëve dhe gjermanikëve-këta së paku pjesërisht gjendeshin nën suprimacinë e ilirëve. Këta shohin se në huazimet shumë të lashta u përhapën në këto kombe (1000-500 p.l.K). Nuk mund të thuhet se këto analogji paraqesin spontanitetin e rastit. Albanologu i shquar austriak, Karl Treimer, shkon edhe më tutje, ku, sipas këtij dietari edhe formulat e betimit: -“Vallahi”- “Bilahi”- “Tallahi”, formula këto që sot përdoren në gjithë botën islame, kanë prejardhje hyjnore dhe datojnë që nga koha pellazgëve-ilirëve-shqiptarëve të moçëm, pra këto i përkasin kohës së adamiane e jo assesi asaj muhamedane. Karl Treimer, përkitazi me këto formula përveç tjerash shkroi edhe këtë:

“Fjala shqipe “be”, afërsisht si arabisht -“be”, “për Zotin”, formulë betimi bashkë me “besë”, përmban paralele me emrin topik ilir “Bi-lumium” në veriperëndim të Imotskit në Dalmaci, duke kaluar nëpër një “bi-,b’ oithe” (emër hyjnie “Aitha”), dhe del kështu si një formim autokton, prej të cilit kanë dalë si huazime kelte e gjermane fjalët “oeth-Eid”. Në këtë mënyrë vihemi në dijeni të ceremonive solemne nga jeta publike e popullit të vjetër të ilirëve të historisë ose më mirë të parahistorisë së tyre”.

Prandaj, sipas Karl Treimerit “të parët e shqiptarëve të sotëm kanë qenë bartësit e një shteti të madh e të fuqishëm dhe krijuesit e kulturës evropiane të hekurit, pra, të një kulture të karakterit të lashtë. Rezultatet e tyre u morën prej kombeve të tyre dhe e bënë Evropën atë që është sot”.

Burimet kryesore për ndriçimin e historisë së Perandorisë Osmane, siç dihet janë në “Tapu Tahrir Defteri”. Deftere të tilla në të vërtetë janë burime për ndriçimin e historisë së njerëzimit në përgjithësi që nga paraqitjitja e profetit Adem (Adam) e deri në ditët tona.

Perandoria Osmane në pikëpamje territoriale, institucionale dhe kulturore ishte trashëguese e Perandorisë Bizantine; Peraandoria Bizantine ishte trashëguese e Perandorisë Romake; Perandoria Romake ishte trashëguese e Aleksandrit të madh të Maqedonisë; Perandoria e Aleksandri të Madh ishte trashëguese e Perandorisë Pellazgjike. Këto perandori shtriheshin në tri kontinente-në Evropë , në Azi dhe në Afrikë, ndërsa Perandoria Pellazgjike shtrihej në katër anët e rruzullit tokësor.

Pellazgët-ilirët ishin  monoteistë të cilët i besonin Zotit dhe jetës në dy botët, ata vdekjenë fizike në këtë botë e konsideronin lindje shpirtërore në botën e amshueshme, prandaj te shqiptarët sot e kësaj dite është ruajtur shprehja “Ka ndërruar jetë d.m.th., ka vdekur fizikisht kurse shpirtërisht ka kaluar në botën e amshueshme”.

Prandaj sipas “Tapu Tahrir Defteri” mund të konsiderohen dëshmi të gjallë të qytetërimeve të vdekura.

Prandaj, përmes këtyre deftereve pasqyrohet gjuha “nënë” si gjuhë e parë në rruzullin tokësor. Pasqyrohen edhe gjuhë të tjera:

-“gjuha bijë”-shqipja, -“gjuhët mbesa” (armenishtja, persishtja, anglishtja, arabishtja e të tjera.) –“gjuhë stërmbesa” (turqishtja, kinezishtja, japonishtja e të tjera). Në këto deftere figurojnë simbolet, shenjat, shkronjat të krijuara nga profetët, kuptohet sipas udhëzimeve të Zotit të Madhërishëm, nëpërmjet të cilave pasqyrohet gjuha, filozofia dhe sistemi shoqëror, kulturor, politik dhe ekonomik i profetëve si krijues të qytetërimeve dhe të popujve.

“Gjuha nënë” nuk është tjetër pos adamishtja më saktë pellazgjishtja-ilirishtja-shqipja e moçme. Toponimet dhe mikrotoponimet antike dhe mesjetare të Evropës, të Azisë dhe të Afrikës mund të lexohen dhe shpjegohen. Leximet e tilla mund të bëhen vetëm përmes “gjuhës bijë” (shqipes) e kursesi nëpërmjet të “gjuhëve mbesa” dhe “gjuhëve stërmbesa”, sepse “gjuhët mbesa” dhe “gjuhët stërmbesa” janë gjuhë të reja, pra shumë më të reja se sa janë emërvendet antike dhe mesjetare të rruzullit tokësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat