Dy çështje vitale për Kosovën, pa shpjegim!

Opinione

Dy çështje vitale për Kosovën, pa shpjegim!

Nga: Melihate Tërmkolli Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:53
Melihate Tërmkolli

Janë dy çështje vitale dhe urgjente për shtetësinë e Kosovës, të cilave Kryeministri Kurti duhet t’ju japë shpjegim dhe duhet t’i bëjë të njohura para qytetarëve dhe institucioneve.

E pra: Ҫ’farë po ndodhë me lejen që duhet ta bëjë Qeveria për kyçjen e Kosovës në linjën amerikane të gazsjellësit TAP (GTA, Gazsjellësi Trans Adriatik) që kalon nga Greqia e Shqipëria?! Përkundër linjës ruse të gazit e cila kalon nga Serbia. Kjo edhe për faktin se Presidenti i Serbisë Vuçiq para pak kohe ka deklaruar që “ Në nëntor fillon ndërtimi i “Autostradës së Paqes” dhe gazsjellësit Nish-Prishtinë” (Gazeta Express, 19/08/ 2021).

Deri sot nuk ka asnjë reagim të Kryeministrit apo të Qeverisë rreth kësaj çështjeje, as për lejen për TAP as për deklaratën e Vuçiqit. Përveç Kryetarit të LDK-së, z. Abdixhiku, askush tjetër nuk u muar me këtë çështje, as pjesa tjetër e opozitës, as mediat (hulumtuese), as deputetët, askush!

E dyta: Si shpjegohet fakti që në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Vashau të Austrisë i paraparë për 14 shtator 2021, janë ftuar të gjithë ministrat e mbrojtjes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përveç Ministrit të Mbrojtjes të Kosovës. Për këtë nuk ka asnjë shpjegim, as nga Ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, as nga Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, nga Kryeministri, Ministrja e Jashtme etj. A janë pajtuar Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë për “moratorium” të shtetësisë së Kosovës apo çfarë po ndodhë?!

Prishtinë, 13 shtator 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat