Letër publike Aleksandër Vuçiqit

Opinione

Letër publike Aleksandër Vuçiqit

Nga: Ragip Guraziu Më: 19 shtator 2021 Në ora: 13:01
Ragip Guraziu

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq , këto ditë vizitoi për Turqin ku është pritur nga homologu turk, Rexhep Taip Erdogan. Dy presidentët kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiq ka thënë se në takimin me Erdogan, ky i fundit është shprehur se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën.

“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Begradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq pas takimit.

Por Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq thotë se Vuçiq e do si kompensim Malin e Zi dhe “Republika Srpskan” pasi ka humbur Kosovën.

Ai pastaj ka vazhduar se presidenti i Serbisë, është duke e menduar ende idenë për krijimin e “Serbisë së Madhe”, dhe shton se Mali i Zi është pjesë e pashmangshme e një plani të tillë. Ai thotë se Vuçiq gjithashtu vazhdon ta mbajë gjallë iluzionin për aneksimin e Republika Srpskas.

Krejt kjo, sipas Gjukanoviq, vjen si pasojë e tendencës së Serbisë për të kompensuar humbjen e Kosovës.

“Pas humbjes së Kosovës, duket që Mali i Zi është kompensimi më atraktiv dhe i pa anashkalueshëm për mbajtjen gjallë të idesë së Serbisë së Madhe”, ka thënë Gjukanoviq.

Kreu i Malit të Zi thotë se një ide të tillë nacionaliste Vuçiq do ta shtyjë përpara edhe përkundër faktit se përpjekje të tilla në të kaluarën kanë kushtuar përafërsisht me 150 mijë jetëra njerëzish.

Por, autori i kësaj letre, ka pytje për Vuçiqin dhe Erdoganin:

A diskutuat për masakrat e tmerrshme që kanë kryer serbët në Kosovë, pamjet që tronditën edhe liderët ndërkombëtarë!?

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në vendin tonë.

A diskutuat për masakrën e familjes Jashari dhe Jasharve të tjerë, në krye me komandantin historik, Adem Jasharin dhe vëllain e tij, Hamëz Jasahri, që per 5 ditë, iu bënën me dije serbëve dhe ushtrisë së saj se edhe serbët i vret plumi?

Ti, president serb, Vuçiq, a ia bëre me dijeni se si e ke cilësuar vetë ti masakrën e Reçakut, Erdoganit, ku me siguri që vetë Erdogani është në dijeni siç e gjithë bota?!

20 vite më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Wolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Madje, thuhet se masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

“Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviq po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-s”, pati thënë Walker.

Më 26 mars, dy fshatrat Krushë e Madhe dhe e Vogël u gjendën nën rrethimin e hekurt të forcave ushtarake dhe paramilitare serbe. Këta të fundit vranë e dogjën 221 banorë, 64 prej të cilëve ende nuk u janë gjetur trupat. Pjesa më e madhe e të masakruarve ishin burra e djem të rinj. Nga kjo ngjarje makabre kanë mbetur 500 fëmijë jetimë e shumë gra të veja.

Dy ditë pas gjenocidit në Krushë, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta në Izbicë. Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së.

Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë. Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshataret e kësaj ane në fshatin Izbicë, mirëpo, forcat serbe, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e Serbi.

Më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan “Reken e Keqe” dhe “Lugun e Carragojës” në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës, gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15-60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi.

Më 26 mars, dy fshatrat Krushë e Madhe dhe e Vogël u gjendën nën rrethimin e hekurt të forcave ushtarake dhe paramilitare serbe. Këta të fundit vranë e dogjën 221 banorë, 64 prej të cilëve ende nuk u janë gjetur trupat. Pjesa më e madhe e të masakruarve ishin burra e djem të rinj. Nga kjo ngjarje makabre kanë mbetur 500 fëmijë jetimë e shumë gra të veja.

Dy ditë pas gjenocidit në Krushë, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta në Izbicë. Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së.

Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë. Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshataret e kësaj ane në fshatin Izbicë, mirëpo, forcat serbe, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e Serbi.

Më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan “Reken e Keqe” dhe “Lugun e Carragojës” në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës, gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15-60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi. /Indeksonline/ Për autorin e këtij shkrimi , është e pa kuptimit politika e BE-së dhe e asaj Amerikane. I kanëshkaktuar humbje ushtarake Serbisë e nga ana tjetër që 20 vite i dhanë shansë Serbisë e Rusisë të involvohen si faktor kyqë për zgjidhjen me dialog rasti Kosovë-Serbi,derisa Rusia po fshihet pas shpinës së Serbisë.

Kjo Serbi, është mbështetur për Putinin dhe Rusinë, sepse me shekuj armiku më i madh i shqiptarëve është kapur përbrenda Kosovës e qytetarëve të saj, dhe gati edhe Shqipërinë, si egjëra mu në qaste kur gruri ishte në redimentet më të mira, më frytdhënse për qytetarët, pas pak egjëra e helmonte sa që qytetarët nëpër arat e tuyre dite e net,duke shkulur me rrënjë egjërën nga kollijt e grurit, kur e kthenim kokën mbrapa, kishte filluar rendit tjetër të sulmoi dhe kotë se hiqej derisa e dëmtonte në tërsi grurin, moshatarët e mi e kanë përjetuar edhe vetë këtë ngjarje. Tani mund të fillojë një ofensivë e re serbomadhe kundër Kosovës, sepse ajo tashmë është akorduar në Moskë. Vuçiqi ka deklaruar vetë se nga 50 minutat që kanë biseduar kokë më kokë me Putinin, 40 minuta i janë kushtuar Kosovës, gjë që lë të kuptojë se ata kanë përpunuar një plan të detajuar për veprim në të ardhmen.

Pra, Rusisë i duhet konflikti ndërmjet Serbisë e Kosovës, për planet e veta gjeopolitike e gjeostrategjike. E dyta, mbetja e konfliktit ndërmjet Serbisë e Kosovës, pamundëson anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë që poashtu është interes strategjik i Rusisë. Një Serbi jashtë BE-së, do të kishte më shumë nevoja për ndihmat ruse, do të varej më shumë nga Rusia.E treta, deri sa vazhdon të jetë i hapur konfliktit ndërmjet Serbisë e Kosovës edhe Baskimi Evropian do të mbetet i përçarë në këtë çështje, ngase pesë shtete anëtare të BE- së nuk e njohin Kosovën si shtet. Mungesa e unitetit të Bashkimit Evropian, i konvenon shumë Rusisë, prandaj ajo punon që kjo përçarje të vazhdojë, mundësisht edhe të thellohet. E katërta, Rusia po e shfrytëzon në maksimum konfuzionin e adminsitratës amerikane, për të penetruar sa më shumë në Ballkan, duke u cimentuar në Serbi, duke destabilizuar keqas Maqedoninë e duke rritur çdo ditë kontestimin ndaj shtetit të Kosovës.Nëse ndihmojnë simbolikat në këso analizazh, atëherë edhe fakti që Vuçiqi gjatë tërë takimit me Putinin kishte folur vetëm rusisht, mund të jetë indikacion që Serbia po shkon drejt shndërrimit të pakthyeshëm në satelit rus. Thënë thjesht, Serbia e Vuçiqit po shndërrohet në Serbi të Putinit. Serbisë së Putinit pritet t’i rikthehet roli i zjarrvënëses së Ballkanit, kësaj here për hesapet ekskluzive të Rusisë. Në dëm edhe të vetë Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat