Avokat Ramiz Krasniqi, ballë për ballë me krerët e SHIK-ut

Opinione

Avokat Ramiz Krasniqi, ballë për ballë me krerët e SHIK-ut

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 shtator 2021 Në ora: 01:04
Adem Bytyçi

Botimi i avokat Krasniqit “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut”, paraqet analizën dhe sintezën më të thukt shkencore të fakteve në një procedurë penale kundër një organizate si "Syri i popullit", të cilën krerët e SHIK-ut, apriori e kishin kualifikuar si organizat terroriste.

Të akuzuarit e kësaj organizatë ishin intelektualë, akademikë, profesor fakultetesh dhe politikanë të spikatur, me përjashtim të njerit të sëmur psiqik, të cilët po të mos dështonte aktgjykimi si i padrejtë dhe i motivuar politikisht edhe këta do të dënoheshin me deklarata të rrejshme të dëshmitarëve të kurdisur.

Pa hyrë në imtësinë e procedurës së këtij gjykimi, në të cilin avokat Ramiz Krasniqi, ishte në rolin e mbrojtësit të njërit nga të akuzuarit prof.Ramabajës, libri i botuar i avokat Krasniqit, i cili i kushtohet gjykimit të klientit të tij në të gjitha fazat e procedurës penale të gjykimit kundër tij, paraqet një kontribut të vyer shkencor në fushën e të drejtës penale dhe të drejtës së procedurës penale në përgjithësi.

Prandaj botimi në fjalë jo vetëm që e meriton të jetë një literaturë suplimentare me rëndësi praktikë të jashtëzakonshme në punën profesionale të juristëve - gjyqëtarëve të ardhshëm në fushën e të drejtës së procedurës penale, por ky botim i avokat Krasniqit, pa dyshim do të klasifikohet në radhën e burimeve të rëndësishme të së drejtës së procedurës penale, për të cilin juristë dhe gjyqtarë do ta tregojnë një interesim të veqantë për t'i kuptuar faktet që janë në favor dhe kundër një të akuzuari në një proces të drejtë gjyqësor penal...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat